Liljana Kalleshi
Gjimnaste / Akrobate, pjese e cirkut te varietese ne Estraden e Shkodres.
“Mjeshtre e Madhe”!
Ka lindur në qytetin e Shkodrës më 18 maj 1951. E filloi karrierën e saj si akrobate në vitet 1960 pranë Shtëpisë së Pionierit në Shkodër me instruktor Myftar Tafilin, ku spikat menjëherë me talentin e saj. Pati nje karriere te gjate rreth 30 vjecare. Ndersa karrieren si artiste profesioniste ne Estraden e qytetit te Shkodres e nis ne moshe te mitur (9 vjece). Ne kete trup, ka qenë me fat që ka patur kolege artistët të mëdhenj si: Tano Banushi, Prenk Jakova, Hasan Smaja, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Katerina Biga, Bep Shiroka, Lec Bushati, Zef Deda e të tjera figura gjigande dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar. Po kështu ka qenë e privilegjuar të punoje me regjisorin e madh Serafin Fanko, ku në çdo shfaqje të estradës, ai ishte regjisor merrte vlerësimin maksimal prej tij. E njëjta gjë ndodhte dhe nga i madhi Paulin Sekuj, i cili shfaqte dobësitë e tij për numrat akrobatikë të realizuar me aq finesë. Që në moshën 9- vjeçare interpreton duke u shpërblyer për aftësitë e saja profesionale, e duke e ftuar në Teatrin “Migjeni” për t’u bërë artiste profesioniste e estradës.
Ka fituar shumë tituj dhe çmime prestigjioze në Shqipëri dhe jashtë saj. Në vitin 1967 në moshën 16- vjeçare eshte nderuar me çmimin Laureat i Republikës në Festivalin Kombëtar të Estradave, një çmim ky që e mbajnë emrat më të shquar të artit shqiptar si: Prenk Jakova, Tano Banushi.
Po kështu në vitin 1972 në takimin e estradave profesioniste renditet ne vendin e parë. Në vitin 1976 në Sarandë, në takimin e përvitshëm të trupave profesioniste u shpall më e mira. Në vitin 1984 nga Kuvendi Popullor i Republikës vlerësohet me medaljen “Naim Frashëri”, në vitin 1988 në takimin e të gjithë grupeve të cirkut në Shqipëri nga juria e përzgjedhur me në krye të madhin e cirkut shqiptar Telat Agolli, radhitet gjithashtu më e mira.
Në nëntor 2011 nderohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës” . Në 2009 në Paris radhitet si femra me e suksesshme e vitit me trofe të Artë, në 2010 në Londër fiton trofeun Platini. Në maj të 2010 në Nju York vlerësohet me trofenë diamant dhe me pas në Frankfurt me Harkun e Europës.
Në takimet kombëtare të gjithë grupeve artistike të cirkut profesionist, eshte vlerësuar më e mira “Mjeshtre e Madhe Cirku”. Në vitin 2012, nga Presidenti i Shqipërisë eshte dekoruar me medaljen “Naim Frashëri i Artë””. Se fundmi ne v. 2019 u nderua me çmimin e Karrierës, për kontributin e saj të vyer, që ka dhënë si akrobate. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar ate me çmimin “Mjeshtër i Madh”.
Si sportiste gjimnaste ka marrë pjesë në Spartakiadën e 3-të Kombëtare me ekipin e Vllaznisë, ku ka arritur te dalë kampione në ushtrimet e lira.
Informacioni i mbledhur on line dhe nje interviste e vete zonjes Kalleshi publikuar ne portale te ndryshme. Pershtatur per faqen ne nentor 2020.
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw