Leka Kruta (1927-2011) aktori i shquar i humorit shqiptar!

0
1645

Leka Kruta (1927-2011)
Aktor i Teatrit te Estrades se Vlores. Artist i merituar.
Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” / “Qytetar Nderi” i Vlores

Nje nder pioneret e humorit shqiptar dhe padyshim legjenda e atij vlonjat. Lindi me 19 shtator 1927 ne Vlore. Aktivizohet qe ne moshe te re me levizjen amatore teatrore te qytetit. Eshte njeri nga aktoret themelues te Estrades se Vlores, me 1953, ku edhe vijoj derisa doli ne pension ne vitin 1985.

Gjithashtu Leka Kruta ka qene pjesetar i bandes muzikoe te qytetit per 40 vjet gjate periudhes kohore 1947 -1995. Historia e Trupës së Estradës Profesioniste të Vlorës, është e lidhur ngushtë me Krutën, i cili, krahas aktorëve të tjerë të njohur si, Myqerrem Ferra, Qiriako Sava etj, kanë krijuar një galeri të tërë personazhesh dhe një arkivë të jashtëzakonshme temash.

Jeta artistike e Leka Krutës, ka nisur në vitin 1944, kur, ai së bashku me Gaq Vishin (regjisor i Estradës së Vlorës, për shumë vite), jepnin shfaqje për qytetarët në sallën e Kinema “Ali Demi”, në pushim të pjesëve të filmit. Ai vazhdoi të luante si aktor amator në trupën e Estradës së qytetit dhe prej vitit 1955, kur u krijua trupa profesioniste, u bë pjesëtar i saj.

Aktori ka realizuar rreth 800 role ne 150 premiera estrade e teatri, me te shumta ne pjese te shkurtera te humorit si skece, monologje, koplete, parodi, pantonime e dialoge. Mjaft i suksesshem ne skecet-pantonime “Dy bojaxhijte (bojaxhiu i pare); “Per ku jeni nisur te shkoni keshtu zoti Hitler” (Hitleri); “Don Kishoti” (parodisti); “Raxh Kapuri”; “Hiqe oren te shpetoj doren”; “Tekniku i lavatrices” etj. Përvijimi i mjaft roleve dhe personazheve, lidhej me jetën e përditshme. Berberi, ishte një tjeter nga pantomimat më të mira, që ka vënë në skenë dhe që u shfaq më shumë se 200 herë në të gjitha sallat e Shqipërisë.

Në vitet ’70-të të shekullit të kaluar, ai realizon edhe skeçin “Zenepja”, kur, së bashku me Myqerrem Ferrën dhe Agron Hamon, bëhen protagonistë të disa skenave, që ndodhnin përditë me ata bojaxhinj, që përpara se të bënin punën “kërkonin të hanin dhe të pinin”, në ato familje ku shkonin për të kryer një shërbim.

Interpretimi i diktatorit fashist Hitleri, apo i ushtarit italian, janë pritur mjaft mirë nga artdashësit, ndërkohë që së bashku me trupën e Estradës ka zhvilluar turne në qytete të ndryshme të vendit.

Krahas roleve të tij me trupën e Estradës, Leka Kruta ka interpretuar edhe në një numër filmash artistikë, ku personaliteti i tij është i spikatur (per t`u permendur roli i ballistit ne pjesen “Armet” tek triptiku i pare shqiptar “Kur zbardhi nje dite”) .

Leka Kruta u dallua per humorin e tij spontan, organik e te shpjeguar, duke arritur nje ritem te larte ne skene dhe nje plastike te gjalle me energji dhe plot temperament. Jane mese te njohur nga publiku i kohes aftesite e tij si parodist e si pantonimist. Ka perdorur nje mori hollesish komike ne ravijezimin e rolit, kishte nje gjestikulim shprehes dhe nje ze te ngrohte .

Për vlerat e tij në krijimtarinë artistike më shumë se 40 vjeçare, Leka Kruta është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”, ndërkohë që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka akorduar Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. Po ashtu, këshilli bashkiak i Vlorës i ka dhënë atij titullin “Qytetar Nderi”. Nderron jete ne moshen 84 vjecare me 21 mars 2011.

________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Papagjoni, J / f. 247.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here