Liza Laska
6 shkurt 1926 – 31 gusht 2014
Aktore e shquar i Teatrit dramatik “Petro Marko”, Vlore dhe njekohesisht njera nga ikonat e aktrimit ne kinematografine shqiptare. Misherimi i nenes heroike nga laberia.
Lindi më 6 shkurt të vitit 1926 në Vlorë, është aktore që mban titullin “Artiste e Merituar”. Në shumë role ka qenë mishërimi i figurës së nënës, ndoshta pasi në tiparet e saj kjo konkretizohet më mirë.
Njera prej aktoreve të mirenjohura, të cilat nuk jetojnë më, e qe kanë lënë gjurmë ne artin skenik me interpretimet e tyre, qe kane lene mbresa te pashlyeshme eshte padyshim edhe Liza Laska. Cdokush qe e njeh skenen shqiptare eshte i bindur qe keta “yje” shqiptare meritojne dashuri e mirenjohje.
Fansat e filmit ndjejne nostalgji, dhimbje e krenari, respekt, për atë plejadë të artistëve ne plan te pare per ata që sot nuk jetojnë me, Vitore Nino, Violeta Manushi, Marta Burda, Marie Logoreci, Esma Agolli, Dhorkë Orgocka, Drita Pelingu, Liza Vorfi, Besa Imami, Antoneta Papapavlo………
Aktorja Liza Laska eshte pjese e asaj gjenerate qe i dha identitetin kinemase shqiptare dhe qe vazhdojne te mbeten me te preferuarat e skenes shqiptare akoma sot, per ate qe bene ne artin skenik.
Aktore e Teatrit “Petro Marko” ne Vlore, ka luajtur me shume role ne Teater, ndersa ne Film ka rreth 15 te tille . Ajo ishte me e aktivizuara ne qytetin e saj aq sa bente shfaqje cdo dite por edhe me e preferuara nga rregjizoret ne kete gjini , ofertat per filma artistik me telegramet qe vinin nga Tirana per Lizen, nuk ja tregonin asnjehere, sepse e donin qe ajo te luante gjithenje per teatrin e tyre!
Ajo e ka shprehur vete nje gje te tille: “…. sepse po të ikja unë të angazhohesha me xhirimet e ndonjë filmi, do u mbetej shfaqja pa dhënë sepse unë kisha role thuajse në të gjithë repertorin e sezonit artistik të teatrit të Vlorës. Kisha dhe moshën që kërkonte role të tilla, kishte aktore të reja që ishin shumë të talentuara, por ato role që më jepnin mua kërkonin moshën time.”
Në vitin 1958, në fillimet e saj si aktore ajo lë mbresa për shikuesin te shfaqja “Të rinjtë”. Ekspresive dhe me një portret që të bën të mendosh, Liza Laska kishte hyrë e sigurt në rrugën e ëndrrës së saj teatrit. Të njëjtën siguri ajo e kishte shfaqur që në interpretimet e para si te shfaqja “Prapa frontit” 1951. “Shtëpia në periferi” është një tjetër interpretim që e bëri Lizën të dashur për publikun e teatrit. Tashmë që kishte kaluar të 30-at personazhi i saj, vinte më i pjekur dhe më i vërtetë. Por teatri nuk do të ishte e vetmja skenë ku Liza Laska do të gjente veten.
Pas viteve ‘70 ajo do të niste një angazhim të gjatë në kinematografi, duke lënë pas një galeri të tërë personazhesh, që kanë lënë gjurmë te shikuesi. Në vitin 1971, regjisori Dhimitër Anagnosti i beson asaj rolin e parë në një prodhim kinematografik. Ajo interpreton rolin e një fshatareje te “Malet me blerim mbuluar”, një film i cili të shpie në vitin 1943, ku historia e Lilos së vogël kujtohet ende nga publiku.
Dy vjet më vonë, regjisori Kristaq Dhamo i beson asaj një tjetër rol në filmin “Brazdat”. Në vitin 1974, i jepet asaj roli i nënës së Rremës, në “Shtigje Lufte” që flet për Luftën e Dytë Botërore. Viti 1974, kur Liza ishte rreth të 50-tave, do të shënojë dhe kulmin e saj si aktore me rolin e Marës, te filmi “Dimri i fundit”.
Filmi sipas tregimit të Anastas Kondos, me regji të Ibrahim Muçajt dhe Kristaq Dhamos, do ta kthente figurën e Lizës, në simbol të gjithë vuajtjes së nënave shqiptare gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Pavarësisht pikëpyetjeve që ka historia, portreti i nënë Marës, që eci me ditë në dëborë për t’i mbajtur me bukë e dru partizanët, është përshkrimi më i mirë që mund t’i bëhet sakrificës dhe luftës. Po në këtë vit, Liza do të interpretojë në rolin e një shërbyeseje të strehës varfnore te filmi “Lulëkuqet mbi mure” po me regji të Dhimitër Anagnostit. Filmi flet për përpjekjet dhe ndihmën e dhënë nga debatikasit dhe të rinjtë shqiptarë në luftën kundër italianëve të cilët pushtuan vendin më 7 prill 1939.
Më 1977 ajo interpreton në filmin “Gunat mbi tela” me regji të Muharrem Fejzos. Roli i nënës asaj do t’i besohet sërish në filmin “Plumba Perandorit” nën regjinë e Mevlan Shanajt. Të njëjtin rol ajo do të kishte dhe në vitin 1983 në filmin “Dritat e qytezës” nën regjinë e Fehmi Hoshafit me skenar të Sabri Godos. Duket se tashmë karakteri i nënës ishte i gjetur për regjisorët shqiptarë, ndaj regjisori Kristaq Dhamo nuk mendoi gjatë teksa i dha asaj këtë rol në filmin “Vendimi” 1984. Ajo do të jetë “nëna e Llanos” te filmi “Dhe vjen një ditë” nën regjinë e Vladimir Prifit. Personazhi i Llanos, i interpretuar nga Viktor Zhusti, kujtohet për subjektin e tij, një drejtor dikasteri i cili ka probleme me karakterin e tij profesional dhe shoqëror. Një skenar tipik soc-realist, por ku Liza shkëlqen me sekuencat e saj me atë portret aq njerëzor. Në vitin 1987 ajo ka rolin e Teta Kalinës, te filmi “Familja ime” nën regjinë e Albert Xholit.
Ndërsa në vitin 1989 regjisori Dhimitër Anagnosti i beson rolin e Konteshës Dizeta te “”Kthimi i ushtrise se vdekur”. Në fillim të viteve ‘90 ajo interpretoi në një film të Lisenko Malajt “Vdekja e burrit”, për t’u rikthyer në kinematografi gati 12 vjet më vonë me filmin “Një ditë e mrekullueshme”.
Pas viteve ‘90, aktorja e cila jetoi në qytetin e Vlorës, vuajti në heshtje mungesën e skenës. Shfaqjet e rralla në teatër nuk mund të shuanin zjarrin e madh të pasionit për skenën të artistes. Ja çfarë i shkruan ajo mikes së saj, Drita Pelingu, në një komunikim të disa viteve më parë: “Drita, të admiroj që vazhdon të punosh, të jesh e palodhur e të nxjerrësh kuadro që të janë mirënjohës dhe të respektojnë. Puna është ajo që të jep kënaqësinë më të madhe. Në Fier pata rast të bisedoja me z. Ruzhdi Pulaha, në bisedë më tha se po shkruan një dramë me aktorët e brezit tonë (që po zhduken ngadalë). U gëzova shumë, por ju keni mundësi të aktivizoheni, ndërsa ne në rrethe kemi vdekur për së gjalli… Eh, sa i keq, qenka ky mikrob i artit, i pashëruar, vdes së bashku me aktorin!”
Liza Laska mbylli sytë përgjithmonë me 31 Gusht 2014 në apartamentin e saj në Vlorë, në moshën 88-vjeçare duke marrë me vete ëndrrën e madhe për t’u ngjitur sërish në skenë..
Çmimet
Urdhri “Naim Frashëri” i klasit të dytë
Medalje pune klasi i parë
Medalje pune klasi i dytë
Në vitin 1973, Artiste e merituar.
______________________
Referenca: Forume shqiptare dhe Gazeta online.
U publikua per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” qe ne Shkurt 2015
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw