Emin Jero i njohur me emrin Minush ishte dramaturg, poet, pedagog dhe ushtarak
Lindi ne Selenice te Vlores me 27 qershor 1932.
Kreu studimet e larta ne Universitetin e Tiranes, Fakolteti i Filologjise, per Gjuhe – Letersi . Per nje pjese te gjate kohe ka qene ne detyren e oficerit ne forcat e armatosura. Pas shkollimit ushtarak në Shkollën e Bashkuar, ai u bë oficer në Durrës. Largohet nga ushtria në vitin 1960 dhe hyn në Universitetin e Tiranës, ku u bë profesor i letërsisë dhe dramaturgjisë.
Ka shkruar ne disa gjini te letersise, por u be i njohur posacerisht si dramaturg, me dramat: “Njollat e murrme”, “Dasme ne lufte”, “Te pamposhturit”, “Ura”, “Historia e nje nate” etj.
Nga dramat e tije te para eshte ajo e shkruar ne vitin 1942 “Dasme ne lufte” e cila shquhet per konfliktin e saj te ashper, te vendosur ne periudhen e Luftes se II Boterore.
Ne vitin 1971 shkroi dramen heroike “Te pamposhturit”, edhe kjo e merr subjektin nga Lufta e II Boterore.
Drama “Njollat e murrme” u shkrua ne vitin 1969 drame me te cilen teatri “A. Z. Cajupi” i Korces fitoi edhe flamurin e festivalit profesioniste.
Fati i kesaj drame pati nje histori te cuditshme:
u mburr shume ne naten e pare nga kryeministri i kohes Mehmet Shehu dhe naten e dyte u anatemua nga udheheqesi Enver Hoxha duke e quajtur ate si “njolle e zeze” ne dramaturgjine shqiptare.
Vete autori pati pasoja ne jeten dhe krijimtarine e tij, ndersa regjisori Mihallaq Luarasi u denua me burg.
Drama u bllokua dhe në 1973 Minush Jero u dënua me 8 vjet burg. Pasi bën 6 vjet e 8 muaj burg, lirohet në 28 dhjetor të vitit 1978.
Më pas punoi si punëtor i thjeshtë në një fabrikë gome në Durrës nga viti 1979 deri në 1987.
Pasi fillon lëvizja demokratike në vitet 1990 themeloi degën e Partisë Demokratike në Durrës dhe më pas hap sallonin e artit “Torra”.
Minush Jero u nda nga jeta në 22 mars 2006.
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw