Kujtesë: 16 shkurt 1919 | Shoqëria artistike “Vllaznia”!

0
191

Data 16 shkurt 1919 sjell ne kujtese themelimin, krijimin e Shoqërise artistike “Vllaznia” te Shkodres!

Shoqeria “Vllaznia” u ngrit ne Shkoder me 16 shkurt 1919, nga bashkimi i shoqerive “Vaso Pasha” dhe “Mustafa Pasha”.
Kishte kater dege: muzika, letersia, teatri, sporti.
Dega e teatrit fillimisht kishte si kryetar te veten Sali Nivica, por me vone ky u zevendesua nga Kristo Floqi. Kryetar i pergjithshem ishte Hile Mosi, i cili ishte edhe nismetari per krijimin e saj.

Me 1919, dega teatrore e shoqerise vuri ne skene komedine e Goldonit “Sherbetori i dy zoterive”, me pas dramen “Erminia e vorfen”, e pershtatur si tekst nga nje film austriak.
Per kete shfaqje, shoqeria u padit ne gjyq, duke u akuzuar nga censura se proklamonte ide te pa pershtatshme e te rrezikshme per shoqerine.

Pjese te tjera, qe terhoqen vemendjen e publikut shkodran, ishin edhe komedia “Dy sherbetoret” (1919) e Goldonit, drama “Karl Topia” (1919) e Kristo Floqit, “Filja” e Th. Kernerit, “Shqypnia” e Kole Gurakuqit, dramat “Luftrat e Silistres” ose “Atdheu” e shkrimtarit turk Namik Qemal dhe “Pirro Neoptolemi” e K. Floqit (te katerta keto shfaqje ne vitin 1920). Ne vitin 1921 do te vijoi me komedine e Molierit “Kopraci”.

Pervec pjeseve te plota, drama, tragjedi apo komedi, kjo shoqeri vuri ne skene edhe shume komedi me nje akt dhe farsa.
Ne shfaqjet teatrore te organizuara prej saj spikaten per talentin e tyre : Hile Mosi; Kole Gurashi; Ali Borshi; Jonuz Tafilaj; Kole Mjeda; Roza Kakariqi; Gjon Krajni; Luigj Kakariqi; Luigj Helepjani etj.
Shoqeria pati themeluar edhe revisten e vet “Agimi”; gjithashtu ajo ngriti edhe nje shkolle mbremjeje me 100 nxenes dhe 7 mesues. Shoqeria artistike “Vllaznia” funksionoi si e tille deri ne vitin 1922.

Eksluziviteti mban daten: 15 shkurt 2022
_____________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike aktive qe ne vitin 2013
Referenca: Andrea Skanjeti “100 vjet teater ne Shkoder” 1879-1979 (Kujtime) Tirane 2002 / f. 57-67; Mikel Prenushi – Drama historike ne teatrin amator te Shkodres – Qe nga shpallja e Pavaresise deri ne vitin 1939, Skena dhe ekrani n. 4 , 1981 / f.42-43.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here