Loro Kovaçi (1903-1966), veteran i aktrimit shqiptar!

0
2984

Loro Kovaçi (1903 – 1966)
Aktor veteran, i brezit nismetar te teatrit shqiptar dhe kinematografise.

Lindi në Shkodër më 30 gusht 1903. Aktor i brezit nismetar i teatrit dhe kinematografisë, i cili per kontributin e dhene mban me plote merita titullin
“Artist i Popullit”.

Mësimet fillore i kreu në shkollën e drejtuar nga Jezuitët në Shkodër (1916-1918) dhe me pas per dy vjet , 1921-1923 do te shkoje per te studiuar zanatin e rrobaqepësit në një shkollë në Innsbruck, Austri. Mbasi kthehet në vendlindje fillimisht ushtroi zanatin e rrobaqepësit. Debutimet e tij të para në teatrin amator datojnë rreth vitit 1919, në disa pjesë të organizuara dhe të drejtuara nga shoqëritë kulturore Bogdani (1923-1926), “Rozafat” dhe “Vllaznija”. Ne keto shoqeri amatore luajti disa pjese shqiptare dhe te huaja, ku madje me vone arrin te krijoj edhe nje grup teatror me vete. Ne aktivitetin e tij me keto grupe, si aktor amator i numerohen rreth 100 role, 60 prej te cilave ne shoqerite “Bogdani”.

Nje nder rolet me te spikatura ne v. `30 te interpretuar nga ai ka qene roli i Skenderbeut ne dramen “Kthimi i Gjergj Kastriotit: Skenderbeu ne Kruje” i Henrik Lacaj nga shoqeria “Rozafat”, shfaqje e cila u dha edhe ne Tirane ne kinemane e kohes “Nacional” , me rastin e 25 vjetorit te pavaresise duke patur nje sukses te madh. Duhet permendur qe ne kete shfaqje ku interpretonin edhe emra te tjere qe do te behen me vone te mirenjohur si Gjon Karma e Pjeter Gjoka, ishte i pranishem edhe Mbreti Zog. Sidoqofte te njejtin rol ai do ta luante 25 vjet me pas ne Teatrin Kombetar ne shfaqjen e titulluar tashti “Trimi i mire me shoke shume” ne v. 1961 te Sulejman Pitarkes “Artist i Popullit” .

Gjatë pushtimit të Shqipërisë dhe ne periudhen e Luftes se II-te Boterore, Loro Kovaçi braktisi pothuajse të gjitha shfaqjet dhe veprimtaritë e tjera artistike, duke punuar kryesisht në rrobaqepësi.

Pas nje pervoje te gjate ne teatrin amator, ne 1 shtator 1946 se bashku me emra te tjere te shquar si Pjeter Gjoka, Besa Imami, Gjon Karma, Violeta Manushi i bashkohet Teatrit te Ushtrise duke interpretuar shfaqje te ndryshme per rreth 1 viti. Ketu ben nje deputim te shkelqyer ne dramen “Nen geshtenjat e Prages” .

Karriera si aktor profesionist e Loro Kovaçit filloi më 1 shtator 1946, në “Teatrin Profesionist te Shtetit”. Performanca e parë e tij si aktor profesionist është në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës.

Do te dallohet me vone edhe ne shfaqje te tjera, po ne Teatrin Popullor si : “Halili dhe Hajria” (1950) te Kole Jakoves ne rolin e Bejtash Syles; “Rrenjet e thella” (1948) te James Gou ne rolin e senatorit Levington; “Gubernatori i provinces”; “Karakteri moskovit”; “Otello” (1953) ne rolin e Otellos ; “Revizori” te Nikollai Gogol; “Intrige dhe dashuri” te Shilerit ne rolin e presidentit Von Valter ne . 1957 ; “Procesi i Ljapcingut” (1955) ne rolin e Geringut; “Armiqte” (1956) te M. Gorkit ne rolin e Zahar Bardinit; “Oret e Kremlinit” , “Hamleti”; “Mbreti Lire” te Shekspirit etj, duke shfaqur nje pershtatshmeri per te interpretuar figura historike, epike e heroike, vlera qe i jepnin aktorit nga tonaliteti i zerit , qendrimi impozant dhe portreti i tij.

Keto veti vihen re ne shfaqjen epiko-historike “Shtate shaljanet “ te Ndreke Luces “Artist i Popullit” interpretuar ne v. 1958 ne rolin e Marash Polit.
Aktorit Loro Kovaci do t`i numerohen gjithsejt 74 role ne Teatrin profesioniste.
Ndër rolet që më shumë kanë mbetur në kujtesën e publikut shqiptare janë; Tuç Maku tek “Toka jonë” dhe Bejtash Syla tek “Halili dhe Hajrija”, drama këto të shkrimtarit dhe dramaturgut Kolë Jakova.

Me rolin e Tuc Makut arrin ne kulmin e tij artistik me krijimin e nje njeriu tinzar dhe dredharak me nje egersi dhe urrejtje te fshehte qe te vret pas shpine. Ne rolin e Otellos tek shfaqja klasike e “Otello” te Shekspirit interpretuar ne v. 1953, nen regjizuren e rusit Kricko, ai do te arrije nje tjeter nivel te larte artistik ne aktrim, ku interpreton me mjeshteri njeriun fisnik disi naiv, te vrazhet , te gerryer nga xhelozia, nje viktime e mjedisit hipokrite.

Ne rolin e Klaudit ne tragjedine Shekspiriane tek “Hamleti” (1960) Loro Kovaci paraqet nje figure ne nje forme pergjithesisht brutale, ambicjes se pafre dhe ankthit qe e pushtonte personazhin para dhe pas krimit te vellavrasjes.

Aktori Loro Kovaci spikati edhe ne disa role me tipare komike duke nxjerr ne pah cilesi te vecanta persa i perket humorit dhe sarkazmes. Keshtu psh figura e prefektit Anton Antonivic` dhe ajo e gjykatesit Ljapkin Tipkin ne komedine “Revizori” te Gogolit ne v. 1952. Ne rolin e Panteleones ne “Sherbetori i dy zoterinjve “ (1955). Roli i fundit në skenën e Teatrit Kombëtar është ai i kolonelit italian në dramën “Tri të shtëna pushke” të Ibrahim Uruçi.

Loro Kovaçi nderroi jete në Tiranë më 16 korrik 1966, nga një sëmundje në stomak. Në vitin 2002, aktori dhe regjizori i njohur Lec Shllaku i ka kushtuar një monografi me titull “Loro Kovaçi 1903-1966”.

Në vitin 1961 ai u nderua me titullin “Artist i Popullit”.
Rruga Loro Kovaçi në Shkodër mban emrin në nder të tij.

Loro Kovaçi ka luajtur edhe në disa filma artistikë, si:
Skënderbeu (1954), Fëmijët e saj (1957), Furtuna (1959), Debatik (1961), Detyrë e posaçme (1963), Toka jonë (1964), Komisari i dritës (1966).

Role te tjera te aktorit shkodran ne teater (amator & profesionite):
Mehmet Begu ne “Mustafa Pasha i Shkodres” (1923);
Sokol Toma tek “Oso Kuka (1924);
Duka tek “Guiskardi i Piemontit” luajtur ne “Bogdani”;
Mikele Tavalocini tek “Lutrencia dei Medici”;
kryegjenerali tek “Artoksersi” (1934);
Ksersi tek “Themistokliu” (1932);
Leke Dugagjini tek “Dy princa per nje vashe” (1938) nga Henrik Lacaj;
kapiteni i marines tek “Kasollja e xha Tomes” (1928) interpretuar ne teatrin “Rozafat” ;
Moisiu tek “Moisiu i Dibres” (1937) po te Henrik Lacaj;
Mu Zhen Zhnji tek “Vajza me floke te thinjura” (1955);
Kristovi tek “Ne anen tjeter” te A. Bajramovit
Bajram Curri “Dragoi i Dragobise” (1960) te Xhemal Brojes
Dhimiter Fari tek “Artani” (1962)
Glosteri tek “Mbreti Lire” (1965) te Shekspirit
Pjese te tjera kane qene edhe : “Komploti i te denuarve”; “ Zeri i Amerikes” ; “Besa”; “Njeriu me vullnet te mire”; “Qengji i terbuar”; “I cuditshmi” ;”Mashenka”; “Ne tufan”; “Njeriu me pushke” ; “Doktor Meksi”;

____________________________________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua per here te pare ne korrik 2014, dhe u rishikua ne vitet vijues.
Referenca: “Loro Kovaci” Biografi-Lec Shllaku Biblioteka Shkodra “Camaj-Pipa”2002; “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 239-240; “60 vjet Teatri Kombetar” 1945 – 2005 / f. 46.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here