Llazar Lipiviani (1923-1990)
Drejtor i Kinostudios “Shqiperia e re” nga vitet 1958-1963!
Lindi ne Permet me 1 qershor 1923.
U lidh qe ne fillim me levizjen Antifashiste Nacionalclirimtare duke mare pjese me arme ne dore deri ne clirimin e vendit. Punoi deri ne vitin 1946 ne ushtri me graden major ne funksione te rendesishme. Me vone emerohet si zevendes Minister i Financave dhe per nje kohe te gjate Kryetar i Komitetit te Fizkultures dhe Sporteve prane Keshillit te Ministrave.
Ne vitin 1958 u emerua drejtor i Kinostudios ku punoi me devocion deri ne vitin 1963 ne nje kohe kur po projektoheshin perspektivat e nje prodhimi te madh kinematografik dhe u bene nje sere studimesh ne kete fushe .
Ne vitin 1963, u transferua per arsye shendetesore duke u caktuar si drejtor per ndertimin e Pallatit te Madh te Kultures ne Tirane. Me pas emerohet drejtor i Ndermarrjes se prodhimit te mjeteve mesimore e sportive ku qendroi derisa doli ne pension. Nderron jete me 4 prill 1990.
Publikuar ne Facebook qe ne qershor 2020.
______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw