Internazionale feston titullin e 19-te ne “Meazza” ne mes tifozerise se saj.
Serie “A” mbyllet me emocione ne ndeshjet kualifikuese per “Champions League”. Duel ne mes kater skuadrash per tre vende.
Surpriza: ne fund Napoli e cila mendohej te ishte favoritja “vete eliminohet”,
ngelet jashte pas barazimit me Veronen ne stadiumin “ D.A Maradona”, 1-1.
Perkundrazi Juventus qe ishte me nje kembe jashte perfiton,
arrin kualifikimin pa e merituar ate packa fitores se thelle ne Bolonja!
Nderkohe Roma me barazimin e arritur ne min. 85` (Mikhtaryan) arrin “Conference League” , trofeu i sapolindur (trofeu i trete e barazvlefshme me Kupen e Kupave dikur).
Inter – Udinese 5-1
E hap Young ne 8` e mandej e vazhdojne Eriksen 44`, Lautaro 55`, Perisic 64` e Lukaku 71`. Pereyra shenon golin per Udinesen.
Fillon festa e shumepritur.
Java e fundit e Serise “A” dhuron Champions Milan, Atalanta dhe Juventus, qe e mbyllin sezonin respektivisht ne vendet 2-te, 3-te dhe 4-te. Mbetet jashte Napoli, i bllokuar ne fushen e vet nga Verona 1-1.
Ne vend te 6-shte Lazie qe do te luaje (se bashku me Napolin) ne “Europa League”.
Roma perfundon e 7-shta, para Sasuolos fale diferences se golave te shenuar dhe atyre te pesuar dhe merr pjese ne trofeun e ri te Europes “Conference League”.
Benevento, Crotone e Parma largohen nga Serie “A” dhe do te marrin pjese ne sezonin e kaluar ne kampionatin e Serise “B”.
_______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve 23 maj 2021