REPORT
Dita e 10-te, 21 shkurt
Gara: Sllallom per meshkuj
Kushtet klimaterike: Diell!
Temperatura ne piken e startit : 5°C dhe ne finish 6°C
Kondicioni i pistes: Kompakte
Skiatoret pjesemarres: 162 nder te cilet edhe disa skiatore nga Shqiperia (Erjon Tola i 29-ti / Kevin Qerimi i 86-ti / Ezio Leonetti dhe Vasil Veriga nuk u kualifikuan)
Ora e fillimit te gares: 13;30
Gara e fundit e kampionatit!
Sebastian Foss-Solevaag zgjodhi kohën e duhur për të arritur kulmin. Norvegjezi fitoi medaljen e artë në garën e sotme të mbylljes me Sllallomin ne fitoren e dytë të karrierës se tij.
Fitorja e tij e parë e madhe vinte pikërisht një muaj më parë në sllallomin e Kupës së Botës në Flachau. Kjo fitore e dyte për Foss-Solevaag ishte fakti që ai mundi të ndajë podiumin me shokun e tij të skuadrës Henrik Kristoffersen, i cili përfundoi në vendin e tretë 0.46 sekonda prapa. Në mes të ketij “Sanduiçi” norvegjez ishte austriaku Adrian Pertl i renditur 0.21 sekonda prapa.
Përfundimi me argjendin i Pertl është një përrallë për austriakun, i cili faktikisht eshte anëtari më pak i njohur në një ekip të fortë austriak, me vetëm një podium në Kupën e Botës në karrierë. Por sot ai ishte ylli për austriakët, duke përfunduar rendjen e parë në avantazh dhe duke humbur për pak fare medaljen e artë. Kristoffersen ishte ndoshta fytyra më e njohur në podiumin e sotëm si ylli i sllallomit nga ato te sezoneve të kaluara.
Mbas dy javesh gara te nje niveli te larte konkurrimi , mbyllet keshtu Kampionati Boteror i Skive Alpine per edicionin 2021 ne Kortina.
10 kombe fituan medalje nderkohe qe Austria e mbyll ne kryesim tabelen e medaljeve me 5 ari, 1 te argjendte dhe 2 bronxit. Svicera u rendit e dyta me 3 ari, 1 argjendi dhe 5 bronxi. Me pas u renditen Gjermania e Franca.
Ishte gjithashtu një Kampionat Botëror i mbushur me shumë atlete medalistë. Mikaela Shiffrin kryesoi të gjitha atletët me katër medalje totale, por lista e medalistëve të shumtë vazhdon përtej amerikanes. Në anën e meshkujve, fituan medalje : Mathieu Faivre (2 ari), Vincent Kriechmayr (2 ari), Marco Schwarz (1 ari, 1 bronxi), Alexis Pinturault (1 argjendi , 1 bronxi), Loic Meillard (2 bronxi).
Nga ana e femrave ka qene po aq mbresëlënëse: Mikaela Shiffrin (1 ari, 1 argjendi, 2 bronxi), Lara Gut-Behrami (2 ari, 1 bronxi), Katharina Liensberger (2 ari, 1 bronxi), Corinne Suter (1 ari, 1 argjendi), Petra Vlhova ( vetem 2 argjendi).
Ishte nje kampionat qe u dha shansin të vendosen në skenën më të madhe të Skive Alpine, skiatoreve te tille si Sebastian Foss-Solevaag, Katharina Lienberger, Marco Schwarz dhe Mathieu Faivre fitues të medaljeve të arta të papritura. Ishte me të vërtetë gjithashtu nje edicion ku asnjë nga kampionet e botes te vitit 2019 nuk mbrojten dot titullin e tyre në Kortina.
Nga ana tjeter një pamje krejtësisht e ndryshme nga Are 2019, ku vetëm katër atletë arritën të fitojnë më shumë se një medalje.
Komiteti Organizativ Lokal i Kortines vazhdoi me masat më sfiduese për çdo Kampionat Botëror të FIS me ndryshime javore në rregullat dhe rregulloret persa i perket Covid-19.
Keshtu Kortina italiane përshëndeti çdo sfidë me optimizëm dhe akoma me tutje e mirepriti kete kampionat boteror jashtëzakonisht të paharrueshem. Edhe nëna Natyrë nuk mund ta zbuste shpirtin me shume te Kortinas pasi 13 garat e plota ishin në gjendje të viheshin në skenë per t`u zhvilluar, pavarësisht kushteve shumë të vështira të motit me shumë borë në javën e parë dhe shumë diell në javën e dytë. Kampionati Botëror i Skive Alpine, FIS 2023 do të mbahet në Courchevel-Meribel (France).
___________
#VizionSportivOraKampioneve
Pjerin B.