Loni Papa (1932-2018) | Përkujtimore!

0
2151

LONI PAPA
28 mars 1932 – 23 qershor 2018
Dramaturg, shkrimtar

Loni Papa u lind në Bubullimë të rrethit të Lushnjës më 28 mars në një familje intelektuale. I ati, Thoma Papa, i diplomuar në Shkollën Normale të Elbasanit, ishte mësues dhe drejtor shkolle në qytetin e Lushnjes.
Mësimet e para i mori në vendlindje dhe shkollën shtatëvjeçare e ndoqi në qytetin e Elbasanit. Arsimin e mesëm e kreu në Shkollën Pedagogjike “17 nëntori” në Tiranë. Studimet e larta i përfundoi në degën Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Fakultetin Histori – Filologji në Universitetin e Tiranës.

Veprimtaria e tij letrare nisi në periudhën e shkollës së mesme. Krijimet e tij të para në prozë e poezi i botoi në gazetën “Zëri i Rinisë”, “Letrari i Ri”, “Drita” dhe në revistat “Hosteni” e “Pionieri”. Me mbarimin e shkollës së mesme, në moshë ende të re, u emërua redaktor në gazetën “Zëri Rinisë” ku punoi për tre vjet. Gjatë kësaj periudhe, ai botoi vëllimin e tij te parë në poezi, “Fillo këngën çifteli” (1956). Më pas punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qytetin e Lushnjës. Pas përfundimit të studimeve të larta, rinisi punën si redaktor dhe gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”.

Ka qene autor i letërsisë për fëmijë, i prozës, poezisë, shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. por kryesisht ai iu kushtua drames, me te cilen krijoi edhe nje individualitet te shprehur artistik per kohen.
Dramat e tij me te njohura jane “Cuca e maleve” (1967); “Margo” (1969); “Kalimi ne rruge” (1976); “Guret e Kreshanes” (1976); “Zbatharaket” (1976). Ne vitin 2003 botoi librin me 5 drama: “Cafka e detit”; “Arda”; “Martesa e Lidres”; “Vozaberesi Dako”; “Gjeniu i marrezise” te cilat nga niveli dhe struktura nuk shenojne rritje, kane elemente narrative, mungese tensioni dhe perqendrimi te veprimit pa arritur t`i kapercejne dramat e mepareshme te tij.
“Cuca e maleve” pati nje sukses te bujshem ne Teatrin Kombetar, me regjisor Pirro Manin e cila u dha ne mbi 250 here. Në vitin 1966, drama “Cuca e Maleve” u vu në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës nga regjisori Mihal Luarasi dhe pas suksesit që ajo pati, në vitin 1967, u soll në skenën e Tearit Popullor nga regjisori Pirro Mani. Drama “Cuca e Maleve” ka fituar Çmimin e Republikës të Shkallës së Dytë, në vitin 1972. Bazuar në dramën “Cuca e maleve”, në vitin 1970 u krijua nga bashkëautorët Loni Papa dhe Agron Aliaj libreti i baletit “Cuca e Maleve”. Ky balet me muzikë nga kompozitori Nikolla Zoraqi, u vu në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit Shqiptar nga koreografi Agron Aliaj.

Drama dhe baleti “Cuca e Maleve” janë shfaqur brenda dhe jashtë Shqiperisë
Dramat “Cuca e Maleve” dhe “Marga” janë vlerësuar me çmime kombëtare. Loni Papa eshte autore i 13 dramave. Prej vitit 1970, vazhdoi veprimtarinë e tij si shkrimtar në profesion të lirë. Në vitet 1994-2001 ai krijoi dhe drejtoi shtëpinë botuese “Ardita” ku u botuan vepra të tij, të autorëve të tjerë shqiptarë dhe përkthime nga autorë të huaj. U nda nga jeta në 22 qershor 2018, në Montreal, Kanada. Trupi i tij prehet në atdhe, Tiranë.

Krijimtaria
Drama – Cuca e maleve (1967) ; La fille des montagnes (Botim në frëngjisht i dramës «Cuca e Maleve», 1978); Kalimi në urë (1969); Marga (1971); Një copë rrugë (1976); Gurët e Kreshanës (1976); Zbatharakët (1976); Vëllimi “Gjeniu i marrëzisë” (2003) ku përfshihen pesë drama: “Çafka e detit” , “Arda”, “Vozabërësi Dako”, “Martesa e Lidrës”, “Gjeniu i marrëzisë”. Etiketa e shkulur Baltë dhe bar

Vëllime me poezi – Fillo këngën çifteli (1956); Puthje djalli (1998)

Romane – Fundi i një vjeshte (1985); Megi (2000)

Novela – Guri (1958); Duar dhe baltë (novela, 1969)

Letërsi për fëmijë – Historia e maçokut, (vjersha për fëmijë, 1957); Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur (novelë, 1964, 1993, 1997); Miu që hëngri macen (novelë, 1974, 2003); Gishto Trimi (novelë, 1978, 1999) ; Rosat e Eglës (rrëfenja, 1984); Hundëçipët dhe mbreti Kuku (novelë, 1993, 1997); Përralla fluturuese (rrëfenja, 1994) ; Kënga e mjellmës (rrëfenja, 1995, 1997); Gomari mendjehollë (1995); Tri motrat (rrëfenjë, 1996); Floçka Ardë (rrëfenjë, 1997) ; 7 drama dhe komedi për fëmijë (2004) ku përmblidhen: “Laura dhe vëllezërit”,“Motrat”, “Lojë luftash”, “Fyelli magjik”(komedi), “Bariu dhe Dhëmbëhekuri”, “Gëzofi i Erlës”, “Dac Maçi” (komedi).

Shkrime letrare dhe publicistike – Thërrime nga jeta e një poeti (kushtuar Migjenit, Revista nëntori, nr. 8, 1962); Kujtimi i ditës së parë (Zëri Rinisë, 9 mars 1963); Legjendë kasollesh (Zëri Rinisë, 14 tetor 1964); I humburi i maleve (Zëri i Rinisë, 31 tetor 1964); Bukuri e dhimbëshme (Zëri i Rinisë, 13 maj 1967); Paradoksi (kushtuar Artistit të Popullit Kadri Roshi, Revista Ylli, 1968); Druri që këndon (Revista nëntori, nr. 3 1978); Metafora dhe uni i një poeti (kushtuar Dhimitër Minos, poet dëshmor 22-vjeçar, Revista nëntori nr. 9, 1986); Këmisha e turpit (Zëri Rinisë, 12 dhjetor 1986); Mesazhi filozofik (Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1987); Vegim (kushtuar Artistit të Popullit Serafin Fanko, Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1988); Eja, moj, ka ardhë Kola (kushtuar dramaturgut Kolë Jakova, Revista Skena dhe Ekrani, nr.3, 1988); Në jetën e dytë (kushtuar aktores Marie Logoreci, Revista nëntori, nr. 8, 1988)

Radiodramatizime
Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur, Loni Papa – Radio Tirana; Tri Motrat, Loni Papa – Radio Tirana; Aventurat e Hakelberi Finit – bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autorit Mark Twain, titulli origjinal (The Adventures of Huckleberry Finn) – Radio Tirana; Pesë fëmijë dhe xhuxhi i rërës- bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autores Edith Nesbit – titulli origjinal (Five Children and It) – Radio Tirana; Dhëmbi i Bardhë – bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autorit Jack London- titulli origjinal (White Fang) – Radio Tirana

Skenarë filmash vizatimorë – Gishto trimi – Kinostudioja “Shqipëria e Re”, 1979 ; Iriqi dhe dhelpra – Kinostudioja “Shqipëria e Re”, 1981

Cmime e tituj
Drama “Cuca e maleve” – Çmimi i Republikës i Shkallës së Dytë, 1972.
Drama “Marga” – Çmimin i parë në Konkursin letrar – artistik të njëzetepesëvjetorit të çlirimit të Atdheut, 1969 / Urdhëri i Punës së Klasit të Dytë për pjesëmarrjen aktive si gazetar në veprat kombëtare “Hekurudha Rrogozhinë – Fier” dhe “Rruga e Dritës Kukës – Peshkopi”.
“Qytetar Nderi i Lushnjës” -Këshilli bashkiak i Qytetit të Lushnjës, 2006

 


_______________
Referenca: Wikipedia
Publikuar me pare ne faqen Kinematografia Shqiptare ne Facebook ne mars 2020.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here