Majlinda Agolli – Mato (1960 – 2013) | Piktore dhe regjisore e filmit të animuar!

0
862

Majlinda Agolli – Mato (1960-2013)
Piktore dhe regjisore e filmave vizatimore ne Kinostudion “Shqiperia e re”.

Lindi ne Tirane me 1 maj 1960. Kreu shkollen e mesme artistike “Jordan Misja” ne Tirane per grafike. Ben nje stazh per retushiere prane Kombinatit Poligrafik dhe me pas perfundon Insitutin e larte te Arteve po ne Tirane ne degen e piktures grafike. Me 16 tetor 1983 fillon pune ne repartin e filmit te animuar ne Kinostudio “Shqiperia e Re” , (me pas u be AlbaFilm Animacion).

Punoi per disa kohe nen drejtimi n e regjisoreve te tjere si piktore animatore duke realizuar ne vitin 1984 filmin “Trimeri e cuditshme” (bashkeautore) . Filmi i saj i pare si regjisore dhe piktore ishte “Elona dhe dallandyshja” ne vitin 1985 ku dolen ne pah aftesite e saja artistike dhe regjisorjale. Ne vitet 1986-1987 ndoqi paralelisht me punen nje kurs nje vjecar specializimi per regjisore dhe ne vitin 1988 e merr kete titull si regjisore dhe piktore e filmit vizatimore.

Po kete vit, pranohet anetare e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise . Ne vitin 1988 realizon filmin “Keshtu po”, i cili nderohet me medaljen per regjine dhe vizatimet ne Festivalin e 7-te te Filmit dokumentare dhe vizatimore qe u mbyll ne prill te v. 1988. Ndersa vete filmi nderohet me cmim inkurajues . Deri ne vitin 1992 realizon edhe filma te tjere si: “Gjethja” (1988); “Mundi shkon kot” (1988); “Krimbi” (1989); “Zogu dhe hieja e tij” (1992); ky i fundit realizuar me tekniken e celofanit dhe qe merr pjese ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Ankara te Turqise ne v. 1993 dhe po ashtu ne Festivalin e 10-te te Filmit Shqiptar ne maj 1995.

Majlinda Agolli-Mato, nga viti 1993 u muar me pllakate e ilustrime librash si : Pllakati i Javes se Filmit Vizatimore Panorame e Studios 1993, serine e ilustrimeve “Yllka ne boten e fantazise dhe realitetit”, ilustrime te librit me fabula per femije “Miu i qytetit dhe miu i arave”.

Ne vitin 1995 fillon pune ne Galerine Kombetare te Arteve ne Laboratorin e Restaurimit, ku faktikisht kreu edhe nje kurs per piktore restauratore. Ajo ka bere restaurimin e pjeseshem te mbi 50 veprave si dhe restaurim te plote te disa veprave te Galerise, bashkeautore ne restaurimin e 6 tabllove te Pallatit te Brigadave , Zeusi, Diana, Merkuri, Apolli, Marsi, Venusi te piktorit italian Pietro Da Cartona. Per tu permendur edhe restaurimi i disa ikonave dhe disa posterave.
Majlinda Agolli-Mato, u be shefe e laboratorit te konservimin dhe restaurimit te kesaj Galerie, ajo shkoi ne Paris per te restauruar vepre emblematike te Kole Idromenos “Nena Tone”. Nderroj jete ne qershor 2013.

Publikuar me pare ne Facebook – Shtator 2019

___________________
Kinematografia shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Na ndiqni edhe ne :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here