Heroi i nje nate te vetme qe fitoi ndaj te padiskutueshmit Muhamet Ali, mandej me pas nje jete e karakterizuar me ngaterresa dhe fatkeqesi.
Kampioni i peshes se rende ne v. 1978 dhe fitues i medaljes se arte ne Olimpiaden e Montrealit (1976) nuk arriti gjithsesi te mbaj gjate titullin, jo me shume se 7 muaj. Gjithashtu me vone humbi djalin e tij dhe te gjithe pasurine.
Kur vdesin kampionet, zakonisht nuk mungojne metaforat te tipit, “Gjigand”, “Nje kolos” , “beri historine” etj.
Historia e Spinksit megjithate meriton nje sforcim, jo vetem per cilesite e tij si boksier, por per esencen e ketij sporti qe me doren e djathte t`i ben enderrat realitet dhe me te majten t`i shkaterron ato.
Dhe ja perse alegoria me e sakte per te krahasuar Spinksin eshte ajo e Ikariusit, vetem me nje ndryshim te vogel sepse Spinks u rrezua nga lartesia mbas fluturimit te dyte te guximshem. Ai mbas te parit arriti te vendose ne koke kuroren e kampionit te botes duke sfiduar te madhin e ringut boteror Kasius Klein edhe pse e mbajti ate titull vetem 7 muaj, nga 15 shkurti deri me 15 shtator te 1978-tes, data e cila e ktheu Spinksin me kembe ne toke, biles fare per toke.
Qe nga ajo nate e zeze e 15 shtatorit per ate do vinin vecse ngaterresa te cilat deri atehere ai kishte mundur t`i evitonte; gra, droge , policia qe e ndalon per trafik te kokaines…….Do te kete nje rast tjeter sfide per te rifituar titullin, ate kunder Holmes ne vitin 1981, por perfundoi ne K.O teknik qe ne raundin e 3-te. Kater vjet me vone sidoqofte e ngushellon fitorja e vellait te tij Majkell ndaj Holmes, kampioni i vertete i familjes se Spinks, i cili nga ana e tij humbi vetem nje ndeshje ate te fundit kunder “iron” Mike Tyson (1988).
Pervec humbjeve ne sport atij i eshte dashur te shikoje edhe humbjen e djalit te tij te vrare per larje hesapesh ne mes bandave. Perfundon i braktisur nga te gjithe dhe ne varferi ekstreme. Data e 5 shkurtit 2021 shenon edhe largimin nga kjo jete mbas nje semundje te rende.
____________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve