Legjenda e skenës dhe ekranit Ndrek Prela!

0
2026

Ndrek Prela
Veteran i aktrimit shqiptar, aktor i brezit fillestar i Teatrit “Migjeni”, Shkoder dhe i Kinematografise Shqiptare.

E quajten “gjyshi” i kinemase shqiptare dhe per kete emertim ai do te thote arsyen: “Kjo puna e “plakut” me mbeti trashegim qysh me rolin e pare qe pata. Mandej vazhdimisht gadi te thuash me kane ndjekur rolet e pleqve. Pleqe ose burra te pjekun. Po une i kisha qefe vete dhe mundohesha me mish e me shpirt me krijue dicka te re. Biles jo vetem njehere me ka ndodhe me ardhe e me m`pergezue njerezite. Faleminders ia ktheja…..

Ndonese regjisoret e paragjykuan si “Mjeshter te roleve dytesore”, ai perkundrazi nuk i percmoi apo i nenvleresoi ata, pa i kundershtuar apo bere ndonje debat, perkundrazi i mirepranoi, i nderoi dhe i respektoi.

Pikerisht aktrimi me nje ndjeshmeri te ketyre roleve krijoi dhe profilin e tij artistik. Edhe pse mbeti ne “pozicionin” e roleve te dyta, shtypi nuk e harroi, por e kujtoi here pas here, duke e emertuar “Aktori i roleve te gjysherve” dhe “Mjeshter i madh i roleve te vogla”.
Nderkohe vete Ndreka shprehej: “Ka vetem aktore te medhenj dhe aktore te vegjel”, sigurisht kjo thenie e dale nga zemraishte edhe motoja e tij, arsyeja qe jeten e tij e njejtesoi me skenen, me se 60 vjet ne skene dhe ekran, aq sa edhe deri ne momentet e fundit te jetes se tij, edhe pse 91 vjecar donte akoma ta shihte skenen, te ngrohj nga malli e kujtimet qe i jepte ajo skene. Donte ta prekte , ta puthte ate dhe nuk ngopej me driten e nurin e saj, aty ku rinia dhe pleqeria e tij u bene personazhe per me shume se gjashte dekada.

“Role te vogla dhe art i madh” e ka vleresuar kritika e kohes.
“Ai e do personazhin ashtu te vogel, sic ia kane dhene, dhe kesaj gjeje te vogel i jep shpirt, projekton ne vetveten dhe s`na le ne te rrime shperfilles ndaj te vogles, ndaj se vertetes”. Keshtu thuhet ne revisten “Skena dhe Ekrani te vitit 1990.

Vjen nje dite dhe njeriu plaket. Kujtohet per gjithcka dhe pyet vetem: “Kush kam qene ? Cila ishte jeta ime? “ Mbase keto pyetje i aka bere vetes edhe Ndreke Prela , e kushedi sa here . Pergjigjet kane qene se nuk i akshkuar asnjehere ne mendje se nje dite do te behej aktor i mirenjohur e me emer. Ai vete keto pergjigje i ilustronte me nje thenie mbreselenese te njerit nga romanet e shkrimtarit amerikan Shtainberg: “Na andrrimtaret e shkrete qe dojshim me mesue kohen, s`e dinim c`do te beheshin femijet tane…”

U linde ne Tivar ne Mali i Zi me 3 mars 1920. Ne Shkoder erdhi per here te pare ne moshen 5 vjecare. Erdhen familjarisht por mbas shtate vjetesh, ne v. 1927, shtegtuan perseri kesaj radhe drejt Argjentines. Kriza e madhe boterore i rikthen serish ne Shkoder ne vitin 1934.

Aktori ne moshe te mitur kur jetonte se bashku me familjen ne Argjentine

Gjate viteve 1940-1941 perfundon maturen dhe me pas shkon ne Firence per farmacist. Mbasi kthehet ne Shqiperi nuk i jepet e drejta te vazhdoje zanatin per cfare kishte studiuar jashte. Pertej, lufta ishte kudo….

Duhet theksuar se e ema e Ndrekes, Adelajde Gera, qe nder mesueset e para te shkolles shqipe ne Shkoder. Ajo ndikoi ne formimin e djaloshit te atehereshme. Ne familjen Gera, organizoheshin karnavalet e Shkodres. Mbase ketu ka qene edhe lidhja e pare e padukshme e Ndrekes me profesionin e aktorit. Ndofta…

Legjenda Ndreke Prela do te thonte vete: “Une jam msu me fole gjithmone me letra perpara, cfare ka shkruar Fadil Kraja, Gorki, Ibseni, Molieri, Ndreke Luca. Une nuk kam mendu asnjehere se kam ba ndonji pune kushedi se cka. Vetes nuk i kam njohte ndonje merite. Vec, ama, kam punu me mish e me shpirt. Kjo asht e verteta. Kjo ashte merita qe kam”

Ai vazhdon: “Ne Shkoder kam ardhe ne moshen 5 –vjecare. Shkodra, me asht ba vendi im. Gjithashtu kujtoj, se shume e shume vite me pare ne skenen e teatrit “Migjeni” kemi vu pjesen “Permbysja” e Lavranjevit. Une kisha rolin e komandantit. Dhenderri im vjen e me thote “Une do te iki prej ketij vendi! Une do te iki, une s`do te rri ketu!” Dhe une i pergjigjem “Prej castit qe do kalosh kete prag, do te jesh shtegtar i perhershem ! Pa atdhe! E s`ka me kthim per ty! E kujtoj kete skenes….se per Shkodren time qe m`u be vendlindje, me dhemb perhere shpirti”.

Nga vete theniet e tija eshte shprehur se deshiren per t`u bere aktor nuk e ka pase asnjehere ne mendje. Ai e donte teatrin por ama vetem si spektator .

Shfaqjet dramatike qe u dhane asokohe ne Shkoder ne vitet `35, `36, `39, `40 i ka ndjekur me shume vemendje te gjitha duke i pelqyer shume ato. Shfaqjet teatrore apo filma te atehereshem ka patur rastin t`i shoh edhe jashte , kur studionte ne Itali. Pikerisht ketu ai mbetet i mahnitur prej interpretimit te aktoreve, veti e cila me vone do t`i vleje si shembull, se sa me pasion e dashuri e trajtonin ato aktore rolin . Ne dhjetor te vitit 1944 takon Filip Ndocaj, nje profesor i gjimnazit atehere, i cili ishte edhe shkrimtar (i cili ka shkruar romanin “Vlagat e dheut”.

Me Filipin ai kishte shoqeri, ndonese nuk ishin te nje moshe. Do te jete Filipi ai qe do ta ftoje Ndreken te interpretoje nje rol mbasi gjimnazi kishte vendose pjesen “Bujtina e te vorfenve” . Me pak hezitim, duke iu pergjigjur se nuk kishte asnje fare pervoje Ndreka edhe me kembenguljen e Filipit pranon. Merr rolin e Kastilovit, nje personazh i moshes 80-vjecare, nderkohe kur Ndreka ishte 24 vjec. Del ne skene dhe nuk I ben asnje fare pershtypje, as edhe njerezit qe po e ndiqnin nga skena. Cuditerisht ai kishte fituar nje gjakftohtesi te rralle, me pak fare emocion.

Ngjasonte sikur kishte dale perpara spektatorit shume here. Ne fund e pergezuan per interpretimin, pa ditur as ai vete se cfare kishte bere qe njerezit i thonin “Bravo! Shume mire! Shume mire!”

Me pas ai thirret te kryej sherbimin ushtarak. Ishte viti 1945 kur pas dy muajve ne Delvine e transferojne ne Gjirokaster ne grupin artistik te Divizionit te Pare Sulmues. Krijon aty nje grup artistik teatror, ku ishte vete regjisor. Keshtu per 8 muaj vendos ne skene 3 pjese: “Tetoja e Karlit” e Tomas Brandonit, si dhe komedite: “Efrejmi deputet” dhe “Armiku i popullit” te H. Ibsenit. Ndreke Prela ketu ishte edhe aktor si dhe regjisor ne kete trupe teresisht amatore.

Ne fund te v, 1945 kthehet ne Shkoder. Regjisori i atehershem Andrea Skanjeti, e therret te aktivizohej ne shfaqje te ndryshme. Kjo vazhdoi deri sa u krijua teatri profesionist i qytetit. Qe ketu per Ndreken nis nje udhe e re artistike. Keshtu ai u be aktor pa e patur ne mend asnjehere.

Roli i pare i tij ka qene Bersolievi, nga pjesa sovjetike “Permbysja” e Lavranjvit. Ishte nje rol i nje komandanti te nje anije, nje rol shume i bukur dhe as njerezor i cili i pat lene shume mbresa vete Ndrekes. Mandej vijne role te tjera, ku mund te permendet roli i interpretuar bashke me Ndoc Ndreken “dy hamejte” ne pjesen e Goldoni “Sherbetori i dy zoterive”. Edhe pse me dy fjale ne te gjithe shfaqjen u cilesuan figurat me te bukura te pjeses.

Rolet e legjendes Ndreke Prela s`kane fund, eshte nje liste e gjate, megjithate mund te vecojme: “Shtate shaljanet” (roli i Ndrekes); “Trumbetjerja”; “Tragjedi optimiste” (roli i marinarit); “Kunora e Nuries” (Hoxhe Koburja); “Lagjja e varfer”; “Plaku i maleve” (Sadria);”Familja e Adamit”; “Keneta” ( inxhinjer Mborja);”Fisheku ne paje” (interpreton Gjelosh Niken rreth 200 here mbas vdekjes se aktorit te teatrit Prenk Lekunda); “Perkolgjinajt” ;”Ceshtja e Blertes” (Rami Sula) etj.

Ndersa ne kinematografi do te interpretoje ne 13 filma duke e nisur ne vitin 1963 tek “Detyrë e posaçme” ne rolin e nje ndihmes mjeku. Me pas vijon ne v. 1965 ne “Vitet e para” ; 1966- Komisari i dritës (gjyshi i Dritanit); 1973 – “Operacioni “zjarri”; 1974- “Shpërthimi”; 1975-“Në fillim të verës” ( xha Rizai, babai i Veres); 1978 – “Në pyjet me borë ka jetë” (plaku Xhiko); 1979: Emblema e dikurëshme” ; 1979-“Balonat” (gjyshi i Drites); 1979 – “Ditët që sollën pranverën” (TV ); 1981 “Qortimet e vjeshtës”; 1982-“Flaka e maleve” (TV); 1984 – “Militanti”; 1990 – “Balada e Kurbinit” (një nga Kurbinasit)

Ne vitin 1975 Ndreke Prela del ne pension. E nxoren ne ate kohe kur teatri kishte nevoje me shume se kurre per te, dhe ndofta e dinte se heret apo vone do te kujtohen per ate. Dhe ashtu ndodhi, pas 9 vjetesh, e thirren duke e lutur madje te interpretonte Ramiun tek drama “Ceshtja e Blertes” qe i perloti spektatoret. E thirren edhe tek “Franku i v-te” qe i mahniti spektatoret. Me keto dy shfaqje e mbylli kapitullin e punes si aktor Ndreke Prela, ky artist i madh.

Roli i Rami Sules, i nje buri te pjekur drejt pleqerise me djemt e tij te rritun, tek drama “Ceshtja e Blertes” ishte nje personazh qe e frymezonte, e bente te dridhej dhe pikerisht ishte ky rol qe e entuziazmoi dhe e emocionoi me teper.

Miqte dhe partneret e tij, aktoret e teatrit “Migjeni” (nje nder ato Bep Shiroka) do te shpreheshin: “Ndreke Prela punoi shume e shume vite me radhe ne teater. Asnjehere nuk diti te fliste per vete. Nuk diti kurre me thane nje fjale , se une, une, une…Kete “Uni-n” nuk e njohu kurre. Ai, punen e tij te bukur, te mire e fisnike nuk e shkeputi kurre nga puna me shoket e tjere . Krijoi figura te besueshme , te bukura qe nuk harrohen ne teater dhe kinemtografi. Jo vetem kaq por Ndreke Prela me ditarin e jetes se tij prej qytetari e artisti eshte krenari e vertete e qytetit, eshte e verteta e ketij qyteti”.

Ndersa Fadil Kraja, dramaturgu i madh do te shprehej nder te tjera keshtu: “Ndreke Prela ne te gjitha rolet qe interpretoi ishte logjik, bindes, do te thoja misherimi i te mirit, te drejtit, patriotit, trimit, i njeriut me zagushi te brendeshme. Per kete bindesh kur shfleton arsenalin e figurave qe gdhendi me talentin e fuqine interpretative. Ai e studionte rolin ne thellesi. Per jave e muaj te tere e jetonte ate si ne teater aq edhe ne familje. Studionte cdo detaj. Vuante, dridhej, behej nervoz me veten e pastaj me te tjeret. Skrupoloz deri ne ekstrem. Edhe per gjerat me te vogla. Kerkues i rregullt ne prova dhe ne shfaqje. I tille mbeti Ndreke Prela, e i tille do te kujtohet gjithmone…”


______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Kujtesa e nje qyteti” / Xh. Bushati / f. 159-164

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here