FIFA WORLD CUP – QUALIFYINGS 2022
Dje u ngrit sipari i ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës në Katar 2022. Kombëtarja, ashtu siç pritej, filloi me këmbë të mbarë ndeshjet në grup pasi fitoi në Andora 0-1. Në dukje, është një kundërshtar i lehtë në letër por, fusha me bar plastik dhe loja e ashpër e kundërshtarëve, bëjnë të vuajë çdo ekip. Të mos harrojmë se ndeshja e fundit kundër tyre, në ”Elbasan Arena”, pati përfunduar 2-2!
Ermir Lenjani, një Lenjan si në kohët e bukura të Euro2016, më i miri në fushë dje, pas një pasi krejt fantastik nga thellësia të Keidi Bares, majtas diagonal në zonë, ”shkarkon” të majtën e tij duke përplasur topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Gomez dhe shënuar golin e fitores. Nuk ishte një Shqipëri e mrekullueshme në fushë por, rëndësi kanë tri pikët e mara. Shpresojmë që ndeshjen e radhës me Anglinë, si lojtarët por edhe traineri Edi Reja, të na dhurojnë diçka më të bukur!
Pozitive është se Kombëtarja ishte tërë kohën në zotërim të topit dhe duke kërkuar me ngulm golin. Gjithashtu mbrojtja me Gjimshitin Kumbullën dhe Ismajlin është një mbrojtje e bukur (në sistemin 3-5-2). Bare është ”diamanti” i ekipit. Shpresojmë që Broja të jetë zlli në vijim pas Bares dhe Bajrami, të jetë me të vërtetë një surprizë e bukur në fushë!
Çfarë nuk na entusiazmoi?! Përse u morën pesë kartonë të verdhë dje?! Përse Uzuni i cili është në top formë kohët e fundit, të mos jetë në 11she? Çfarë duhet të bëjë më shumë? Përse ekipi i ynë vuan kaq shumë për të arritur tek goli? Gjithsesi, siç përmendëm, mjafton që e nisëm me këmbë të mbarë! Kemi një ekip ose, më saktë, kemi mjaftueshmërisht lojtarë për dy ekipe Kombëtare. Tani, është thjesht çështje traineri për suksese ose dështime të radhës…
Në ndeshjet e tjera të grupit tonë, Hungaria dhe Polonia, pas një beteje të ashpër, ndanë një barazim me shumë gola midis tyre, 3-3. Anglia mundi San Marinon 5-0.
Rezultatet ne grupet e tjera:
E merkure: 24 mars 2021 “Opening day”
GR A
Portogali-Azerbaixhan 1-0 | Serbi-Irlande 3-2
GR D
Finlande – Bosnje-Herce. 2-2 | Franca-Ukrahina 1-1
GR E
Belgjike – Uells 3-1 | Estonia – Repub. Ceke 2-6
GR G
Turqi – Holande 4-2 | Gjibraltari – Norvegji 0-3 | Letonia – Mali i zi 1-2
GR H
Qipro – Slovaki 0-0 | Malta – Rusia 1-3 | Slloveni – Kroacia 1-0
E enjte: 25 mars 2021
GR B
Spanje – Greqi 1-1 | Suedi – Gjeorgji 1-0
GR C
Bullgari – Zvicerr 1-3 | Itali – Irlande e veriut 2-0
GR F
Israel – Danimarke 0-2 | Moldavi – Ishujt Faroe 1-1 | Skoci – Austri 2-2
GR J
Gjermani – Islande 3-0 | Litenshtein – Armeni 0-1 | Rumani – Maqe. V. 3-2
______________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve 24-26 mars 2021