Liri Brahimi
Regjisore e filmave dokumentare.
Lindi ne Tirane ne v. 1943. Kreu studimet në periudhen kohore 1955 – 1960 në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në degen e artit dramatik, dhe më pas, në vitet 1960-1965 mbaroi Akademinë e Arteve në Tiranë, sërish në degën e artit dramatik. Paralel me studimet punoi si bashkëpunëtore e jashtme në Radio Tirana ku transmetoi lajmet për 15 vjet.
Me mbarimin e studimeve, në vitin 1965, dha mësim në shkollën e mesme të kulturës lëndët e artit dramatik dhe, më pas, në vitin 1967 – 1968 punoi si regjisore e grupeve artistike të Tiranës pranë pallatit të madh të kulturës.
Filloi punë në Kinostudio si asistente regjisore dhe në vitin 1968 – 69 nisi punë në redaksinë e filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë ku realizoi mbi 20 kronika e kinoditarë, gjithashtu punoi edhe në 15 filma artistikë si asistent regjisore, nder ato edhe: “Kapedani” -1972 / “Kryengritje ne pallat” – 1972 / “Ndergjegja” – 1972 / “Operacioni Zjarri”, “Mimoza llastica” 1973 / “Shperthimi” – 1974 / “Rrugicat qe kerkonin diell” – 1975 / “Yje mbi drin” – 1978 etj.
Por, krijimtarinë më të madhe e pati në realizimin e filmave dokumentarë. Realizoi mbi 30 filma me tematika nga më të ndryshmet dhe disa filma te karakterit propagandistik te kolanes se filmave per Enver Hoxhen.
Në vitin 1984 fitoi çmime në festivalin kombëtar të filmit me dokumentarin “Nëpër ditarët e luftës” me operator Ilia Terpinin.
Ka xhiruar 25 filma dokumentarë, shumë kronika dhe suzhete, si dhe 15 filma artistikë si regjisore e dytë. Ka shkruar 5 libra për kinematografinë.
Në vitin 1993 del ne pension.
Nder filmat dokumentar jane:
“Udhëve të hekurta” – 1982 / “Monumenti i natyrës” – 1974 / “Ekspozita kombëtare e arteve figurative”-1975 / “Në prag të jetës”- 1980 / “Racionalizatorët e një kombinati” – 1976 / “E dashur nënë Afërdita” – 1989 / “Bijtë e heroinës” – 1980 / “Një jetë pranë naftës” – 1984 “Reportazh nga Shishtaveci”- 1988 / “Mjeshtri i violinave” – 1990 / “Përvoja e Vrinës, 1982 / “Një ditë në Kutalli” – 1982 / “Thesaret nën pisha”-1977 / “Nëpër ditarët e luftës”- 1983 / “Dëshmitari i dy epokave”- 1984 / “I coni fjalë nënës, Asim Vokshi” – 1984 / “Ejani nëna, ju pret Hajdar Dushi” – 1987 / “Me studentet ushtarake” – 1977 / “Fidanishtia e ushtrisë”- 1985 / “Ditët e jubileut të madh”-1983 / “Me flamurin e Enverit”- 1985 / “Besa-Besë me Enverin” – 1986 / “Rrahin zemrat për Enverin” / “Shkrimtari militant Shefqet Musarai”- 1984 / “Muzeu Enver Hoxha” – 1988 / “Mbetjet teknologjike, lëndë e parë” – 1988 / “Malli për hekurudhën” – 1987 / “1 Maji i Jubileve” – 1989 / “Mbledhje e ministrave të jashtëm të energjitikës të Ballkanit”- 1990 / “Përse kështu”? – 1991
Librat e botuar:
“Unë dhe filmi”
“Ëndrra të shuara”
“Boceti i filmit” (përkthyer edhe në italisht ‘Bozzetto di un Film’)
“Ishim ne”
U publikua me pare ne faqen Facebook “Kinematografia Shqiptare” qe ne shtator 2019
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise” / A. Hoxha / Toena 2002 / f. 51-52 si dhe foto u moren nga Wikipedia.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw