Liljana Cingu (1950-2024) | Perëndesha e valles shqiptare!

0
424

Liljana Cingu
Valltare e shquar, soliste e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit,
Ansambli Popullor i Kengeve dhe Valleve.
“Mjeshtre e madhe” dhe “Nderi i Kombit”

Lindi ne Tirane me 31 dhjetor 1950 nga nje familje artistesh kosovare nga Gjakova.
E ka filluar karrierën që e vogël, 12 vjece, në Pallatin e Pioniereve, duke qene e lidhur me artin dhe sportin. Gjithnje synimi i saj ka qene përherë te jete dikushi në skene, mjaftonte thjesht te behej artiste.

Fillimet me vallen i ka te hershme. Nuk ishte me shume se 16 vjece, kur ne vitin 1963, ndjek nje kurs katervjecare te Ansamblit, duke u shpallur ne fund te kursit ne mesin e pese fitueseve, (nje djale dhe kater vajza) e duke u bere definitivisht pjese e ketij institucioni. Profesori i saj i pare ka qene i paharruari Gezim Kaceli.
Ka përfunduar shkollën e mesme në Liceun artistik “Jordan Misja” në degën e koreografisë.

Në vitin 1967, pranohet si valltare profesioniste pranë AKVP, krahas valltareve të tjera. Në fillim interpreton si valltare e thjeshtë në grupin e valleve në vallet “Vallja e maleve”, “Vallja e tërkuzës”etj.

Nuk duhet lene pa permendur partneret e saj, te medhenjte e valles shqiptare Besim Zekthi dhe me pas Rexhep Celikun.

Ne vitin 1969, ne nje turne ne Turqi, del per here te pare jashte shteti me trupen e Ansamblit. Dhe që nga ky vit ajo u bë një ndër solistet më të shquara të AKKVP,.

Mbase kulmi i karrieres se saj do te ishte ne vitin 1970, kur ne nje turne ne France, ajo eshte pjese si fituese e “Gjerdanit te arte” te Ansamblit tone.

Deri ne vitin 1997 kur shkeputet nga vallja duke dale ne pension, me plot 200 valle e ndofta me shume, perbejne per vete artisten nje karriere te gjate 30 vjecare.

Po kete vit emigron per pak kohe ne Kanada.

Interpretoi me finese, stil dhe mjeshtri cdo valle qe vinte nga krahinat e vendit, spikati ne vallen e Shqipes dhe gjithashtu edhe ne ate te Kosoves. Mund te vecojme vallet te tilla si: “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, “Komitët e Lirisë”, “Oshëtima e maleve”, “Dasma e Rugovës”, ndër kërcimet e saj më të adhuruara ishte “Luftëtarët e lirisë” me heronjtë Azem Galica dhe Shote Galica, si dhe “Vjelja e gështenjave”, “Në garë”, ”Valle me motive të Labërisë”, “Vallja e Tiranës”, etj..

Qe nga veriu e deri në jug, ajo dhe Ansambli i Valleve diten te shpalosnin qarte temperamentin, lirizmin, epiken, gazmoren, te gjitha te permbledhura ne vallen tone shqiptare. Një rol të rëndësishëm në jetën e gjatë artistike të Lili Cingut kanë luajtur edhe koreografët, ata që i besuan asaj perlat e koreografisë, duke filluar që nga Panajot Kanaçi, Gëzim Kaceli, Agron Aliaj.

Ka marrë pjesë në recitalet e partnerëve të saj Rexhep Çeliku e Besim Zekthi dhe në vitin 2011 organizoi recitalin e saj “Vallja ime, jeta ime”.

Liljana Cingu është shquar për një interpretim dinjitoz, elegancë e finesë, si dhe një kulturë të lartë muzikore, si njohese e folklorit të të gjitha trevave. Këto cilësi i dhanë asaj mundësinë që të shpreh më mirë aftësinë në interpretimin e valleve lirike, por edhe atyre epike.

Per aftesite e saja , Liljana Cingu u nderua me titujt te larte Çmimin e Republikës”, “Urdhrin “Naim Frashëri”. “Artiste e Merituar” “Mjeshtre e madhe” / “Nderi i Kombit” e madje duke u kthyer ne nje mbreteresh te valles.

Nderron jete me 5 shkurt 2024.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 5 shkurt 2024

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply