Lavdimir Abilaliaj
Aktor i Teatrit “Petro Marko” – Vlore.
Lindi ne Dukat me 29 nentor 1955. Mabroi Instituin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1979. Emerohet me pas ne teatrin “P. Marko” te Vlores. Per dhjete vjet nga 1992 – 2002, u shkeput nga teatri dhe u mor me pune private per t`u rikthyer me 2002.
Ka luajtur mjaft role, te shumtit te krahut dramatik, por pa anashkaluar edhe ata me mbarsje satirike, komike e humoristike. Aktor energjik, qe pelqen ritmin, gjendjet e trysnuara e te pasura nga shperthimet e shpeshta. Keto u vune re ne disa nga figurat me mbreselenese te tij neper vite, sikurse qene: Klaudi te komedia “Shume zhurme per asgje” e Shekspirit, togeri italian te drama “Lidhur si fisheke gjerdani”e Bashkim Kozelit, koloneli italian tek “Vozaberesi Dako” e Loni Papes, Sander Mafishja tek komedia “Pallati 176” e A. Balashit, burri tek komedia “Jo te gjithe hajdutet vijne per te vjedhur” e D. Foes, Gordi tek drama “Vrasesit i lame pas” te T. Lacos.
Me rolin e Ernestos te komedia “Rendesia per te qene Ernesto” e Oskar Uailldit. Saje dinamikes, ritmit te veprimit ai mundi te nxjerre ne pah tisin ironik e pertalles ndaj kotesise, puritanizmit moral dhe dinjitetit te rrejshme duke luajtur mire ne situaten e keqkuptimeve qe vepra ofronte.
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Papagjoni. J / Toena 2009 / f. 8
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw