Ligoraq Riza | Profil!

0
3182

Ligoraq Riza
Aktor i teatrit “A.Z. Cajupi”, Korce. Eshte aktivizuar gjithashtu ne disa filma artistike shqiptare.

Lindi ne Bulgarec te Korces me 18 janar 1951.
Ka kryer studimet per aktor ne ILA, Insitutin e Larte te Arteve ne v. 1973.

Fill me pas punon si aktor per dy vjet, deri me 1975, ne Teatrin “Zihni Sako”, Gjirokaster. Ne periudhen kohore 1976 – 1988 eshte aktor me Estraden e Pogradecit e ,e pas kalon me teatrin A. Z, Cajupi, te Korces. Ne vitin 2001 mbulon postin e regjisorit ne Teatrin e Kukullave te Korces.

Ne karrieren e tij si aktor ka interpretuar mbi 220 role ne shfaqje teatri, ne drame, komedi, ne estrade, skece, parodi, kuplete, pantonima, ne kinematografi e televizion, ne teatrin poetik etj.
Nder rolet me te spikatura te tij mund te permendim: Azis Lazo tek “Ishte kohe lufte”, autore dhe regjisor Bernard Kokalari, ate te santorit Llourens tek “Sipas ligjit”, Ixhariovi tek “Bixhozxhinjte” e Gogolit, Cubukovi te “Fejesa” e Cehovit.

Si parodist ka spikatur vecanerisht te kupleti “Akullorja”, autor Pellumb Kulla. Ne teatrin “A. Z. Cajupi” ka interpretuar gjithashtu role te paharruara si: taksisti te “Kush vjedh nje kembe ka fat ne dashuri” te Dario Fo-se, Thoma Kacaroi te “Nje budalla e gjysem” e Dh. Psathas, Peti Ftoi tek “Enderra e nje nate vere” te Shekspirit, Usta Jaku te “Kopraci” te Molier.

Ne vitin 1993 ne festivalin mbarekombetar te teatrit ne Tirane ka marre cmimin “Aleksander Moisiu” me rolin e Picemit tek “Opera per tre groshe” te B. Brehtit, ne vitin 2002 cmimin “Xinxifillo” per regjine me te mire ne festivalin mbarekombetar te teatrit te kukullave ne Pogradec.
Ka recituar vargje nga poezia shqipe dhe e huaj ne koncerte te ndryshme dhe ne radiotelevizionin “Korca”.

Si regjisor i Teatrit te Kukullave ka vene ne skene 8 premiera.
Aktrimi i tij vecohet per nga thjeshtesia duke u shquar per emocionin burimor, pa u sforcuar e duke synuar ate gjeze karakteristike qe u jep personazheve fizionomi.

Filmografia:
1976—Zonja nga qyteti…Zambaku, veterineri i kooperativës
1979—Ballë për ballë…..Petja,adjutanti i Zheleznovit
1980—Një shoqe nga fshati….Zambaku, veterineri i kooperativës
1982—Dita e parë e emërimit.. Drejtori i minierës
1984—Shokë të një skuadre…..Babai i Arbërit
1990—Ngjyrat e moshës…
1992—Vdekja e burrit…

___________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 402-403. Fotot jane kontribut i kesaj faqe.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here