Llukan Bushi, grimiori veteran i filmit shqiptar!

0
865

Llukan Bushi
Piktor, grimior dhe parrukier i Kinostudios “Shqiperia e re”

Lindi me 14 tetor 1934. Kreu liceun artistik “Jordan Misja” per pikture. Me 1 nentor 1958 fillon punen si grimiore ne Kinostudion “Shqiperia e Re”. Ne vitin 1959, se bashku me Llazar Knutin u nisen per ne Republiken D. Gjermane duke u specializuar per grimin ne pergjithesi dhe grimin plastik prane Kinostudios se Filmave Artistike ne Babelsberg (RDGJ).

Me kthimin e tyre ngriten berthamen e repartit te grimit i cili filloi gradualisht te zgjerohej me rritjen e numrit te filmave. Me kolegun e tij dhe mbeshtetur ne pervojen e mepareshme te Muharrem Fejzos kane meriten e ngritjes te ketij sektori dhe te pergaditjes te nje numri te konsiderueshem kuadrosh te mevoneshem.

Punuan fillimisht si bashkeautore ne grimin e filmave “Debatik” – 1961 / “Detyre e posacme” – 1963 .

Gjithashtu Llukan Bushi si edhe kolegu i tij i ngushte Ll. Knuti realizoi i vetem ose si bashkeautore, duke perfshire edhe nxenesit e tij, mbi 34 filma artistike me nivel cilesor gjithnje ne rritje.
Nder filmat qe dallohen per mjeshterine e tij mund te permendim:
“Vitet e para” – 1965 / “Komisari i drites” – 1966 / “Oshetime ne bregdet” – 1967 / “Duel i heshtur” – 1967 / “Horizonte te hapura” – 1968 / “Plage te vjetra” – 1969 / “I teti ne bronz” – 1970 / “Kapedani” – 1972 / “Gunat permbi tela” – 1977 / “Balle per balle” – 1978 / “Karnavalet” – 1980 / “Nentori i dyte” – 1982 / “Militanit” – 1984 / “Hije qe mbeten pas “ – 1985 / “Rrethimi i vogel” – 1986 / “Perralle nga e kaluara” – 1987 / “Tela per violine” – 1988 etj.

Fatkeqesisht nuk kemi ndonje informacion te mevoneshem se v. 2002.


_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. Hoxha / f. 59

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here