Majlinda Bërxolli | Profil!

0
1927

Majlinda Berxolli
Aktore, formuluese muzike.

Lindi ne Tirane me 13 maj 1958 ku kreu edhe shkollen e mesme artistike Jordan Misja ne degen e muzikes. Synimi i saj ishte te behej pianiste por jeta i jep asaj nje drejtim tjeter, duke u bere njëra ndër formulueset më në zë të ish- Kinostudios, dhe që jetën artistike e filloi me interpretim ne filmin “Pranverë në Gjirokastër” (1978).

     
     

Fillon te punoje ne Kinostudio me 13 shtator 1980 ne sektorin e montazhit si formuluese muzike. Mbasi punon ketu per nje kohe te gjate ne nje numer te madh filmash kronikale e dokumentare, aty nga viti 1985, merret edhe me montimin e sinkronizimin e zhurmave dhe efekteve te ndryshme zanore ne rreth 15 filma artistike, gjate periudhes kohore 1985-1990. Filmi i parë, si formuluese muzike, ka qenë “Intendenti”.

Nga keto filma mund te permendim: “Melodi e panderprere” (1985); Te mos heshtesh” (1985); “Binaret” (1987); “Kemishet me dyll” (1987); “Hetimi vazhdon” (1988); “Ngjyrat e moshes” (1990) . Majlinda ka interpretuar madje edhe ne filmin “Pranvere ne Gjirokaster” (1978).

Majlinda ka patur lidhje te hershme edhe me RTSH-ne, qe kur ishte ne Lice dhe ndërkohë mbulonte emisionet e fëmijëve në radio dhe televizion.
Largohet nga Shqiperia mbas vitit 2000 për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj, i cili ndërkohë punonte në Itali. Pas rikthimit nga Italia, ne vitin 2010 fillon te punoje në të njëjtin profesion, në RTSH, nga ku per 4 vite (2014) ka punuar disa filma të “Mjeshtrit të Madh“ Kujtim Gjonaj dhe në RTSH në filma dokumentarë me tematika të ndryshme si edhe në mjaft emisione televizive.

Ndër të parët dallohen filmat për 100- vjetorin e Pavarësisë si edhe një seri filmash për personalitete të shquara të historisë dhe aktualitetit shqiptar, siç është edhe filmi “Sa kam shpirt, kam shpresë” i “Mjeshtrit të Madh” Esat Teliti, kushtuar intelektualit të shquar Jani Basho. 

U publikua me pare ne faqen Facebook ne maj 2020
____________________
Kinematografia shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / f.45 si dhe nje interviste e vete autores dhene ne v. 2014.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here