U luajtën 16 ndeshjet e para për Kupën U.E.F.A. Bie menjëherë në sy numri i lartë i golave të shënuar dhe disa rezultate si 3-3 ose 4-3. Vështirësi për Eindhoven pas humbjes në Athinë me Olimpiakosin 4-2 dhe për Napolin pas humbjes me Granadën në Spanjë 2-0. Fitore (jashtë fushe) që jep kualifikim që në ndeshjen e parë për Manchester United ndaj Real Sociedad, 4-0 si edhe ajo e Tottenham ndaj Wolfsberger. Fitore e madhe e Romës në fushën e Bragës. Ndeshja e luftuar ajo midis Crvena Zvezda dhe Milan, 2-2 duke sjellë kujtimet e asaj përplasjeje të paharruar midis të dyja skuadrave në vitin 1989 me dy barazime 1-1 dhe me ndeshjen e Beogradit të ndërprerë e të riluajtur një ditë më pas!
Rezultatet
- Dinamo Kiev – Club Brugge 1-1
- Real Sociedad – Man. United 0-4
- Wolfsberger – Tottenham 1-4
- Olympiacos – Eindhoven 4-2
- Slavia Praga – Lester 0-0
- Young Boys – Levercusen 4-3
- Crvena Zvezda – Milan 2-2
- Braga – Roma 0-2
- Krasnodar – Dinamo Zag. 2-3
- Lille – Ajax 1-2
- Benfica – Arsenal 1-1
- Molde – Hofenheim 3-3
- Makabi T.A. – Shachtar 0-2
- Antwerp – Rangers 3-4
- Granada – Napoli 2-0
- Red Bull Salz. – Villareal 0-2