Marina Grabovari
Karriera e saj ne muzike i ngjason nje meteori qe te mahnit kur e shikon teksa pershkon qiellin e nje nate te paster te mbushur me Yje!
Ose e ngjashme me thenien e Jul Cezarit : Veni, Vidi, Vinci (erdha, pashe, fitova).
Eshte e datlindjes 1964. Rrjedh nga nje familje qe nuk ka lidhje direkt
me artin edhe pse eshte mbesa e kengetares Aferdita Katundi me nje ze brilant por qe edhe ajo nuk e perfundoi karrieren artistike. Sic e ka deshmuar edhe ajo vete, asnjehere nuk ka dashur te behej kengetare ose te kete lidhje me muziken por mungesa e nje vajze ne shkollen 8 vjecare behet shkaku qe ajo te marre pjese si kengetare ne Pallatin e Pioniereve ne Festivalin e shkollave 8 vjecare, aty ne moshen 13 vjecare. Dhe do te jete kjo dalje ne kete festival shkolle qe do te nderroi rrjedhen e jetes se saj.
Mbas disa angazhimeve ne Pallatin e Pionierit ne kujdesin e mjeshtrit Robert Radoja, Marina fiton te drejten per te ndjekur Liceun Artistik “Jordan Misja” ne degen e rihapur te kantos duke nisur rrugetimin e saj per tu bere nje kengetare profesioniste. Profesoret e saj dhe ata qe e njihnin shpreheshin se Marina ishte nje mexosoprano e mire dhe mund te behej nje kengetare lirike e shkelqyer. Megjithate Marina do te mbaroje studimet ne kete lice ne degen e artit dramatik. Ajo ishte njëra nga protagonistet e festivalit ne vitin 1982 e cila mbas nje periudhe u konsiderua si pasardhesja e Ikones Vace Zela. Por….cuditerisht ajo nuk u pa me.
Eshte ne vitin e 4-te ne Lice kur shfaqet ne skene per here te pare ne Dekaden e majit te Liceut me nje kenge te Avni Mules “Kur kendoj per ty moj Nene”. Do te jete viti 1982 kur kompozitori A. Mula zbulon 18 vjecaren Marina Grabovari e cila me pas do ti bashkohet mikrofonit ne skenen profesioniste.
Vete kompozitori dhe kengetari i shquar Avni Mula do te shprehej:
“Ajo vajze eshte kujtimi me i bukur ne ate copez te jetes sime artistike. Krejt rastesisht u njoha me ate vajze . U mahnita kur degjova te interpretonte me aq shume zjarr. Askujt nuk i tregova per planin tim. E mbajta te fshehte si befasine e festivalit. Madje as Marina vete nuk e ka ditur se do te kendonte ne ate festival deri diten e proves gjysme-gjenerale. E mora ne salle dhe vetem i thashe te degjonte. Marina u corodit kur degjoi te kendonte kengen e saj Luan Zhegu. Vetem ate cast i thashe: po Marine e dashur, ajo qe ti ke kenduar gjithe keto dite do te jete konkurruese ne festival. E hutuar ajo u ngjit ne skene. Te gjithe shikonin me kureshti dhe nuk kuptonin se cfare donte ajo vajze aty. Kur kenga mbaroi dirigjenti si dhe shume te tjere aty ne salle kishin mbetur te mahnitur. Thane se e kenduara e saj ishte nje vullkan…….
Ne tetor te vitit 1982 Radio shpall nje konkurs per zerat e rinj ku Marina merr pjese por nuk perzgjidhet per te qene pjese e festivalit te atij viti.
Megjithate po ate vit fale kembenguljes se mjeshtrit Avni Mula i cili njihte shume mire aftesite vokale dhe interpretative te Marines ajo
vetem 18 vjece, do te marre pjese ne festivalin e 21-të këngës në RTSH duke i mahnitur tere te pranishmit me zerin e saj e madje pa medyshje fiton cmimin e pare me kengen “Nje djep ne barrikade”, ne kundershtim me kontekstin doktrinar të këngës, ajo shkelqen , hijeshia e saj në skenë lanë mbresë të medha tek publikun shqiptar.
Te gjithe kishin mbetur te befasuar nga ky “vullkan” qe shpertheu papritur dhe qe ne kete moment shfaqi premise te behej nje Vace Zela e dyte.
Duhet permendur se kengetarja e talentuar nuk u perfshi ne provat e RTVSH-se dhe u paraqit ne Festival vetem me nje prove gjenerale ne mengjez. Aq ju desh asaj. E kendon me shume pasion kengen e kompozuar nga Avni Mula dhe fjalet qe i kishte shkruar Hysni Milloshi, dedikuar Partise.
Gjashte muaj me vone ne qershor te vitit 1983, kendon kengen “Mesnate” ne Festivalin e pare te Interpretuesve dhe …..papritmas “humbet”.
Mbasi kundershton te marre pjese ne Festivalin e klases punetore te organizuar ne Matalurgjik, Marina, largohet nga skena. Per te justifikuar kundershtine, ajo kishte deklaruar ne zyren e Xhelil Gjonit se do te largohej fare nga kenga. Mirepo me pas ajo do te ndeshet me shume veshtiresi dhe pengesa. Hiqet nga te gjitha eventet muzikore qe do te merrte pjese dhe me pas i mohohet e drejta e studimit ne shkollen e larte ILA ne degen e drames, por megjithate fiton nje te drejte studimi per shkollen e larte te mesuesve dhe te ciklit te ulet ne Shkoder.
Mbas mbarimit te studimeve dergohet me pune si mesuese ne fshatin Thelb (diku rreze Dajtit) per te mos e afruar me prane skenes dhe mikrofonit te kenges. Megjithate e lenduar nga koha ajo mbas 90-tes nuk ka shfaqur asnjehere deshiren, ose me mire te themi nuk ka tentuar vete te jete pjese e festivaleve ose eventeve te tjera muzikore. Evitonte vete cdo kontakt dhe cdo gje qe kishte te bente me koncertet, muziken.
Një pjesë të suksesit në skenë per aq kohe sa kendoj, Marina Grabovari e ka patur nga përkrahja e bashkëshortit te saj, që ishte muzikanti dhe kompozitori i mirenjohur Selim Ishmaku, njeriu i parë që i dha frymëzim për skenën.
Shfaqja e saj e fundit para mikrofonit ishte pjesemarrja ne nje recital te Inva Mules. Aktualisht Marina jeton ne Tirane dhe eshte mesuese ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ,nuk jep muzikë, por punon si mësuese e ciklit të ulët për lëndët e tjera.
___________________
Teksti u publikua per here te pare ne faqen facebook “Kinematografia Shqiptare” qe ne Janar 2015 dhe u rivizitua ne mars 2021