Kupa e Botes ne Ski Alpin 2020-2021 | Fenomeni Marta Basino!

0
408

SKI ALPIN
Kupa e Botes 2020 – 2021!

Jemi ne garat e femrave per Slalomin Gjigand te zhvilluara ne dy dite, me 17-18 janar ne pisten e bardhe te Kranjska Gora ne Slloveni.

Te dyja garat fitohen nga italiania Marta Basino, e cila tashme renditet e treta ne klasifikimin e pergjithshem te ketij edicioni me 623 pike pas slovakes Petra Vilhova (775) dhe Mishelle Gizin te Zviceres!

Italiania Basino sidoqofte kryeson ne kete specialitet me 400 pike e shkeputur nga Gizin qe ka 272 dhe me vendin e trete te bashkeatdhetares Federika Brinjone (250).

Deri tani kemi arritur ne garen e 16-te nga 33 te programuara qe permban Kupa e Botes e ketij edicioni dhe Basino ka fituar 4 gjigande (slalom)!

Kush eshte Basino, italiania qe eshte vene ne qender te vemendjes ne shtypin dhe median sportive?

Ka lindur ne Kuneo, me 27 shkurt 1996. Jeton ne Borgo San Dalmaco. E ka filluar karrieren qe ne moshen fare te mitur e shtyre nga babai i saj , Mauricio mesues e tranier i skive.

Dhe ja suksesi i pare i saj ne vitin 2014, medalje e arit
ne garen e gjigandit, per kampionatin boteror te rinjve.
Fill me pas debuton ne Kupen e Botes ne finalet e Lenzerheide
(Svi). Ne 2018 merr pjese ne Lojrat e PyeongChang : renditet e 5-ta ne garen e gjigandit qe eshte specialiteti i saj.

Ne 2019/20 vjen fitorja e pare ne Kupen e Botes perseri ne kete gare te zhvilluar ne Killington (SHBA), dhe ka hipur ne podium ne 5 specialitete te ndryshme.

Ne edicionet e Kupes se Botes deri tani ka 5 fitore te gjitha ne gjigande , 5 vende te dyta dhe 6 here e renditur e treta.

Ne pisten e nje kondicioni jo te mire te Kranjska Gores, ishin te gjitha skiatoret e pretendente, e pra Basino i mund te gjitha nga Tesa Uorlei qe e ka demonstruar gjithnje te jete nje zonje ne kete gare (Slalomi Gjigand), Mikaela Shifrin qe per nje moment kishte kohen me te mire, Mishelle Gizin dhe ne fund madje edhe kryesuesen e forte te ketij edicioni Petra Vilhoven.

Pas ketij suksesi, Marta Basino fillon te qaje dhe nuk di te ndaloje. Eshte nje arritje dhe nje date e shenuar per skiatoren italiane qe duket se eshte nje yll ne lindje.

Natyrisht eshte heret dhe jemi ne gjysmen e garave, ka akoma shume te tjera, ka rruge te gjate akoma per te rreshqitur deri ne finalet e marsit te ketij viti.
Le te presim!

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve, 18 Janar 2021

 

Follow us: 

Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv

Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 

Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here