Legjenda e aktrimit Mihal Popi (1909-1979)

0
2087

Mihal Popi (1909 – 1979)
Njeri nga aktoret veteran, i perket brezit themelues te Teatrit te Shtetit (Popullor). Aktor dhe regjisor ne Estraden e Shtetit. Mban me merite titullin me te larte “Artist i Popullit”

Lindi në Shkodër më 7 nëntor 1909 ne nje familje me shume anetare dhe me pak te ardhura financjare. Kreu shkollen fillore të Jezuitëve në qytetin e lindjes dhe më pas, në vitin 1921, bashkë me familjen tranferohen në Tiranë Mihal Popi që në moshë të re shfaq pasion për artin skenik kështu, në vitin 1924, aktivizohet me grupet amatore teatrale të qytetit siç ishte ajo e Shoqërisë Tirana.
Duhet permendur se ne kete kohe ai shkoi per pak kohe ne Manastirin e Bitolas per t`u bere prift, madje aty pati per kumbar gjeniun e letrave shqiptare Millosh Gjergj Nikollen – Migjenin . Pas pese muajsh rikthehet ne Tirane duke e braktisur shkollen fetare. Por pasioni i tij i vertete do te jete Teatri, dhe aftesite e tij te lindura aktoriale e cuan natyrshem drejt tij.

Në vitin 1932 krijoi grupin e vet teatral “Tirana” duke qene edhe kryetari i tij. Ne kete shoqeri , pranë kinema “Gloria” dhe “Nacional” ai interpretoi disa role si komedite e Molierit së bashku me disa figura të njohura të kohës si: Xhevat Serezi, Mihal Stefa, Hasan Reçi, Ishin pjese te pershtatura , te shkruara ne shqip nga Xh. Serezi, parosi, skece, pantonima. Eshte koha kur Mihal Popi admirohet nga publiku tiranas i cili e emeron “kryekomiku i qytetit”.

Ai ishte edhe fotograf, profesion qe e ushtroi gjate pushtimit te Shqiperise, (1939-1944), madje ai hapi edhe studion e tij fotografike prane Pazarit te ri ne Tirane. Po ne kete periudhe ai punonte edhe si aktor ne Radio Tirana. Talenti i tij si komik i lindur ra ne sy shume shpejt ne pjeset si : “I shurdheri”; “Dy zotni pa pantallona”; “Dreqi dhe njeriu” ; “I ligu per mend te kres”; “Doktor Padiashka”; “Cubat” etj duke fituar gjithnje e me shume simpatine e spektatorit.

Mihal Popi eshte nder aktoret e pare themeluas ne Teatrin e Shtetit qe me 24 maj 1945, qe u quajt ne v. 1947 Teatri Popullor, dhe Teatri Kombetar 1991. Ne vitet 1945-1947 ndoqi kursin dyvjecar te ngritjes profesionale prane teatrit te quajtur “Shkolla dramatike” . Ne kete Teater ai interpretoj rreth 40 role ku shkelqeu ne menyre te vecante tek roli i prefektit Qazim Mulleti “Prefekti”, Anton Antonoviçi “Revizori”, Falstaf “Gratë gazmore të Uindsorit”, Zhurdeni “Borgjezi fisnik”, senatori Lington. Ne skenen e teatrit kariera e tij dhe interpretimet jane te panumerta nga ku mund te permendim disa prej tyre: “Syleshi”, “Mikroborgjezi”, “Tartufi”, “Platon Kreciot”, “Rrënjë të thella”, “Për macokët nuk ka karnavale”, “Gubernatori i provincës”, “Karakteri i moskovit”, “Makar Dubrava” etj.


Ne vitin 1947 luan rolin e Hafizit ne farsen “Ceni hoxhe” te Besim Levonjes, ndersa ne vitin 1948 interpreton mrekullisht figuren e Qazim Mulletit ne “Prefekti” po te B. Levonjes. Ky rol e beri ate teper te njohur duke i dhene emrin e merituar si aktori komik me i vecante dhe me brilant i Teatrit shqiptar. M. Popi e ka interpretuar rolin e Q. Mulletit ne mbi 250 here per 25 vite me radhe, dhe eshte per t`u cuditur se asnjera nga kopjet e kesaj komedie nuk ekziston . I shkelqyer ne kete rol ai shfrytezoi dialektin e rende tiranas si dhe shume detaje , gjetje e thekse komike, duke vene ne shenjester servilizmin e nje zyrtari te larte ne sherbim te pushtuesit, politikanin e korruptuar, njeriun e pafytytyre me nje dinjitet fals.


Ne vitin 1949 luan rolin e Ahovit ne komedine “Per macokun nuk ka gjithmone karnavale” te O. Ostrovskit duke shigjetuar lakmine dhe vesin e martesave te papershtateshme te shtyra ne moshe qe e vinin burrin pretendent ne pozita qesharake e per te qare hallin. .
Nje tjeter rol madhor dhe i paperseritshem ne karrieren e tij artistike ishte ajo e Anton Antonovicit tek komedia “Revizori” te Gogolit vene ne skene ne vitin 1952 por ne fakt e luajtur me pare edhe ne versionin e 1947 po prej M. Popit. Edhe ketu Mihal Popi sjell ne skene figuren e e nje tjeter zyrtari te korruptuar, hileqar dhe ambicioz, prefektin rus te gubernes, njeriun e gjithcfare marifetevete ryshfetit te dinakerise, mburravec etj .

Po ne vitin 1952 luan me mjeshteri rolin e Dom Gjonit ne komedine satire “Dom Gjoni” te Kole Jakoves. Me interes jane edhe interpretime te tjera me humor dhe te bukura ne Radio Tirana tek emisioni “Ora gazmore” sebashku me Besim Levonjen dhe Gjon Karmen u bene te dashur per degjuesit e shumte. Ne vitin 1959 spikat ne rolin e Xhoin Falstafit ne komedine “Grate gazmore te Uindsorit” te Shekspirit, kontraste te theksuara komike te nje njeriu qe i urrente dhe i perbuzte grate por qe ne fakt do te behej robi i tyre, midis kalorsit puritan armik i bukurise, por qe bie ne gracke prej kesaj bukurie. Mihal Popi mbahet mend edhe ne interpretimin e shkelqyer te roleve te tjera si psh: roli i Rifaprates ne “Zonja e bujtines” te Goldonit ne v. 1962. Ne vitin 1963 ne rolin e Zhurdenit ne “Borgjezi fisnik” te Molierit . I vecante edhe roli i Felistanit ne “Morali i zonjes Dulska” te G. Zapolskes ne vitin 1962, ku thuajse nuk thonte asnje fjale ne skene por qe shkaktonte shume humor me vete pranine e tij komike, me heshtjen , sjelljen mimiken dhe reagimet. Aktrimi i tij ishte shpotites, ne thelb ishte tejet realiste i vertete. Ne karrieren e tij ne teater i numerohen rreth 80 role ndonese M. Popi nuk kishte mbaruar ndonje shkolle te veante per aktrim , perkundrazi rregjizoret si Kujtim Spahivogli dhe Pirro Mani e cilesonin ate si “shkolle” per mbare aktrimin shqiptar.

Nje ndihmese te vyer ai ka dhene edhe ne Estraden e shtettit ku punoi aty per 10 vjet si rregjizor dhe si aktor, (1955-1965, pas themelimit te saj. Ai vazhdoj te angazhohej ne skene deri ne vitet `70-te me kete estrade duke interpretuar nje numer te shumte rolesh ne pjese te shkurtera gazmore e komedi me nje akt. Gjithnje loja aktoriale e Mihal Popit karakterizohej nga natyrshmeria e te vepruarit ne skene, nga vertetesia dhe thjeshtesia.

Mihal Popi u aktivizua pak edhe ne kinema per shkak te zhvillimit ende fillestar te filmit ne ate periudhe, gjithsesi ka edhe pjesemarrje ne disa filma artistik, duke filluar me “Skenderbeun” (1953), ne rolin e Ballaban Pashes . Ai pershfaqej kurdohere si aktor “serioz” dhe “dramatik” ne hallin qe e gjente personazhin e tij ketu apo aty ; Role te tjera ne film : “Fortuna” (1959); “Estrada në ekran” (1968), “Përse bie kjo daulle” etj.

Ne vitin 1966 ai del ne pension, megjithse ishte i pranishem gjithnje ne skene. Ishte nder kater aktoret e pare qe iu dha tituli “Artist i Popullit”
Aktori nderron jete me 19 Shtator 1979 ne Tirane.

Ne komedine “Prefekti” ne rolin e Qazim Mulletit ka qene aktori i pare qe e ka interpretuar kete rol ne teater.

********
Role te tjera ne Teater: Platon Kreciot (1947); “Mikroborgjezet” (1947);”Gobernatori i provinces (1949); Senatori Lengton ne dramen “Rrenje te thella” (1949); “Makar Dubrava” (1950); “Nderi i familjes (1951); “Besa” (1951); Njerez me vullnet te mire” (1952); “I cuditeshmi” (1957) ; Borgjezi ne “Oret e Kremlinit” (1957); Murat Pasha ne “Shtate shaljanet “ (1958; Vasil Ndreka ne “Syleshi” (1958);”Mbret Lir” (1964) etj.


___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne nentor 2014 dhe rishikuar disa here ne vitet vijues.
Referenca: “Botimet Enciklopedike” – 1998 (Miho Gjini); Individualitete – Akademia e Shkencave, Qendra e Studmit ne Tirane, 2001 (f.69-87); Insituti i Larte i Arteve, Historia e Teatrit shqiptar, Shtepia Botuese e Librit Shkollor, 1985 vol. 3, f. 10-16……“Enciklopedi Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 (J. Papagjoni f. 356-358).
Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes K.SH.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here