U zhvilluan dje tetë ndeshjet e para për fazën 8/16 të Europa League (Liga Europiane e Klubeve). Arsenal, Ajax, Roma dhe Villareal duken më të favorizuarat pas këtyre ndeshjeve. Arsenal, pas fitores në Pirea kundër Olimpiakos 1-3, Vijareal gjithashtu, pas fitores 0-2 në Kiev ndaj Dinamos vendase dhe Ajaks gjithashtu i cili fitoi në ”Amsterdam Arena” ndaj Young Boys me 3-0 duke siguruar pothuajse klasifikimin. Roma surprizoi shumë tifozë në mënyrë të këndshme pas një fitoreje të madhe që vlen gjysëm kualifikimi ndaj Shakhtar të Donetskut me 3-0! Do të ishte thjesht një vetëvrasje të humbiste ky kualifikim pas një rezultati të tillë. Një Milan i nxjerrë nga lavdia e të kaluarës, arriti të marrë një barazim me shumë vlera në ”Old Traford” ndaj Manchester United, 1-1. Goli i Simon Kjaer në 90’+2, mbase është hapi i parë drejt një kualifikimi që do ta dëshironte shumëkush në Itali e Shqipëri. Tottenham siç pritej nuk ndeshi në probleme prej Dinamos së Zagrebit duke marrë fitoren 2-0. Granada nuk zhgënjeu askënd e siç parashikohej, fitoi në fushën e saj ndaj Molde pa hasur probleme, me 2-0. Slavia e Pragës me Rejnxhërs Gllazgou u ndanë në barazim 1-1 duke lënë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit.
Rezultatet dhe foto
Manchester United – Milan 1-1 (Traore 50’/Kjaer 90+2′)
Tottenham – Dinamo zagreb 2-0 (Harry Kane 25′, 70′)
Dinamo Kiev – Villareal 0-2 (Pau Torres 30′, Raul Albiol 52′)
Roma – Schachtar Donetsk 3-0 (Pellegrini 23′, El Shaarawy 73′, Mancini 77′)
Granada – Molde 2-0 (Molina 26′, Soldado 75′)
Ajax – Young Boys 3-0 (Klaasen 62′, Tadic 82′, Brobbey 90+2′)
Slavia Praga – Rangers 1-1 (Stanciu 7’/ Elander 36′)
Olympiacos – Arsenal 1-3