Mbyllen Lojrat e 32-ta Olimpike ne Tokio!

0
1027

GAMES OF THE XXXII OLYMPIAD | TOKYO 2020
23 korrik – 8 gusht 2021
Mbyllen keshtu edhe Lojrat Olimpike te edicionit te 32-te me nje sukses si nga ana e organizimit ashtu edhe ne rrezultate ne kundershtim me pengesat dhe dyshimet qe u shfaqen ne organizimin e kesaj Olimpiade.
Tokio thote : ARIGATO

Fakte, deshmi, shifra:
Motoja e Olimpiades ishte : United by Emotion
205 perfaqesuese te shteteve moren pjese me nje total atletesh prej 11,090.
339 ishte shifra e garave ne 33 sporte (50 disiplina)

Rekorde të shumta botërore dhe olimpike u vendosën në sporte të ndryshme në keto Lojëra.

Disa nga garat ndodhin në kushte jo standarde (p.sh., kanoe), rasti i te cilit nuk ka të dhëna zyrtare, vetëm rezultate “më të mirat në botë” dhe “më të mirat olimpike”.

Ne Atletike u thyen tre rekorde boterore: ne trehapesh per femra (15.67 m) nga Yulimar Rojas e Venezueles; 400 m me pengesa, meshkuj (45.94 sec) nga Karsten Warholm i Norvegjise; 400 m me pengesa per femra gjithashtu (51.46 sec) nga amerikania Sydney Mc Laughlin.

Ciklizmi ne piste pati rrezultate te larta nga ku u thyen 7 rrekorde boterore.

Ne Qitje, 3 ishin rekordet boterore qe u thyen dhe ne 2 gara te tjera u barazua rekordi boteror.

Noti gjithashtu kishte rrezultate te larta ku u thyen 5 rekorde boterore.
Per meshkuj: 100 m delfin (49.71) nga amerikani Caeleb Dressel; stafeta 4x100m e perziere, 3min. 26.78 sec qe u arrit nga SH.B.A;
Per femra: stafeta 4×100 m stil i lire, Australia arriti shifrat rekord: 3.29.69. Stafeta 4×200 m stil i lire (7.40.33) nga skuadra e Kines. 200 m bretkose (2.18.95) nga notarja Shoenmaker e Afrikes se jugut.

Peshengritja realizoi 3 rrekorde boterore per meshkuj nderkohe qe femrat arriten vetem rekorde olimpike.

Shperndarja e medaljeve

Skuadra olimpike e SH.B.A-s doli edhe njehere fituese ndonese suksesin e arriti pikerisht ne diten e fundit te lojrave. Amerikanet i mbyllen garat olimpike duke fituar gjithsejt 113 medalje nga te cilat 39 ari, 41 argjendi dhe 33 bronzi. Ne vendin e dyte u rendit Kina e cila i kryesoj lojrat ne baze te medaljeve te arta te fituara deri ne diten e fundit, por ne fund u pa te kalohej vetem nga 1 medalje ari me pak se rivalet e SH.B.A-se. Nga 88 medalje ne total, kinezet fituan 38 ari, 32 argjendi, dhe 18 bronzi. Sidoqofte skuadra e Kines edhe pse u rendit e dyta u konfirmua si nje superfuqi e madhe ne sport.

Me pas ne vendin e trete u renditen japonezet me nje total prej 58 medaljesh: 27 ari, 14 argjendi, 17 bronzi

Te tjerat (10 me te mirat):
4 – Britania e madhe: 22 ari, 21 argjendi, 22 bronzi me nje total prej 65 medaljesh.
5 – Komiteti Olimpik i Rusise: 20 ari, 28 argjendi, 23 bronzi me 71 medalje ne total
6 – Australia: 17 ari, 7 argjendi, 22 bronzi. Totali: 46
7 – Holanda: 10 ari, 12 argjendi, 14 bronzi.Totali: 36
8 – Franca: 10 ari, 12 argjendi, 11 bronzi. Totali: 33
9 – Gjermania: 10 ari, 11 argjendi, 16 bronzi. Totali: 37
10 – Italia: 10 ari, 10 argjendi, 20 bronzi. Totali: 40.

93 ishin skuadrat olimpike perfaqesuese qe moren te pakten nga nje medalje te renditura nga vendi i 11 – 93.

______________________
(C) Material i rezervuar
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here