Kompozitori Vladimir Kotani | Profil!

0
1518

Vladimir Kotani
Kompozitor

Lindi ne Tirane me 10 mars 1951. Ka kryer studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per muzike. Pervecse krijimtarise tjeter muzikore, ai eshte edhe kompozitor i muzikes se filmit shqiptar “Kur ndahesh nga shoket” (1986) si dhe disa filmave vizatimore : “Njeriu prej debore” – 1982, “Elkana dhe dallandyshja” – 1985, “Kercuri” – 1987 dhe shfaqjeve teatrale me kukulla si: “Rosak Topolaku” ; “Aurela dhe roboti” , “Fjalet Magjike”

Vladimir Kotani ka kompozuar edhe muzike per disa shfaqje te Teatrit Kombetar nga ku mund te permedim: “Besa e madhe”, “Valsi i Titanikut”, “8 persona plus”, “Kati i 6-shte” pjese muzikore nga “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, “Kengetarja tullace” dhe “Fondo dhe Lis”.

Gjithashtu V. Kotani eshte autore i muzikes se dokumentarit “Thuaje kenges rini” ne v. 1986 dhe operetes televizive “Elira” ne v. 1988. Vladimir Kotani eshte nje autore i mirenjohur i shume kengeve, kompozitor ne disa gjini te muzikes. Ai mban autoresine e rreth 1500 kengeve te kompozuara te muzikes se lehte shqiptare. Tre here fitues i cmimit te pare ne Festivalet ne RTSH, ne vitin 1984 me kengen “Cel si gonxhe dashuria“ te kenduar nga dueti N. Koka & G. Cela.

Fill nje vit me pas , 1985 me kengen “Ne moshen e rinise” te kenduar nga Parashqevi Simaku dhe te edicionit te 33-te te Festivalit ne v. 1993 me kengen “Kur e humba nje dashuri” te kenduar nga Manjola Nallbani.
Po ashtu Vladimir Kotani eshte nderuar me shume cmime te dyta e te treta ne po keto Festivale ne RTSH, ne koncertet “Kur vjen pranvera”, “Anketa Muzikore”. Ai ka kompozuar kenge per kengetaret me te njohur te kohes si Luan Zhegu, Liljana Kondakciu, Bashkim Alibali, Kozma Dushi, Anita Bitri, Nertila Koka, Pellumb Elmazi etj

Ne karrieren e tij si kompozitor bejne pjese edhe nje numer i konsiderueshem i pjeseve vokale instrumentale, klasike:
“Valle Fantazi per Fizarmonike e Orkester” ; “Fantazi per flaut e orkester” Romance “Melodi” per Trompe e Orkester; “Tre suita vallesh” per Koncertet e Majit 1987-1988; “Fantazi per orkester frymore”;
“Valle Simfonike Nr.1,Nr.2, Nr.3 ; “Polka” – per Orkester Harqesh
“Pjese per Violincel e Piano” : “Prelud”, “Nokturn” ; ”Trio” – Skerco per flaut, fagot e piano ; “Moto Perputo” – Per orkester harqesh ; ”Aria” – Romance vokale ; ”Te Kerkoj”- Romance vokale.

 

________________
Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 210-211 si dhe nje seleksion i informacionit te mbledhur on line “google search” – mars 2020

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here