Kristo Jorgji (1939-1999) | Përkujtimore!

0
1645

Kristo Jorgji (1939-1999)
Aktor, asistent regjisor dhe regjisor i filmit dokumentar e kronikale.
Pedagog ne Akademine e Arteve ne Tirane.

Lindi ne Voskopje, me 14 prill 1939. Ka kryer studimet ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu” prane Teatrit Kombetar. Fillon pune ne Kinostudio “Shqiperia e Re” fillimisht si asitent regjisor e me vone edhe si regjisore i filmit dokumentare duke realizuar disa te tille: “Brigada te 25 vjetorit te Clirimit” (1969); “Ai eshte biri i klases punetore” (1969); “Takim kombetar i te rinjve”; “Hapat e para ne arene” (1971); “Me shume mish per popullin” (1971); “Tregimi i sharrexhiut” (1972); “Ushtri e popullit ushtar” (1973); “Gjurme lirie” (1973); “Basketboll: RPSSH – Kine” (1 maj 1973); “500 dite lufte” (1973); “Roje vigjilente” (1973); “Miq ne festen tone” (1975); “Brigada” (1975) nderuar me cmim dhe shume te tjere.

Ka interpretuar edhe si aktore ne filmat “Vitet e para” (1965); “Oshetime ne bregdet” (1966); “Komisari i drites” (1966); “Lugina e pushkatareve” (1970).  Ka qene asistent regjisor ne filmat: “Komisari i drites” (1966) “Duel i heshtur” (1967); “Horizonte te hapura” (1968); “Prita” (1968);

Kaloi per disa kohe si shef i redaksise te skenareve dhe me vone drejtor i Drejtorise se Arteve ne Ministrine e Arsimit e te Kultures. Kristo Jorgji ka qene edhe pedagog ne Insitutin e Larte te Arteve.

Nderroi jete ne Tirane ne v. 1999
_____________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 171; “Filmi Artistik Shqiptar” (1957-1984) – Shtepia Botuese “8 Nentori” – 1984 / A. Hoxha.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply