Marko Bitraku (1951 – 2015)
Aktor i mirenjohur teatrit “A.Z. Cajupi” dhe i kinemase shqiptare.
I lindur në Lavdar të Oparit në rrethin e Korçës, pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës.
Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës.
Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” apo rolin e Hajnit në dramën “Franku i V-të” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë “Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit.
Më vitin 2008 ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës “Velloja e bardhë” e Odise Plakut.
Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv “Flamur në dallgë” në vitin 1977.
Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin “Njerëz në rrymë”, rolin e Samiut në filmin “I dashur armik” në vitin 2004 etj.
Interpretimi më i fundit i aktorit Marko Bitraku është në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.
Merr pjese edhe ne telekomedine me seri te Arjan Culicit, “Piruet” apo edhe ne serialin dramatik “Njerez dhe fate” , pikerisht nga ky serial lindi edhe filmi “Ishte kohe per dashuri”.
Nderron jete me 8 Tetor 2015
Kinematografi
1976 — Perballimi
1977 — Flamur në dallgë (Film TV)
1978 — Gjeneral Gramafoni …(xhandar Isufi)
1979 — Mësonjëtorja..(Komandanti i xhandarëve)
1980 — Plumba Perandorit (Film TV)..(Dezertori)
1984 — Kush vdes në këmbë..(Shërbëtori i kuajve)
1985 — Asgjë nuk harrohet..(Selmani)
1986 — Fjalë pa fund… (Apostoli)
1986 — Dasëm e çuditshme. (Asimi)
1988 – Tre vete kapercejne malin
1989 — Njerëz në rrymë..(Rushka)
2001 — Parrullat/Slogans…(Gjini)
2004 — I dashur Armik…(Samiu)
2004 — Ishte koha për dashuri….(Sadik Pali)
2007 — Mao Ce Dun..(Myslimi)
2008 — Dhimbja e dashurisë (Film TV)…
2009 — Kronikë provinciale….
2009 – Lindje-Perendim-Lindje
2011 – Ballkan pazar
Teatër
“Berberi i Seviljes” e Bomarshesë……Don Bazilio
“Franku i V-të” e Dyrrenmat……Hajni
“Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit……….Jovan Bregu
Regjisor
Teatër
2008 — “Velloja e bardhë” e Odise Plakut.
Publikuar per here te pare ne Janar 2013 ne faqen “Kinematografia Shqiptare” (Facebook).
_______________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw