Luiza Mataraku (Osmanlliu) | Profil!

0
279

Luiza Mataraku (Osmanlliu)
Inxhinjere, operatore e zerit ne Kinostudion “Shqiperia e re”

Lindi ne Tirane me 28 gusht 1948. Mbasi mbaroi shkollen e mesme u emerua ne repartin e zerit ne Kinostudio “Shqiperia e Re” si nxenese qe ne vitin 1968.
Nga viti 1971-1972, punon si teknike shkrimi / regjistrimi dhe riprodhim i zerit. Paralelisht kryen me korrespondence studimet e larta duke u diplomuar si inxhinjere ne elektronike. Ne vitin 1979 emerohet si operatore e zerit duke u marre fillimisht me regjistrimin e zerit te kinoditareve e me vone edhe te filmave dokumentare dhe vizatimore.

Ndermjet filmave dokumentare, pervec temave politike mund te permenden
“Ylli i te 13-tave”; “Qyteti i studenteve”; “Kryengritje e medha”; “Shqiperia turistike”; “Femijet tane nje kenge e bukur”; “Po ne ku do te lozim?”; “Informatika”; “Noli yne”; “Vallet e bjeshkeve”; “Veshjet popullore”; “neper liqenjte e veriut”; “Drejt Europes” – 1993; “Xhamia blu” – 1994; “Te burgosurit e galerise” – 1994; “Kardinali i pare shqiptar” – 1995; “Superballkan” – 1998; “Dora d`Istria” etj.

Ndersa per vizatimoret mund te permendim: “Dordoleci”; “Vizatim per nje zog”; “Simfonia e pyllit”; “Per nje kokerr arre”; “Piku me lekure dhelpre”; “Si beri gjeti”.

Ne karrieren e saj si operatore zeri ka edhe regjistrime per disa filma ushtarake te realizuar nga sektori kinematografik i Ministrise se Mbrojtjes Popullore. Ka punuar edhe ne kinemane “Millenium”
___________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 259-260.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here