Melpomeni Çobani (1928-2016), veterane e aktrimit shqiptar!

0
1672

Melpomeni Cobani (1928-2016)
Aktore e brezit nismetar te teatrit dhe Estrades se Shtetit. U aktivizua njekohesisht edhe ne disa filma te Kinostudios.
Artiste e Popullit & Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të I-rë.

Lindi me 6 Qershor të vitit 1928 në Tiranë me emrin Melpomeni Mihal Cubonja ne rrugen “Kavaja”. Mori pjese ne levizjen e rezistences gjate luftes se II-te boterore, arsyeja e nderrimit te mbiemrit ne “Cobani”

Qe ne fillim aty nga viti 1943, merr pjese në festivalet amatore të punëtorëve në stabilimentin “Mihal Duri” ku punonte në shtypshkronjë.

Ne vitin 1945 aktivizohet me grupin teatral te qytetit te Tiranes nga ku bie ne sy te artistit te popullit, Pandi Stillu i cili e fton të punojë si aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Kështu në vitin 1947 fillon si probiste në këtë teatër kurse një vit më vonë do të bëhet aktore e tij.

Roli i saj i parë do të jetë në dramën “Liza dhe Sula”. Në këtë periudhë shkëputet nga teatri për tu marrë me aktivitete sportive. Kështu si sportiste e klubit më të famshëm sportiv në Shqipëri, “Partizani” Melpomeni do të vendoste disa rekorde në atletikë,dhe do të behet kampione e vendit me kete skuader në volejboll dhe në ping-pong. Në vitin 1955 i kthehet përfundimisht aktrimit por kësaj radhe në Estradën e Tiranës.

Estradë kjo për të cilën Melpomeni Çobani kishte qenë një nga bashkë themeluesit e saj në vitin 1952. Veprimtaria artistike do të vazhdonte më tej me ngritjen e Teatrit të Kukullave dhe pjesëmarrjen në transmisionin e humorit të Radio Tiranës “Ora Gazmore”. Të shumta kanë qenë rolet e saj në Teatër si në drama ashtu edhe në komedi . Këtu mund të përmendim Nena ne komedine “Motorri” te K. Jakoves; Hajria ne “Prefekti” ; “Fejesa”, “Halili dhe Hajria”,“Prefekti”,” Rrënjët e thella”, “Vajza nga fshati” ; Revizori” etj Ne te gjitha rolet e saj te interpretuara gjate kesaj periudhe mund te vecohet ai ne “Kopshti i jargavaneve”. Roli i fundit ne Teatrin Kombetar ka qene ai ne “ Kopjen e pare”.

Gjatë karrierës së saj 40-të vjeçare në Estradë ka interpretuar në mëse 1500 role nga me te ndryshmet ne zhanre te shkurta te humorit dhe satires, me nje loje interpretative te clire dhe spontane , plot nur komik ndihet ne rolet e saja ngjyrimet karakterizuese ndaj tipave shqiptare. Ajo ka interpretuar me sukses figurat e grave llafazane, zonja, por ato mendjemadhe e te paafta sic mund te kujtojme monologun Nikoqirja ”Me mire syri se sa nami”, apo ato role te nenave e grave krenare, disa naive dhe te pashkolluara por gjithnje te dashura dhe te sicerta e shpesh te nenshturara nga diktati i burrave.

Melpomeni Cobani – Skender Sallaku dhe Myftar Armiri

Ketu mund te permendim monologjet “Nene Sania”; “Zgjimi”; “Brigadjerja”; si dhe skecet ”Pastruesja e zyrave”; “Ne stalla” etj . Ishte nje nder aktoret komike qe interpretonte me mjeshteri monologun me tema te larmishme ne te cilat ka krijuar nje galeri personazhesh te pafund. Te tilla ishin shfaqjet “ Transferimi”; “Kolltuku magjik”; “Ne kerkim te ngjarjeve”; “Lulet e jetes” nje variant humoristik i “Otellos” ; “Fejesa” etj.

Në kinematografi ajo ka një rol episodik në filmin e parë shqipëtaro-sovjetik “Skënderbeu” dhe më vonë në filmin e parë tërësisht shqipëtar “Tana” . Në rolet e tjerë mund të përmendim ato në filmat “Kapedani”, “Estrada në ekran”, “Tela për violinë”, “Radiostacioni etj.

Për meritat e saj artistike është vlerësuar me shumë Çmime e Tituj, ku nëpërmjet të tjerëve mund të përmendim në vitin 1961 dekorohet me titullin “ Artiste e Merituar” ndërsa në vitin 1976 Melpomeni Çobani do të vlerësohej me me titullin më të lartë “Artiste e Popullit”. Ka marre medaljen e “Trimerise” dhe Medaljen e “Kujtimit”
Nderron jete me 26 tetor 2016 ne moshen 88 vjecare.

KINEMATOGRAFI
1958 — Tana…..Gruaja e kryetarit te Kooperatives
1968 — Estrada në ekran…
1970 — I teti në bronz…….bashkëshortja e Bamkë Qylollarit
1972 – Kapedani…Faturinua
1973 — Operacioni “Zjarri”….
1974 — Qyteti më i ri në botë..
1977 – Cirku ne fshat….Fatorino
1979 — Radiostacioni…
1979 — Ballë për ballë…..Bedrija, pastruesja
1983 — Fraktura…..Lulishtare
1987 — Tela për violinë……Halla
1987 — Një vit i gjatë
1988 — Stola në park.

Pjese te tjera monologje, skece, komedi dhe teater:
“Fejesa”; “Kolltuku magjik” ; “Kopshti i jargavanëve” ; “Liza dhe Sula”
“Napoloni dhe Amalia”; “Ngatërrestarja”.
24/03/1949 — “Rrënjët e thella” e Xh.Gou. dhe A.Jusso
11/11/1950 — “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës
04/03/1952 — “Revisori” e Gogolit
30/04/1954 — “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës
06/04/1969 — “Prefekti” e Besim Lëvonjës (Artiste e Merituar)

Profili ne Facebook: https://www.facebook.com/media/set/?vanity=ksh.faqjazyrtare&set=a.718887411504463

U publikua per here te pare ne Facebook ne dhjetor 2013 dhe u rishikua disa here ne vitet vijues.

____________________
Referenca: Lajme te ndryshme nga portale shqiptare online.
“Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 73.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here