Sokol Shupo
Kompozitor
U linde me 4 Shkurt në vitin 1954 në qytetin e Gjirokastrës.
Fillon studimet për Kompozicion në në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe më pas i mbaron ato duke u diplomuar e në Konservatorin e Bukureshtit në Rumani në vitin 1978. Në vitin 1977 emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.
Ka dhënë mësim në një sërë Akademish të huaja si p.sh. : Akademinë e Arteve të Sorbonës, në Scuola Cantorum po në Francë dhe në një sërë akademish të Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë. Të shumta kanë qenë dhe janë postet që ai ka mbajtur dhe mban. Dekan i Fakultetit të Muzikës në Akademinë e Arteve. President i Balkan Music Information Network, krijues dhe President i Seksionit Shqiptar të International Society for Contemporary Music si dhe botues i “Albanian Music Information Newsletter” një revistë kjo që botohet katër herë në vit me një shpërndarje si nacionale ashtu edhe internacionale, Drejtor i Qendrës Evropiane të dokumentimit dhe komunikimit për muzikën rajonale.
Të shumtë janë edhe botimet e tij, mund të përmendim këtu Folklori muzikor shqiptar. Botimet Enciklopedike, Tirane 1997 si dhe punimin e paraqitur në Konferencën e tretë Botërore të Etnomuzikologëve : “Kodiku i Beratit të shek.VI” të mbajtur në Strugë në shtator të vitit 2007.
Për meritat e tij në studimin e muzikës Sokol Shupo është vlerësuar me titullin Profesor i Shkencave Muzikore.
Veprat muzikore
Muzikë Filmash
1977—Ata ishin katër
1979—Këshilltarët
1979—Ditët që sollën pranverën (Film TV)
1980—Pas Vdekjes
1984—Shokë të një skuadre (Film TV)
1984—Shirat e vjeshtës
Muzikë Klasike
1988 — “Katër këngë për Shqipërinë”—Simfoni
1998 — «Hanna (H)» për Klarinetë solo
2001 — «Neues Werk»
_________________________
Wikipedia dhe Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f.377-378. Pershtatur per faqen “Kinematografia Shqiptare” ne shkurt 2021!