Marie Logoreci (1920-1988) | Aktori dhe Personazhi

0
2121

Aktori dhe Personazhi | Marie Logoreci – “Lokja”
23 shtator 1920 – 19 qershor 1988

Kole Jakova: “Loken, e kam shkruar apostafat per Marien.

Ajo mban me plote merita titullin me te larte per nje aktore, “Artiste e Popullit”. Ikone e pavdekshme e skenes shqiptare. Simboli i Lokes, gruas nene te veriut. Regjisori i madh Pirro Mani do e quaje ate si nje personifikim i Epikes. Ndersa kolegia e saj aktorja tjeter Drita Pelinku e ka quajtur “Artistja qe misheron vlerat morale te gruas shqiptare”.

Historia e teatrit njeh aktore qe jane cilesuar dramatike, ashtu sic njeh aktore te tjere qe jane percaktuar komike, lirike, tragjike etj. Aktoret dramatike kane dicka te perbashket, ashtu sic kane dhe aktoret komike e lirike, ndaj zbulimi i asaj qe eshte personale tek Marie Logoreci do te ishte pikenisja me e sigurte per te vleresuar ate qe e ben Marien te jete e vecante, vetvetja dhe jo dikush tjeter.

Kush e ka pare e nuk u emocionua, nuk fshiu nje lot te fshehte nga interpretimi i saj. “Toka e jone” drama nga e cila doli personazhi i Lokes e pati premieren me 1 maj 1964, ne Kinemate e qytetit te Shkodres. Karakteri dramatik i figures se Lokes, bart disa drama te fuqishme, te cilat Maria i zbulon, i perjeton dhe i shpreh ashtu sic di t`i shprehe vetem ajo dhe askush tjeter ne kete rol. Shpreh dramen e nje gruaje te ndershme qe vuan dramen e gruas se perdalur, kurdisur gjithcka nga Tuc Maku; dramen e dhimbjes se divorcit me femijet e saj dhe, dramen e tokes, te prones se rrembyer nga Tuc Maku .

Dramaturgu me i madh shqiptar, autori i kesaj drame, Kole Jakova (1916-2002) e pershkruan keshtu aktoren e madhe Marie Logorecin qe diti me realizem te misheroje nje personazh si ai i Lokes, dhe te tjerave gra malesore si nene Prenda e verber (Cuca e Maleve); Gjelina (Permbytja e madhe).

* * *
Ata qe e njohn nga afer Marie Logorecin, sidomos ne lidhje me punen ne skene, ndjejne nje dhimbje krenare tani qe ajo nuk eshte mes nesh. Sa me teper kohe te shkoje, aq aq me shume do te rritet figura e saj si aktore, aq me teper do te kujtohen rolet e saja te paperseritshme.

Si u clirua Shqiperia, mua me emeruan drejtor te te parit teater shteteror shqiptar. Teatri asokohe nisi punen me aktore partizane, te ardhur nga mali, si Besim Levonja, Anton Pano etj., amatore te qyteteve te ndryshme te vendit, te dashururar pas artit e skenes, qe kishin luajtur edhe me pare si Loro Kovaci, Mihal Popi, Mihal Stefa, Xhevat Serezi, Gjon Karma. Vec ketyre, ne teater kishim edhe vajza te reja si Behije Cela, Marta Burda, Liza Vorfi. Problemet e teatrit ishin te shumta dhe te veshtira. Aktore si Mihal Popi, Kadri Roshi dhe ndonje tjeter kishin vetem…4 klase fillore, kurse Besim Levonja nuk kishte qene kurre ne shkolle. Ndaj duheshin mbushur boshlleqet.
Ne kete kohe u shfaq Maria e cila ishte kengetare ne Radio Tirana. I thashe asaj qe duhet te vish ne teater.

– Po mua me pelqen te kendoj – m`u pergjigj.
– E po mire, here pas here edhe do te kendosh. Ketu kane ardhur edhe Behije Cela dhe Liza Vorfi qe kendonin ne Radio.
– Do te mendohem njehere – tha ajo.

Keshtu Maria erdhi e u fut ne ansamblin tone. Regjisoret Pandi Stillu e Sokrat Mio, qe e moren ne prova thane fjalet me te mira. Skena per Marien nuk ishte e panjohur. Ne nje pjese te huaj, Maries iu dha roli kryesor, bashke me Naim Frasherin. Suksesi i te dyve qe i madh. Marie u paraqit shkelqyeshem ne kete rol te pare ku edhe u afirmua si aktore me merita.

Simbas informacionit qe di , ajo nuk vajti me te kendonte ne Radio.
Me pas ajo interpretoi edhe role te tjera, ne te cilat u dallua gjithnje e me teper. Kam parasysh rolin e Fatimes, magjistares ne dramen “Halili dhe Hajria”. Loja e saj me partner Naim Frasherin ishte ne te vertete dicka e rralle. Qeshja e saj dhe e Loro Kovacit si dhe sjellja e tyre revoltonte edhe vete aktoret ne studio jo me shikuesit kur u shfaq ne skene.

Maria shkelqeu jo vetem ketu, por ne cdo rol, si tek Shekspiri, ne dramen spanjolle etj. Qe kur po shkruaja draman “Toka e jone”, mbaj mend se si Loke parafytyroja Marie Logorecin. Vetem Marie, mendoja, mund ta luaje si duhet ate rol. Regjisori Pandi Stillu e pranoi mendimin dhe ajo e mori rolin me gezim te madh. Ajo vec provave qe bente ne studio punonte edhe ne shtepi deri naten vone. Pas disa ditesh me tha:
-Ti po me cmend. Naten e diten nuk m hiqet nga mendja figura e Lokes. Perpiqem ta largoj, por nuk mundem….Kam filluar ta dua me gjithe shpirt!

Premiera e kesaj shfaqje qe me te vertete nje ngjarje e shenuar. Lokja, kjo nene e dhimbshme, e ndershme dhe krenare e rrembeu shikuesin qe me ardhjen e saj ne skene….
Me sa dhimbje, me sa fisnikeri e trimeri therriste ajo kur merrte vesh vrasjen e te birit: “Askerkush nuk guxon me qa sonte ne shtepine time”. Nga keto fjale platea e tronditur levizi. Atyre i mbusheshin syte me lot. Ajo bente sallen te rrenqethej.
Fjalet: “Te faleminders o Murrash per gjithcka bane, per nderin e shtepise, per nanen tande, per vella e moter dhe per bujqit shoket e tu”. Keto fjale, kjo skene, me kane mbetur te skalitura ne mendje dhe ne zemer. Eshte e vertete ajo qe thone: “Ti Kole, shkrove nje Loke, Maria e misheroi nje Loke”.

Roli i Lokes hyri ne fondin e arte te teatrit tone, si nje nder kulmet e interpretimit aktorial. Maria gjithashtu u dallua si nje aktore me potence edhe ne dramen e Loni Papes, “Cuca e Maleve” ne rolin e nenes se Cuces, Prenden e verber. Plaka e verber flet e te trondit edhe me qendrimin e saj. Maria ishte nje njohese e thelle e shpirtit te popullit. Edhe kjo figure mbetet e pashlyer. Por nena e Cuces nuk eshte Lokja. Maria dinte te shkeputej nga figurat e krijuara prej saj dhe te mos perseris vetveten. Ajo, nene Prenda, ne te vertete eshte nje grua malesore, por nje nene tjeter.

Nje tjeter figure e krijuar nga Maria ka mbetur e pashlyer ne kujtesen e shikuesve edhe nene Gjela ne dramen “Permbysja e madhe”. Ketu vec te tjerave do te vihej ne dukje edhe nje merite tjeter e Marie. Ajo fliste me sjelljen e saj edhe kur nuk fliste. Ajo fliste edhe pa folur, duke na mahnitur me qendrimin e saj te heshtur. Sa hynte ne skene ne dramen “Permbytja e madhe” me shkopin ne dore, e veshur me kostumin karakteristik malesoreje te Kurbinit e qendronte mbi ate suke te ngritur, dukej sikur vinte nga Iliria e larget dhe zinte vend aty mes skenes si monument.

Me nje force aktoriale Maria lujati edhe ne rolet e dramaturgjise boterore duke krijuar figura te tjera te pashlyera ne dramat e Shekspirit, Shilerit, Lorkes etj.
Ajo na ka lene nje galeri tipash te skalitur shpesh ne me nyre te paperseritshme. Rolet e saja jane nje shkolle e madhe per aktoret e rinj, te cilet ne interpretimet e roleve te saja do te gjejne nje burim te pashtershem frymezimi.

KOLE JAKOVA

________________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here