Lamtumira e Zinedin Zidane

0
329

As fantazitë më të guximshme nuk do të mund të imagjinonin një fund të tillë! Deri në mbrëmjen e 6 korrikut 2006, Zidane pati marrë për dore Francën duke e sjellë deri aty, në finale. Kupa e Botës në Gjermani në vitin 2006, ishte kompeticioni i duhur për ti dhënë fund me lavdi futbollit të luajtur. Shkëlqen me asiste dhe gola kundër Spanjës, Brazilit dhe Portugalisë. Në finale shënon me penallti duke hapur rezultatin.

Pak më vonë, kundërpërgjigjet Italia me Materazzin. Ai është protagonisti i Italisë, me karton të kuq dhe gol gjatë ndeshjeve deri në finale. Në vetëm 20 minuta lojë, finalja e  Kupës së Botës ka regjistruar tashmë emrat e dy protagonistëve të saj!

Në minutën e 14të shtesë, pas një krosi të Shanjol, Zidane, në qendër të mbrojtjes italiane, ngrihet në ajer, krejt vetëm dhe godet fuqishëm me kokë. Buffon kryen ndërhyrjen e jetës së tij duke grushtur topin në korne sipër tranversës. Zidane nuk u beson syve. Diku aty humbet edhe qetësinë. Pas gjashtë minutash, konfrontohet përsëri në zonën italianë me Materazzin. Është lajtmotivi i finales që nuk bie kollaj në sy të spektatorëve dhe telespektatorëve në tërë globin. Zidane është lojtari që shquhet që nuk i frenon nervat e tij. Marko Materazzi ka misionin e posaçëm nga Marcello Lippi ta markojë nga afër e ta neutralizojë. Është mbrojtësi i cili do e mbyllë karrierën me 60 kartonë të verdhë dhe 25 të kuq. Minuta 110të e lojës. Zidane, së bashku me lojtarët e tjerë francezë, largohen nga zona e italianëve pas një aksioni të dështuar. Gjithsesi arrin ti thotë nën zë Materazzit që e pati tërhequr përsëri prej fanelle –  “në se interesohesh për bluzën time, do të ta jap pas ndeshjes!”. Nga pas, i arrin përgjigja e Materazzit – “preferoj më shumë motrën tënde!”

Atëherë Zidane kthehet, i afrohet kërcënueshëm Materazzit dhe…shkruan historinë në mënyrën e tij!

Goditja e tij me kokë nuk e vrau Materazzin por sigurisht vrau tërë karrierën brilante të Zidane! Ishte fundi i paparaljmëruar i aktit të fundit të një prej lojtarëve më të mëdhenj të të tërë kohërave!

Që futbolli do të mbetej më i varfër pa Zidane, kjo nuk ishte diçka që erdhi papritur prej kartonit të kuq të Horacio Elizondo. Që fundi i tij si lojtar të ishte në nivelin më të varfër të edukatës sportive për këtë u kujdes vetë Zinedin Zidane.

Në fakt, ashtu krejt i veçantë siç ishte, me një gol të shënuar, me të vetmin rast të pastër të humbur skuadrës së tij dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq në kohën shtesë dhe në ndeshjen e tij të fundit, Zidane ishte padyshim protagonisti i madh finales së dytë të Francës, ashtu si edhe para tetë vitesh nda Brazilit në Paris!

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here