Lajmi “bombë”: José Mourinho do të jetë trajner i Romës për 3 vitet e ardhshme !!!

0
596

E tere bota sportive foli sot per kete lajm.
Njoftimi ne Tweeter i vete Mourinho si një trajner i ri i Romes ishte i mjaftueshëm për t’i bërë aksionet e shoqerise sportive AS Roma të kërcejnë + 21.2% (0.32 euro), pasi kishin qëndruar të sheshtë gjatë gjithë sezonit. Kapitalizimi i tregut arriti në 166 milion euro.

Roma ka njoftuar se ka gjetur një marrëveshje tre-vjeçare me trajnerin portugez, i cili ne fund te ketij sezoni do të zërë vendin e bashkatdhetarit të tij Fonseca. 

Një lajm surprizë nga ana e klubit roman. Drejtuesit e klubit njoftuan duke habitur të gjithë, ardhjen e Josè Mourinho si trajner për tre vitet e ardhshme. Ky është njoftimi për shtyp nga klubi “giallorosso” që e thene fjalë për fjalë i çmendi tifozët e Romës : “ AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se José Mourinho do të jetë Menaxheri i ri , tekniku i skuadrës së parë duke filluar nga sezoni 2021-22. Një marrëveshje u arrit me trajnerin deri më 30 qershor 2024”.

“Ne jemi të kënaqur dhe të ngazëllyer për të mirëpritur José Mourinho në familjen AS Roma – deklaroi presidenti Dan Friedkin dhe zevendesi i tij Ryan Friedkin -. José është një kampion i cili ka fituar trofe në çdo nivel dhe do të garantojë udhëheqjen dhe një ‘përvojë të jashtëzakonshme për projektin tonë ambicioz. Angazhimi i José përfaqëson një hap të madh përpara në ndërtimin e një mentaliteti fitues, solid dhe të qëndrueshëm në klubin tonë “.

“Ne jemi plotësisht të bindur se José do të jetë trajneri i përsosur për projektin tonë, si në planin afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Së bashku, me vizionin dhe ambicien e Dan dhe Ryan, ne do të ndërtojmë bazat e një Rome te re ” – ka shtuar Tiago Pinto drejtori i pergjitheshem i klubit roman.

Jose Mourinho eshte trajneri qe i duhet Romes, nje person me mentalitet fitues, nje fitues i shume trofeve edhe pse njihet ne pergjithesi si nje “testa calda” (koke krisur) por pikerisht per kete ky zoteri i duhet Romes dhe kampionatit italian.

Nuk eshte rastesore qe Mourinho quhet ndryshe edhe “Special one”, eshte i vetmi qe fitoi tre trofete kryesor “tripleta”, brenda nje viti me Inter , (Serie A, Champions League dhe Coppa Italia), eshte ai qe nuk e ka per hic gje ta perplas ne fytyre cdo padrejtesi, shkelje, favorizime dhe vendime te manipuluar ne futbollin italian.

Mbahen mend shume mire, grindja me trajnerin juventin Conte, shenja e prangave ndersa kryqezonte duart ne ndeshjen kunder Juventusit, thenia “zero tituli” per vete Romen qe…… mbas 11 vjeteve refuzimi te tij per nje kthim te mundeshem ne Serie A”, zgjodhi pikerisht vetem Romen si skuadren per ta drejtuar. Po sepse Roma ka nje tifozeri te zjarrte dhe projekti i saj per tu bere nje skuader e madhe nen drejtimin e amerikaneve e ka bindur trajnerin e madh.

“Bentornato” ne Serine “A”, Jose` Mourinho!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here