LIN NDOKA (1926 –
Duke “shfletuar” faqet e Almanakut te artit skenik, kemi kaluar me radhe deri ketu me daten 11 shkurt, emra artistesh shqiptare te gjinive te ndryshme, aktore, regjisore, stafi prapa kamerave, kengetare, kompozitore, dramaturge, skenariste e shkrimtare……dhe vime tek nje emer, perseri nje tjeter aktor ” i mbuluar nga pluhuri i harreses” me nje informacion tejet te manget, pa foto profili, mezi dy rreshta dhe nuk dihet nese zoteria i nderuar per kontributin e dhene ne interpretim jeton akoma. Megjithate ne nuk mundemi te anashkalojme asnjerin nga artistet tane, packa informacionit te paket dhe ngadonjehere edhe me gabime datash e shifrash…….
Lin Ndoka eshte aktor i gjinise se humorit, aktori themelues i Estrades se Shtetit / estrades se Tiranes.
Lindi ne Shkoder me 11 shkurt 1926. Mbaroi studimet e larta ne akademine ushtarake ne Beograd dhe me pas ne Zagreb, por talenti prej aktori humorist beri qe te afrohej gjithnje e me shume drejt skenes se teatrit dhe ne vitin 1950-1951 luajti si aktor profesionist ne Teatrin e Ushtrise ne dy premiera “Argjila dhe Porcelani” dhe “Mbas frontit te dyte” me regjisore Zina Andri.
Eshte nje nder aktoret themelues te Estrades se Shtetit, me 1952, ku punoi pareshtur 16 vjet, duke interpretuar ne te gjitha premierat e saj, si edhe ne disa komedi me nje e me shume akte. Me 1965 vuri ne skene shfaqjen “Pinoku” nga shfaqjet e para me maska per femije, me te cilen edhe u nderua me cimi. Me 1971 ishte aktor ne Teatrin e Kukullave te Tiranes, ku interpretoi per 10 vjet ne mbi 30 premiera, derisa doli ne pension, me 1981.
Lin Ndoka gjithashtu ka interpretuar gjithashtu role te dyta dhe episodike edhe ne disa shfaqje teatrale, po ashtu edhe ne disa filma artistike. Interpretimi i tij shquhej per nje humor te cliret, spontan, pa ekagjerime, me fuqi karakterizuese, qe rrekej drejt vizatimit te tipave me fizionomi te dallueshme psiko-fizike.
Ekskluziviteti ne kete faqe: Shkurt 2020
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 323.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw