Krisanthi Kotmillo (1930 – 2017) | Përkujtimore!

0
2036

Krisanthi Kotmillo (1930 – 2017)
Regjisore montazhi, aktore ne kohen e Kinostudios “Shqiperia e Re”

Mbas viteve `70-te ajo i perket stafit filmik prapa kamerave me ndonje perjashtim ne interpretim sporadik ne disa filma shqiptare. Pothuajse ne cdo material viziv, emri i saj eshte shkruar si montazhiere.

Lindi ne Korce me 22 mars 1930. Ka kryer shkollen e mesme te pergjithshme ne qytetin e lindjes. Mbasi punoi per shume vjet si aktore ne Teatrin “A.Z Cajupi” te Korces, me 1 maj 1969 kaloi ne Kinostudio “Shqiperia e Re” duke mbuluar repartin e montazhit.


Ne vitin 1971, realizoi filmin e pare artistik si regjisore montazhi, “Mengjeze lufte”. Ajo e pervetesoi shume shpejt profesionin e montazhieres, duke realizuar nje numer te konsiderueshem dokumentaresh, kronika, kinoditar dhe filma artistike si: “Thirrja” (1971); “Yje te neteve te gjata” (1972); “Operacioni Zjarri” (1973); “Brazdat” (1973); “Shtigje lufte” (1974); “Cifti i lumtur” (1975); “Dimri i fundit” (1975); “Gunat permbi tela” (1977); “Zonja nga qyteti” (1977) film qe u nderua me cmim; “Nga mesi i erresires” (1978); “Balle per balle” (1979); “Mesonjetorja” (1979); “Njeriu i ire” (1982); “Te paftuarit” (1985); “Dhe vjen nje dite” (1986);
Filmi “Te paftuarit” eshte nderuar me Cmim ne v. 1987.

Pervec pozicionit si regjisore montazhi, ajo ka interpretuar edhe ne disa filma edhe pse role te vogla, por te misheruara me mjeshtrine e nje profesioniste. Ne v. 1953 Krisanthi Kotmillo shfaqet per here te pare ne ekran ne nje rol fare episodik por me nje emer te madh ne historine e shqiptareve, interpreton rolin e Vojsaves, nenen e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti.

Me pas ajo interpreton ne filmin “Tana” (1958), nje tjeter rol sporadik , por me rendesi per prezencen e saj ne filmin e pare, teresisht shqiptar; Kotmillo do te vazhdoi me role te dyta si tek “Gjurma” (1970); Kristina e shoqja e doktor Boroves ne “I teti ne brox” (1970); Nena e Valbones ne “Udhetim ne pranvere” (1975).
Zonja e nderuar Krisanthi Kotmillo eshte ndare nga jeta nje dite pas dates se lindjes, me 23 mars 2017. Nderim dhe respekt!
(C) Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne faqen “K. Sh” Facebook: korrik 2017 dhe rivizituar ne vitet vijues.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 211. 
VINI RE: Cdo tekst identik, i marre shabllon me kete te “K.SH-se”, qe shfaqet “on line” mbas korrikut te 2017-tes, konsiderohet PLAGJIATURE / KOPJIM
Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here