Kupa e Shqipërisë | Episode interesante nëpër vite!

0
572

Edicioni 1952.
Ne cerek finalet me ndeshje te vetme, te dielen 5 tetor, u takuan Dinamo dhe Partizani: takimi mbaroi 0-0 pas plot 3 koheve shtese prej 15 minutash secili. Ne ato kohera nuk kishte penallti, por vetem hedhje te monedhes.
I vetmi problem ishte fakti qe Federata Shqiptare e Futbollite e konsideronte kete lloj zgjidhjeje “teknike” te padrejte.
Ndeshja u luajt perseri ne Tirane vetem dy dite me vone. Dinamo mundi Partizanin me rezultatin 3-2 ne fund te nje loje mjaft lodhese, qe mbaroi pas dy pjeseve shtese: ne total nje maratone prej 255 minutash!
Kupa e vitit tjeter u fitua nga Dinamo ne finale kunder Tiranes.

   

Edicioni 1961
Ne fund te sezonit, Partizani dhe Dinamo u klasifikuan me pike te barabarta, 30 pike secila, me nga 14 fitore, 2 barazime dhe dy humbje. Partizani 46 gola shenuar dhe 13 te pesuar, Dinamo 41 dhe 12. Ndryshe nga viti 1950 (Dinamo me Partizanin) dhe ne 1955 (prape Dinamo me Partizanin) nuk u zgjodh fituesi ne varesi te golave te shenuar/pesuar. (ne ato kohe nuk zgjidheshin fituesit ne varesi te golave shenuar/pesuar).

Ashtu si ne 1957 (Partizani-Dinamo 3:1) u vendos me ndeshje tjeter. Ne fund te dy pjeseve shtese, 15 minuta secila, ndeshja mbaroi 1:1. Refik Resmja shenon per Partizanin ne minuten e 117-te dhe pas nje minute avantazhi barazon Stavri Lubonja.
Perseritja e ndeshjes mbaroi 0:0 pas dy koheve shtese. Ne ate pike u vendos te kryhej dhe nje pjese e trete shtese. Panajot Pano ne minuten e 123-te shenon golin e fitores per Partizanin. Perseri 255 minuta ndeshje ne total si ne cerekfinale te Kupes se Republikes me 1952.

 

Partizani i sezonit 1962-1963

Edicioni 1963
1/8 e finaleve, ndeshja e vajtjes Apolonia e Fierit – Korabi i Peshkopise 2-1; ndeshja e kthimit Korabi – Apolonia 2-1:
pass dy kohesh shtese prej 15 minutash sejcila, u arrit tek penalltite. Nderkohe nje grumbull resh te zeza u mblodhen ne kembet e malit te Korabit, ne krahinen sugjestionuese te Dibres.
Ky grumbull resh erresoi aq shume diten sa ishte e pamundur te shihej. Arbitri nderpreu ndeshjen per shkak te erresires, nderkohe qe lojtaret po gjuanin penalltite.
Futbollistet hengren darke dhe shkuan heret ne shtrat. Ne mengjezin e dites tjeter u rimoren pozicionet duke vazhduar pafundesisht penalltite me koke;
Apolonia fitoi 25 penallti kundrejt 24 qe shenuan te zotet e shtepise. Kupa u fitua nga 17 Nentori kunder Beses; kavajsit fituan 3-2 ne Tirane ( e diele 31 mars), nderkohe qe tiransat 1-0 ne Kavaje ( e merkure 17 prill), pas penalltive trofeun e fitoi klubi i kryeqytetit: 5-2

Edicioni 1965
Ndryshe nga edicioni 1963 kjo ndeshje perfundoi brenda kohes se rregullt. 1/8 e finaleve me nje ndeshje te vetme: 20 qershor ne Tirane, Partizani-Flamurtari 1:1;
shkohet tek penalltite pa kohe shtese: pas dhjete goditjeve nga pika e penalltise, 9 prej tyre u nxorren jashte ose u priten nga portieret. Flamurtari e kalon turin nje penallti me zero. Finalja luhet ne Tirane dhe u fitua nga Vllaznia e Shkodres kunder Skenderbeut te Korces me rezultatin 1:0.

 

Vllaznia fituese e Kupes – 1972

Edicioni 1972
Finalja e kthimit ne Shkoder: Vllaznia – Besa e Kavajes. Ndeshja e vajtjes u mbyll me fitoren e Beses me rezultatin 2:0.
Ne ndeshjen e kthimit koha e rregullt mbaroi 2:0 per shkodranet, fale dy penalltive.
U luajten kohet shtese dhe me pas ishin penalltite ato qe vendosen fituesin, dhe te shtata penalltite u realizuan nga Ramazan Ragami; atehere nuk ishte rregulli i ndryshimit te lojtareve qe gjuanin penalltite.
Ragami i realizoi te shtata duke vendosur nje rekord boteror…te pakten per gjakftohtesi.
Dy vjet me pare Ragami, me Partizanin e Tiranes, kishte fituar Kupen e Kampioneve te Ballkanit.

 

______________

VizionSportiv / Ora e Kampioneve – janar 2021

Follow us: 

Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv

Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 

Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here