Skenarist, publicist, studiues e diplomat.
U lind ne Tirane me 5 janar 1952. Ka kryer studimet ne Universitetin e Tiranes ne degen e gezetarise . Ne vitin 1972 filloi pune ne byrone e skenareve prane Kinostudios si redaktor. Mbasi shkroi dhe redaktoi disa tekste te kinoditareve u aktivizua gjeresisht ne shkrimin e skenareve te filmave kronikale, dokumentare, artistike dhe vizatimore. Ka shkruar keshtu rreth 20 skenare per filmat dokumentare duke filluar qe nga viti 1974 ; afro 10 skenare per filmat vizatimore dhe 4 per filma artistike . Nder filmat dokumentare bej ne pjese: “Ne gjurme te nje tradite” – 1975 / “Ne Llogaj rreze alpeve” – 1976 / “Ishte dikur nje legjende” – 1976 / “Ku burojne melodite” – 1980 / “Ne gjurmet e nje historie” -1983 / “Kur flasim per poezine” – 1984 / “Vergmalet e eposit” – 1984 / “Deshmitari” (bashkeautore) – 1987 / “Deshmitari i dy epokave” – 1988 / “Ju pershendes” – 1988 etj.
Nder skenaret e filmave vizatimore bejne pjese: “ Kau dhe ujku” – 1980 / “Zemerimi i shkronjave” – 1981 / “Dy gostite” – 1982 / “Ilira” – 1983 etj. Ndersa ne skenaret e filmave artistike bejne pjese: “Vajzat me kordele te kuqe” – 1978 / “Deshmoret e monumenteve” – 1988 / “Pranvere e hidhur” -1985 / “Nje jete me shume” – 1986 etj. Nje kohe relativisht te gjate punoi si zevendes drejtor dhe udheheqes artistik i Kinostudios . Eshte marre vazhdimisht me kritike duke botuar shume shkrime ne organet e ndrshyshme te shtypit per kinematografine shqiptare dhe boterore. Ne vitin 1989 kaloi prane Ministrise se Puneve te Jashtme dhe prej andej si i ngarkuar me pune ne Ambasaden Shqiptare ne Paris France . perkohesisht u shkeput nga veprimtaria diplomatike dhe u muar me pune studimore ne Paris duke bere shume shkrime dhe boatuar tre libra. Ne vitin 1997 u caktua Ambasador i Shqiperise ne France.
Janar 2021
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 338