MARGARITA XHEPA | IKONË E AKTRIMIT SHQIPTAR!

0
2142

Margarita Xhepa është një Ikone e Kinemase Shqiptare, një nga zonjat e mëdha të teatrit shqiptar. Eshte nderuar me titullin me te larte “Artiste e Popullit”

Lindi më 2 prill 1934 në Lushjne, qytet, ky, i cili ka nxjerre artiste ne te gjitha fushat e artit si: Vace Zela, Vath Koreshi, Ilia Shyti, Kristaq Dhamo, Ferial Alibali, Visar Zhiti, Pavlina Mani dhe te tjere. Ka qene nje vajze e vogel kur plejada e artisteve te teatrit dhe te skenes si Kujtim Spahiovogli, Kadri Roshi, Naim Frasheri, Pjeter Gjoka,Loro Kovaci ishin ata qe ngacmuan endrrat e Margarita Xhepes vite me pare. Dhe kjo beri qe ajo te mos ndahej nga arti. Artistja e popullit Margarita Xhepa ka nje hapesire te gjere rolesh ne skenen e Teatrit Kombetar dhe ne kinematografine shqiptare.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës.
Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek “Cuca e maleve” (Loni Papa), Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) etj.

 

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III”, të Shekspirit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), Shejla tek “Morali i zonjes Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuor edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët”, me I. Muçajn e K. Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”, me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”, me P. Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me S. Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”, me Gj. Xhuvanian “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Në vitin 1997 interpretoi ne filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa me Çmimin e Nderit.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Filmografia
1. Në kërkim të kujt (2011), serial
2. Tingulli i heshtjes – (2010) telenovela
3. Pallati Nr 7 –
4. Kronikë provinciale – (2009)
5. Ne dhe Lenini – (2008) – Elisabeta Bali
6. I dashur armik – (2004) – Gjyshja
7. Mirupafshim – (1997)
8. E diela e fundit – (1993) – Bashkeshorte
9. Një djalë edhe një vajzë – (1990), mesuese Kristina
10. Vitet e pritjes – (1990) – .Nëna
11. Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
12. Pranvera s’erdhi vetëm – (1988) – Nëna e Irenës
13. Misioni përtej detit – (1988) – Kristulla,bashkëshortja e Andreas
14. Rrethi i kujtesës – (1987) – Tefta
15. Dhe vjen nje dite – (1986) – Bashkeshortja e Zenunit
16. Fillim i vështirë – (1986) – Mjekja,Drejtoresha e Ambulancës
17. Gabimi – (1986) – Mesuesja
18. Gurët e shtëpisë sime – (1985) – Lilo Mertiri
19. Militanti – (1984) – Nena e Visarit
20. Apasionata – (1983) – Nena e Arturit
21. Dora e ngrohtë – (1983) – Nena e Besimit
22. Shokët – (1982) – Nena e Gencit
23. Dita e parë e emrimit – (1981) – Drita
24. Me hapin e shokëve – (1979) (TV) – Vera nena e Gonit
25. Dollia e dasmës sime – (1978) – Nena e nuses
26. Gjeneral gramafoni – (1978) – Bashkeshortja e nenprefektit
27. Koncert në vitin 1936 (1978) – Eleni
28. Dimri i fundit – (1976) – Shanuja
29. Pylli i lirisë – (1976) – Katerina Zaka,nëna e Vlashit
30. Tokë e përgjakur – (1976) Sandra,bashkëshortja e Mitit
31. Gjurma – (1970) – Bashkeshortja e Artanit
32. Vitet e para – (1965) – Zyraka Minga

TEATER
04/03/1952 — “Revizori” e Nikollaj Gogolit – (Ana Andrejevna)
03/11/1957 — “Orët e Kremlinit”e N. Pogodin
03/02/1958 — “Majlinda” e Xhemal Brojës. – (Majlinda)
21/06/1958 — “Mashenka” e Afigenovit – (Mashenka)
21/03/1959 — “Në anën tjetër” e Baranov
24/06/1960 — “Hamleti” e Sheksipirit – (Ofelia)
02/04/1961 — “Djali plangprishës” e E. Rane
22/06/1961 — “Dhelpra dhe rrushtë” e Guilherme Figueiredo – (Klea)
27/11/1961 — “Trimi i mirë me shokë shumë” e Sulejman Pitarkës ( Artist i Popullit)
27/09/1962 — “Morali i zonjës Dulska” e Zapolskës – (Shejla)
09/01/1963 — “Qeni i kopështarit” e Lope De Vegës- (Marsela)
23/01/1964 — “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorrës
27/04/1964 — “Xhaxha Vanja” e A. P. Çehovit – (Lena)
30/07/1965 — “Mbreti Lir” e Shekspirit- (Vajza e Dytë)
29/06/1966 — “Tri të shtëna pushke” e Ibrahim Uruçit
07/03/1967 — “Cuca e maleve” e Loni Papës- (Filja)
17/09/1967 — “Toka e zjarrtë” e Drita Agollit
04/03/1968 — “Muri i madh i pakapërcyeshëm” e Xhan – Huan
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit
30/10/1971 — “Viti ’61” e Fadil Paçramit
24/01/1973 — “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit
07/03/1974 — “Toka jonë” e Kolë Jakovës
18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës
11/05/1976 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës.- (Dafina)
18/03/1979 — “Luiza Miler” e Shilerit –(Ledi Milford)
25/10/1980 — “Vizita e inspektorit” e Pristlit – (Zonja Bering)
16/10/1981 — “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës. – (Ija)
12/11/1983 — “Përballë vetes” e Ruzhdi Pulahës – (Nëna)
21/03/1984 — “Prometeu” e Viktor Eftimiut
26/10/1985 — “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Piro Manit ( Artist i Popullit)
25/05/1986 — “Vdekja e një komisioneri” e Artur Milerit – (Zonja Lomen)
12/09/1987 — “Romeo e Zhulieta” e Shekspirit
16/02/1989 — “Kush e solli Doruntinën” e Piro Manit ( Artist i Popullit)
dhe Edmond Budinës – (zonja Meme)
— /09/1992 — “Rikardi i Tretë” e Shekspirit – (Mbretëresha Margaret)
14/05/2005 — “Si e mposhta Musolinin” e Aqif Mulliqit
25/12/2008 — “Trojanët” e Euripidit
27/03/2010 — “Elektra” e Sofokliut – (Dado)
Te tjera shfaqje: “Besa e vëllait të vdekur” – (Doruntina) ; “Edipi” i Sofokliut; “Gjashtë vjet shtatzënë”
“Mbretëresha e bukur”; “Mjellma” e Çehovit” – (Nadjezhna); “Mysafiri i mallkuar” – (Gruaja e çuditshme); “Të harruarrit” –

Çmime e Tituj
“Artiste e Popullit” – “Nderi i Kombit” – “Mjeshtre e madhe e Artit”
22 Janar 2007 – “Qyteare Nderi” e Qytetit të Strugës.

2007 – Çmimin Special për interpretimin e rolit të Nadjezhnës tek monodrama “Mjellma” e Çehovit.

1997 – Çmimin e Nderit për interpretimin e saj në filmin “Mirupafshim”
në Festivalin Ndërkombëtar te Filmit Mesdhetar të zhvilluar në Selanik, Greqi në vitin 1997.

Çmimin e Parë për interpretimin e rolit të për rolin e Kleas tek “Dhelpra dhe rrushtë” e Ezopit në Festivalin e Parë të Teatrove.

____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne vitin 2013 ne faqen Kinematografia Shqiptare – Facebook dhe rishikuar here pas here ne vitet vijues.
Referenca: Web. Gazeta Shqiptare online dhe Forume te ndryshme 2002 – 2013. 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here