“Luga” e Panenkës!

Poeti Panenka

0
580

Poeti Antonin Panenka!

20 Qershor 1976. Në finale, fituesja e Europianit 1972 dhe Mondial-it 1974, Gjermania Perëndimore dhe Çekosllovakia (asaj kohe). Pas kohës së rregullt dhe asaj shtesë, 2-2, gjendemi tek penalltitë. Në fakt, do të jetë hera e parë, në finalet e një kompeticioni ndërkombëtar, që, pas kohës shtesë, fituesja do të dalë nga ekzekutimi i penalltive. Çekët i kanë realizuar të katra penalltitë. Uli Hënes i gjermanëve gjuan jashtë penalltinë e katërt për ekipin e tij. Do të duhet të gjuhet penalltia e pestë për Çekosllovakinë dhe, të shpallet fituese ose, ti jepet një mundësi tjetër gjermanëve. Përballë portierit më të mirë në botë, sulmuesi çek Antonin Panenka. Europa mban frymën! Llogjikisht, presioni është i madh për ekipin “outsider” të Çekosllovakisë. Arbitri i fryn bilbilit. Panenka merr vrull për të gjuajtur topin. Pa prekur topin këmba e tij, Majer hidhet në krahun e vet të majtë dhe, në të njëjtën kohë, ai, Europa, Bota shohin topin të përshkojë ngadalë në formë parabole distancën e 11 metrave për të përfunduar në qendër të portës, në rrjetë. Çekosllovakia është Kampione e Europës! Një gazetar francez, i mrekulluar nga ekzekutimi i Panenkës, në delir e quan atë… “Poet”! Kështu u quajt për herë të parë Panenka pas penalltisë. Po të ndjekim llogjikën e francezit, në stadiumin “Crvena Zvezda” të Beogradit, sapo ishte krijuar një poezi e famshme! Në të vërtetë ajo penallti, ka mbetur në histori jo si një poezi. Në Brazil quhet “Cavadinha – Gërmim i vogël”. Në Argjentinë e në shumë shtete të tjera të Amerikës së Jugut, quhet “Picado – Penallti xhepi”. Në këtë pjesë të botës ku jetojmë ne, Europë, quhet “Luga”!

Jeta pas penalltisë

Panenka, natyrisht hyri në histori (ndonëse besohet se “babai” i penalltisë “Lugë” cilësohet të ketë qenë uellsiani Billy Meredith). Sepp Majer, ishte e thënë të ishte protagonist në dy nga penalltitë më të famshme që njeh historia e futbollit. Atë të Neeskens dy vite më parë duke u bërë gjermani i parë që preku topin (duke e nxjerë nga rrjeta)  në finalen kundër Hollandës, tre minuta pas fillimit të saj dhe asaj të Panenkës! Gjermanisë, asaj kohe Perëndimore, i u privua mundësia të bëhej i parë ekip që të fitonte tre turne rresht,  Europian – Botëror -Europian, gjë të cilën e arriti Spanja 36 vite më pas, 2008 – 2010 – 2012. Nga ana tjetër, gjermanët nxorrën aq mirë mësim prej dështimit, sa që, që prej asaj mbrëmje të 20 qershorit 1976 e deri më sot, nuk kanë dështuar kurrë më gjatë ekzekutimit të penalltive!  Pas njëzet viteve, Gjermania tashmë një shtet i vetëm, u përball përsëri, në të njëjtën finale, κësaj radhe me Çekinë, disa vite pas ndarjes së kësaj të fundit nga Sllovakia. Ndeshja përsëri vajti në kohën shtesë. Teksa finalja po i afrohej fundit dhe Panenka pati filluar të hyjë në mendimet e tërë Europës që ndiqte finalen, Oliver Bierhof, shënon golin e dytë duke i privuar kësaj radhe Çekisë, mbase një mundësi që mrekullia të përsëritej!  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here