Kulmi ! Çmenduri! E pabesueshme! | Italia jashtë botërorit!

0
547

Nga Anglia vijne edhe ngacmimet e tifozeve angleze qe u gezohen eliminimit te Italise :

”It`s coming Rome” ?  “ You are staying Rome”! 

Italia eliminohet nga Maqedonia, dhe për të dytën herë radhazi nuk shkon në Botëror. Turp kombetar, pika me e ulet e futbollit italian. Kushdo tifoz qe e ka pare rezultatin final 0-1, ka besuar per nje gabim teknik te tabeles elektronike.

“Po korrim atë që kemi mbjellë – është komenti i i tranierit te mirenjohur Arrigo Sacchi. “Ne vazhdojmë të blejmë të huaj dhe madje sektorët e shpresave janë plot me lojtare te rinj që vijnë nga jashtë: a jemi të sigurt që kjo është rruga e duhur? Apo ky është problemi?” , ka vazhduar ai.

Mesa duket fitimi i titullit Europian paska qene thjesht nje iluzion per skuadren “Azzurra” sepse kriza e tere sistemit te futbollit ri-shfaqet dukshem, e mbase kjo krize ka kohe qe vazhdon, te pakten qe nga 2010. Po pra, sepse duke filluar qe nga ky vit futbolli italian dhe Serie “A” peson nje “caduta libera” , perjashto vetem dy sezonet e fundit qe kampionati sikur jep shenja ngritjeje.

Natyrisht blerja e elementeve te huaj ka larguar nga skena talentet dhe kualitetin e futbollisteve vendas italian. Klubet italiane jane te tejmbushur me lojtare te huaj, keshtu qe veshtire te gjesh nje mbrojtje te natyres italiane, lojtare kualitativ ne mesfushe dhe golashenues rrace qe dine te shfrytezojne kundersulmin, te pamshirshem ne finalizimin e aksioneve aty para portes si Pruzzo, Rossi, Vieri…..pa harruar fantazistet, Rivera, Baggio, Del Piero, Totti….

Tani as portieri nuk jep siguri!

Tani shtrohet pyetja: “Sa lojtare te rinj italiane luajne ne formacionin startues me klubet ne Serie “A” ?

Kriza e sistemit te futbollit italian nuk eshte faj i traniereve te kombetares ashtu sic nuk eshte aktualisht faji i Mancinit, por i drejtuesve , organizimit te ketij sistemi, i manjateve qe kane kondicionuar kete sistem, mjafton te permendsh vetem nje emer : Anjeli, qe pervec dobesimit, shkaterrimit, korrupsionit dhe renies se lire te Serie “A” per rreth nje dekade, nuk solli asgje te dobishme, vecse perfitimit te tij personal. Dhe vazhdohet akoma ky rreth vicioze….

Ja perse “azzurret” mungojne ne nje tjeter edicion te Kupes se Botes, ja perse Juventus (qe eshte baza e kombetares ne 90% te rasteve) nuk fiton kurre “Champions League” por gjithmone titullin “Scudetto”!

Ja pse Bonucci e Chiellini jane mbrojtes per sportin e Ragbise ne arenen nderkombetare, por krejt ndryshe ne Itali ku vazhdojne te mbeten me te preferuarit pamvaresisht moshes dhe kualitetit kjo vetem fale emrit te fanelles se klubit te Anjelit si edhe cdo lojare tjeter qe vjen nga Juventus, humbesi me i madh ne Europe.

Tash 10-12 vitet e fundit nuk ekziston klub ne bote me emer nga kombetaret fituese te kupes se botes qe te kete fituar 10 tituj scudetto me radhe si Juventus, dhe ZERO trofe nderkombetare!

Pra eshte tere nje sistem organizimi i ndertuar dhe thurur vetem me idene per te patur gjithmone nje klub fitues dhe sa me pak rivale sic ka qene dikur. E pra dikur po t`i therasim kujteses ishin klubet “motra” qe rivalizonin njera tjetren si Inter, Milan, Roma, Napoli, Fiorentina, Sampdoria, Xhenoa…..por edhe Parma e Zoles dhe Lazie e Eriksonit te cilat tashme jane “zhdukur” nga ai kampionati i ekuilibruar dikur me i forti ne bote, Serie “A”.

Ja pse humbja ndaj Maqedonise eshte nje deshtim total i futbollit italian, akoma me e rende se humbja kunder Korese (0-1, Pak Du Ik) ne finalet e boterorit ne v. 1966!

Ne mbyllje, tashme dihet qe pertej kualitetit te nje skuadre futbolli, duhet edhe motivimi i lojtareve per te qene fituese. Edhe kjo i mungonte italianeve ne ndeshjen kunder Maqedonise qe mesa u pa e nenvlehtesuan duke menduar per ndeshjen kunder Portugalise! “Peshku ne det dhe tigani ne zjarr”!

Rezultatet e ndeshjeve te tjera pre kualifikuese per ne finalet e Katarit:
24 mars 2022

Rusi – Poloni (u anulua dhe fitorja i kaloi polakeve)
Itali – Maqedoni 0-1 (Trajkovski 92`)
Portogali – Turqi 3-1 (Otavio 15`, Jota 42`, Yilmaz 65`, Nunes 94`)
Skoci – Ukraine ( ndeshja u shty per ne date tjeter)
Suedi – Rep. Ceke 1-0 (Qualson 110`)
Uellsi – Austria 2-1 (Bale 25`, 51`, Sabitzer 64`)

___________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve 13 nentor 2021
Material i rezervuar ©

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here