Kujtesë: 30 dhjetor 1980, lindi Eliza Dushku, aktore amerikane me origjinë Shqiptare!

0
808

Kujtese: Ne kalendarin e ngjarjeve te artit skenik data 30 dhjetor shenon lindjen e aktores amerikane me origjine Shqiptare, Eliza Dushku.

Lindi në Watertown, Massachusetts, e bija e Philip R. Dushkut, një administrator dhe mësues në shkollat publike të Bostonit, nga qyteti i Korçës, ndërsa e ëma është me prejardhje daneze dhe angleze.

Ndeshi në vëmendjen e agjentëve qe kur ishte 10 vjeç. Eliza u zgjodh pas një kërkimi pesë-mujor për rolin kryesor të Alice në filmin “That Night”. Në 1993, Dushku mori një rol si Pearl në krah të Robert De Niros dhe Leonardo DiCaprios në filmin “This Boy’s Life”, një rol që sipas saj i hapi shumë dyer per nje karriere artistike. Nje vit më pas me 1994 ajo luajti rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis në “True Lies”. Kishte pjesë edhe në filmat “Bye Bye Love” si vajza e Paul Reiser, si Cindy Johnson në “Race the Sun” dhe role te tjera.

Filmi qe do ta beje ate me te njohur boterisht ishte “Buffy The Vampire Slayer” ne rolin e Faith

Kur filloi punën për këtë serial, Dushku ishte akoma në moshë të mitur, prandaj duhet të merrte liri prej prindërve të saj për të punuar me orë të zgjatura. Ajo më vonë rikujtoi me gëzim se gjykatësja që i dorëzoi çeshtjen e kujdestarisë së saj, një ndjekëse e devotshme e atij seriali, i tha se do ta firmoste urdhrin e kujdestarisë vetëm në qoftë se merrte një fotografi të firmosur prej Dushkut.

Pasi mbaroi shkollën e mesme, Dushku iu rikthye aktrimit me rolin e Faith në Buffy the Vampire Slayer, një vrasës edhe më i trazuar se personazhi kryesor Buffy Summers. Megjithë planin fillestar për një rol vetëm në pesë episode, personazhi i saj u bë aq popullor saqë ajo qëndroi për të gjithë sezonin e tretë dhe u rikthye edhe në të katërtin për dy pjesë. Pjesa e mbetur e harkut të ngjarjes së saj u luajt si pjesë e sezonit të parë të serialit Angel, derivat i Buffy-t. E penduar dhe e ripërkushtuar, Faith u rikthye si një heroinë në episode të tjera të Angel dhe në episodet e fundit të Buffy-t. Dushku u përmbyt nga grumbuj letrash të ardhura nga legjione të burgosurish.

Vitet me pas ajo interpretoi edhe ne shume filma e teater role nga me te ndryshme.

Aktualisht jeton ne Laurel Canyon, Los Angeles, Kaliforni. Eliza Dushku vizitoi per here te pare Shqiperine dhe Korcen, familjen e të atit ne vitin 2006.

Gjatë vizitës së dytë në Shqipëri në vitin 2011, ajo aplikoi për shtetësi shqiptare duke marrë pashaportën dhe kartën e identitetit shqiptare. Iu dha gjithashtu dhe titulli i nderit si Ambasadore e Kulturës dhe Turizmit në botë. Gjithashtu iu dha edhe titulli qytetare nderi e vendlindjes së babait të saj, ne Korçë.

Dhjetor 2021
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Wikipedia.org

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here