Liri Armiri – Dhimitri (1927 – 2018) | Përkujtimore!

0
1804

Liri Armiri – Dhimitri (1927 – 2018)
Aktore e brezit te pare ne Teatrin e Kukullave.

Nga Ira Armiri

2020! Ne kete fundvit u ben 70 vjet, qe nga koha e krijimit te Teatri te Kukullave, ne Tirane e para trupe profesioniste, e kesaj gjinie ne Shqiperi.
Shume perkujtime apo ceremoni u bene gjithashtu virtualisht kete vit, dhe faqja e Kinematografise Shqiptare eshte vendi i duhur per te kujtuar, artistet e shumte qe kontribuan per artin shqiptar, mes tyre edhe ata te teatrit te kukullave.
Me kenaqesi do te paraqisja ma poshte nje profil te aktores Liri Armiri (Dhimitri), mamase time, nder aktoret e brezit te pare qe me talentin, punen e perkushtuar dhe pasionin e tyre hapen rrugen per breza te tjere duke mundesuar qe teatri i kukullave te fitoje qytetari ne kulturen shqiptare.

Lindi ne Fier, me 18 prill 1927. Ishte femija e trete (Viktoria, Pali, Liria, Vlashi), ne nje familje te thjeshte, babai Llazi ishte zanatci, dhe nena Theodhora shtepiake. U rrit ne nje mjedis ku prirja artistike nuk mungonte. Nena e saj kishte vesh muzike e kendonte bukur. Vellai i saj Pali kishte prirje ne artet figurative dhe ate drejtim mori ne jete. Liria qe heret shfaqi prirjet skenike. Eshte zgjedhur te recitonte perpara bashkise per festen kombetare, pavaresisht se ishte ne moshe shume te vogel. Per nevoja te familjes ne kohe te veshtira te luftes filloi te punonte qe heret dhe te ishte aktive edhe ne levizjen antifashiste.

Çlirimi i vendit, perkoi edhe me veshtiresi te tjera, babai i vdiq shpejt (nje vdekje qe ndikoi shume tek ajo). Per te perballuar jetesen, krahas shkollimit vijoi pune ne nje rrobaqepesi si nxenese. Punonte kurdohere me perkushtim, e vleresonte punen mjaft. Mesoi mjaft nga ky profesion dhe sa here qe do te duhej njohurite i perdorte edhe ne dobi te punes qe beri me pas.
Nderkohe ishte aktive ne jeten artistike amatore te qytetit. Aktivizohej ne grupin e valleve, ne kor, recitime e teater. Ka marre pjese ne Olimpiaden Teatrale te Rretheve, zhvilluar ne Tirane dhe ne festivalet folkorike.
Ishte nje nxenese me rezultate shume te mira, dhe ne kushtet e nevojave te medha, u emerua arsimtare ne shkollen Nr. 4, Fier. Ne vitin 1950, familja u zhvendos ne Tirane, dhe puna si arsimtare vijoi ketu, ne shkollat 8 vjecare “Luigj Gurakuqi” dhe “Vasil Shanto”. Pas nje periudhe te shkurter pune ne administraten e Ministrise se Arsimit e Kultures, ne kushtet kur ne misnistri beheshin shkurtime, ajo kerkoi te kalonte ne nje instucion artistik, duke vecuar teatrin e kukullave qe sapo ishte krijuar, nisur nga prirjet e saj (qe ne femijeri i pelqente te imitonte zera kafshesh) por edhe ajo pak pervoje skenike ne Fier.

Por pranimi ne teater nuk behej thjesht se kishe deshire. Do kalonte nje audicion para nje komisioni te perbere nga Pandi Stillu kryeregjisor i Teatrit Popullor, Naim Frasheri aktor i Tetarit Popullor dhe Drita Kallamata, aktore ne Teatrin e Kukullave. Sic e pershkruan vete, ne monografine e shkruar nga aktori Lorenc Pepa “U provova ne disa raste si femije, role te rritur, si plaka, shtriga, role kafshesh, si arushe, dhelper etj., dhe fitova. Ja keshtu, nisa rrugen e veshtire por te bukur te aktores se Teatrit te Kukullave”.

Rolet e para ishin jo te lehte, dhe jo nga ato qe i pelqenin, role shtrigash, arushash. Ku perpjekja per t’i realizuar thjesht me impostim te zerit, vetem se do te demtonte kete te fundit. Duhej dicka tjeter, mjeshteria e aktorit, qe duhej mesuar ne shkolle. Keshtu vazhdoi studimet pa shkeputje nga puna ne degen e drames ne Liceun Artistik “Jordan Misja”, i vetmi qe ofronte nje mundesi te tille. Keto studime qe zgjaten 5 vjet, i dhane mundesi, jo vetem te thellonte kulturen e pergjithshme, por dhe te fokusohej ne lendet profesionale, mjeshteri aktori, e folur skenike, por edhe histori arti. Keto studime i perfundoi me rezultate shume te mira, ne te gjitha lendet. Deshira per te vazhduar edhe studimet pa shkeputje nga puna, ne Institutin e Larte te Arteve, Degen e Drames kur kjo e fundit u hap, nuk iu plotesua si dhe kolegeve te tjere. Megjithate sic kujtonte vete: “kjo kulture artistike qe mora me ndihmoi shume ne profesionin tim si aktore sidomos ne drejtim te zberthimit te rolit, gjate punes ne tavoline, per interpretimin dhe perdorimin e zerit ne menyre te drejte”.

Mars 1970 – gjate nje shfaqje teatrale ne Elbasan.

Ne realizimin e roleve ne teatrin e kukullave, ka dy perberes qe ecin perkrah, interpretimi skenik dhe levizja e kukulles, ne sinkron me te. Ky ishte ai thelb qe ajo e kuptoi shume mire qe ne fillim. Levizja eshte e rendesishme, ajo i jep jete personazhit, pa ate shikuesit nuk do ta kuptonin, se kush ishte ai. Kete ajo e kishte parasysh ne punen e saj, e kerkonte edhe nga koleget, dhe kur kishte fituar pervoje ishte gjeja e pare qe verente. Une kujtoj se kishte raste kur shihte levizje te bukura, te duhura thoshte per aktorin se e qante, ne te kundert se interpretimi ishte i mire por kukullen… Jo rralle kete e shihte si nje lloj neglizhence, aktori i kushtone me teper vemendje interpretimit, dhe me pak levizjes.

“Punoja shume me kukullen. Shume here e merrja me vete ne shtepi per te realizuar levizjet qe kerkonte regjisori, madje per t’i çuar me perpara dhe kesaj ia arrija”, kujtonte ajo.

Dhe kete rezultat kolegu i saj Lorenc Pepa, e konfimon keshtu ne monografine e shkruar prej tij: “Une vete jam deshmitar i kesaj. I kam ndjekur vemendje e kenaqesi rolet e Lirise. Nga salla e kuptoja menjehere se kush ishte kukulla e Lirise. Levizjet e saj qe nga niveli, ecja, kthimet, perkuljet etj ishin te tilla sa qe kujtoje se me te vertete kishe te beje me personazhe te gjalla”. Dhe ketu ai vecon rolin e gjarprit te “Veza e humbur”, ku dukej se mbi paravan levizte nje gjarper i vertete.

Kukulla e saj ishte e sinkronizuar me interpretimin e saj por edhe me personazhet e tjere. Nese nuk kishte tekst, kukulla e saj shoqeronte biseden e personazheve te tjera. Nje nga rolet e veshtira qe ajo kujtonte ishte dhelpra te pjesa “Lepuri dhe dhelpra”. Ne nje skene dhelpra duhet te kendonte e kercente, ne nje kohe i duhej te levizte koken qe te dukej se kendonte, te levizte trupin sikur kercente. Iu desh te provonte disa lloj levizjesh t’i shtonte nje fshese ne dore, qe ia mundesoi realizimin si duhet te rolit.

Keshtu realizoi role qe kerkonin pikesisht mjeshtrine e madhe ne perdorimin e kukulles, si Ketri kercimtar, te “Pipiruqi genjeshtar”, dhelpra apo gjarpri qe permendem me siper, si dhe nje kukull teknike qe duhej te ngjitej ne shtylle, te pjesa “Dite lufte”. Ja si e vleresonte kolegu Zija Grapshi kete aspekt: “Ishte kenaqesi e veçante te punoje me nje aktore si Liria. Nuk kishe nevoje t’i shpjegoje per levizjet e kukulles. Mjaftonte t’i thoshe se personazhi eshte i tille, ka keto karakteristika, ka kete moshe dhe ajo vete pastaj do te mendonte e punonte se çfare levizje do t’i jepte kukulles”.

Ajo kujdesej jo vetem per interpretimin sa me te mire te rolit, por edhe per kukullen qe do te perdorte. Keshtu do te jepte mendimin qe ne fillim te punes, me piktorin Tonin Shiroka per vizatimin, per te vazhduar me teknikun Osman Ishmaku, (kur kukulla krijohej ne balte, butafori e veshje) me te cilin do te shkembente mendime sesi kukulla te behej me e mire, e pershtatshme per levizjet qe duhet te kryente. Nuk pertonte qe me pe e gjilpere, pasi kukulla ishte perfunduar, te shtonte ndonje detaj te vogel, aftesite e qepjes nuk i humbi kurre. Po keshtu kujdesej, qe kukulla te mirembahej, edhe pas shume shfaqjesh apo turnesh, ajo dukej si e re.

Nder rolet e spikatura, ne nje karriere 24 vjecare permenden:
Ne pjesen “Dhembi i ri” rolin e arushes Dasha
Ne pjesen “Hirushja” rolin e Hirushes
Ne pjesen “Kozeta” rolin e zonjes Termalier
Ne pjesen “Iliri” rolin e mushkonjes
Ne pjesen “Froni i pergjakur” rolin e Mbretereshes
Ne pjesen “Xha Veriu” rolin e vajzes se njerkes
Ne pjesen “Lepuri dhe dhelpra” rolin e dhelpres
Ne pjesen “Ushtari i mire Shvejk” rolin e zonjes Myler
Ne pjesen “Borebardha” rolin e Mbretereshes
Ne pjesen “Ponço” rolin e Laures
Ne pjesen “Kesulkuqja” zoqte e çerdhes
Ne pjesen “Pipiruqi genjeshtar” rolin e zanes dhe ketrin kercimtar
Ne pjesen “Gjergj Elez Alia” rolin e Tringes, si kukull dhe si njeri
Ne pjesen “Tre kacat” rolin e dhise nene
Ne pjesen “Ushtari trim prej plumbi” rolin e balerines
Ne pjesen “Dite lufte” rolin e pionierit
Ne pjesen “Mira e Mirusha” rolin e vogelushes
Ne pjesen “Gabimet e Lindes” rolin e Lindes
Ne pjesen “Lili Mirili” rolin e nje femije kopshti
Ne pjesen “Fitorja e bleteve” rolin e bletes punetore
Ne pjesen “Kush hyri ne thes” rolin e dhelpres dinake
Ne pjesen “E bukura e dheut” rolin e te Bukures se Dheut
Ne pjesen “Veza e humbur” rolin e gjarperit etj.

Bashkeshortet Liri dhe Pleurat Armiri para teatrit

Pervec tyre luajti edhe role ne emisione femijesh, te Radio Tiranes.
Ne punen e saj ne teater ajo bashkepunonte me koleget, pasi puna per nje shfaqje eshte pune ne grup, per te arritur ate qellim te rendesishem nje shfaqje te bukur, qe do pelqehej dhe duartrokitej nga shikuesit. Ishte i zakonshem e i domosdoshem shkembimi i mendimeve, i keshillave, apo gjetja e zgjidhjeve bashkarisht. Aktoret e teatrit si Drita Kallamata, Rina Toro, Bardhyle Nase; Eleni Plasari, Zija Grapshi, Xhavit Xhepa, Xhavit Sallaku, Sami Jahja, Pleurat Armiri etj. me punen serioze ishin gjithnje nxitje per te realizuar sa me mire rolet e saj.

Drama “Gjergj Elez Alia” Liri Armiri dhe Sami Jahja
Drama “Gjergj Elez Alia” – Pleurat dhe Liri Armiri

Mesoi shume prej tyre ne fillimet e veta, nga pervoja qe ata kishin apo cilesite e vecanta (i kujtonte perhere zerat e bukur te Bardhyles, apo te Lenit). Po keshtu mbeshtetje pati edhe nga regjisoret, Llazar Verria, Selman Vaqari, Pleurat Armiri (qe ishte edhe bashkeshorti i saj), Ky i fundit duke njohur cilesite, do t’i besonte nje nga rolet me te veshtira qe realizoi, ate te gjarprit, ne pjesen e shkruar e drejtuar prej tij “Veza e humbur”. Per te vazhduar me tej edhe Lavdie Toron.

Liri Armiri ne kembe ne njeren nga shfaqjet ne Teatrin Popullor.

Ajo vete nuk pertonte t’i shpjegonte aktoreve me te rinj, perdorimin e kukulles, me dashamiresi e merrte vete kukullen dhe demonstronte levizjen e duhur. I mbeshteste te rinjte e talenuar, ku veconte Eva Pellumbin dhe Florinda Mazrekun, qe kishin te dhena te spikatura per teatrin e kukullave.
Dha kontributin e saj edhe ne kursin e pare me regjisore te rretheve, per perdorimin e kukulles. Atyre u bente pershtypje se me sa durim e dashamiresi punonte ajo me kursantet ne kete drejtim, kjo se ishte e bindur qe ata duhet ta kishin te qarte rendesine, pasi ne te ardhmen ata do te drejtonin aktoret e tyre ne realizimin e roleve ne teater.

Artistet kolege Liri Armiri dhe Rina Toro

Puna ne teatrin e kukullave ishte sfiduese, interpretimi skenik i gjithi live ne fillime pa mjete fonike, nderkohe duke perdorur kukullen (e cila kishte edhe peshe te madhe nga materialet qe perdoreshin per te), shfaqje te shumta kudo ne Shqiperi, edhe ne fshatrat me te thelle, ku udhetimi behej edhe me kamione. Kete sfide artistet e kishin marre persiper dhe ia kishin dale me sukses dhe Liria po ashtu. Arti i teratrit te kukullave dhe puna per femijet i jepnin nje kenaqesi te plote.
Edhe pas daljes ne pension ishte pjese e keshillit artistik per disa vite, ku vazhdoi te kontribuonte per teatrin.

Per aktivitetin e saj ne Teatrin e Kukullave per realizimin e roleve me cilesi te larte artistike, eshte dekoruar me urdhrin “Naim Frasheri”, te Kl. II.
Ajo u shqua per interpretimin realist, per levizjen e kukulles, vertetesine dhe besueshmerine e saj ndaj dhe koleget do ta kujtonin sic shprehej Lorenc Pepa: “ne rolet qe ishin te perkryera ne çdo pikepamje”.

Para nisjes ne nje turne: L. Armiri; B. Nase; Rina Toro
Nga e majta, Lavdie Toro; Liri Armiri dhe Rina Toro
Liri Armiri gjate pjesemarrjes ne Festivalet Folklorike

Nderroi jete me 17 dhjetor 2018.
Ishte ky nje portet i nje artisteje me vlera por edhe nje gruaje qe jetoi jeten e vet me deshire, pasion e besim ne cdo moment, deri ne fund, kur forcat e lane. Nje grua qe jetonte te bukuren kurdohere, qe vleresonte cdo grimce bukurie, ose e krijonte ate, ne profesion por edhe ne shtepi, ne rregullim, gatim, qendisje, apo qepje. Vleresonte krijimet e bukura dhe artistet e mire te cdo kohe apo rryme. Vitet e fundit pati probleme me shikimin, por Zoti i dha degjimin e shkelqyer deri ne castin e fundit, per te degjuar muziken apo artistet e rinj, pavaresisht gjuhes ne te cilen kendonin dhe qe nuk i shihte dot. Ky eshte nje mesim i madh qe une e vleresoj shume.

11.10.2020
Publikuar ne faqen “Kinematografia Shqiptare”- Facebook me 17-12-2020
Ira Armiri
VINI RE: Ky shkrim si dhe fotot jane me te drejta autoresie absolute te familjes Armiri © Copyright protection

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here