Merita Smaja, artiste shkodrane me origjinë nga e tërë Shqipëria!

0
1383

Merita Smaja
Aktore e Teatrit “Migjeni” Shkoder!

Eshte nje thenie e saje qe ne si faqe na pelqen ta citojme:
“Njeriu adhuron vetëm një fuqi që është mbi të, të tjerët janë njerëz që i do dhe i vlerëson për punën dhe aftësitë që kanë”
Ne kinematografine shqiptare u aktivizua kryesisht mbas viteve 90-te. Jeta e saj eshte e lidhur me shume qytete te Shqiperise, tamam si ajo kenga “jam nga e gjithe Shqiperia”. 

Lindi ne Berat me 13 maj 1958, nga lidhja martesore e nje nene beratase dhe babai korcar. Duke qene se babai i saj ishte ushtarak familja transferohet ne Burrel, ku kryen shkollen fillore, nderkohe 8-vjecaren (nga klasa e 4-te) dhe gjimnazin e perfundon ne Peshkopi. Do te jete pikerisht ky qyteti ku do i shfaqet deshira per t`u bere aktore. Udheton drejt Tiranes per te realizuar enderren e saj. Konkurron dhe fiton. Keshtu studion ne Akademine e Arteve dhe diplomohet si aktore.

Qe studente ne vitin e dyte, interpreton ne teater disa role : Nënën Karar, tek drama e Brehtit “Pushkët e nënës Karar”, sërish nga Breht nenes ne “Nëna Kurajë dhe bijtë e saj”, Zyraken te “Këneta “…Izabelën tek Kryevepra e Noel Kauardit, role që i dhane asaj mundësinë të dal në jetë e përgatitur.

Mbas diplomimit dergohet ne qytetin e Peshkopise dhe ne mungese te teatrit ne kete qytetet mbron diplomen e saj me trupen e estrades se Peshkopise.

Cifti i aktoreve Smaja, ne jete dhe ne art!

Por me ardhjen ne Shkoder, jeta dhe karriera artistike ne teatrin “Migjeni” e ka bere ate te deshmoje me plot krenari si ndihet tashme nje artiste shkodrane! Nuk ka se si te jete ndryshe mbas nje kohe tejet te gjate ne qytetin e Shkodres e me nje karriere ne mbi 35 vite pune. Ajo ka ditur te percjelle e te marre reciprokisht me kete qytet hare dhe optimizem.
Profili i saj eshte multidimensional qe do te thote se fare mire di te aktroje shkelqyeshem ne drame, komedi apo te marre persiper detyren e drejtueses te spektakleve artistike te ndryshme, konferenciere, fale nje dhuntie te timbrit te zerit.
Ne Teatrin “Migjeni” roli i parë i saj do jete në dramën e Mastafa Tukajt, “Rrënjët e dashurisë”, ku interpreton rolin e një bibliotekareje të dashuruar me një djalosh, që ishte pikërisht aktori, regjisori dhe muzikanti i mirenjohur tashme i ndjeri Fatbardh Smaja, bashkeshorti i saj.


Ne skenen e Teatrit “Migjeni” ajo pati fatin dhe privilegjin te punoje me aktore te tille te kohes por edhe me te miret e historise se teatrit shqiptar: Serafin Fanko, Tinka Kurti, Bep Shiroka, Lec Bushati, Violeta Sekuj, Elez Kadria…te mesoje nga ajo gjenerate e arte dhe te arrije pjekurine si aktore.

Per Merita Smajen ashtu si edhe per cdo aktore tjeter , rolet jane si femijet e nje nene, dhe veshtire t`i ndash nga njeri tjetri. Nga keto interpretime megjithate mund te permendim Martirion te “Shtëpia e Bernarda Albës” (1986) e Lorkës, Heroina e grave te “Vizita e fundit” e Albri Brahushës, ku mori dhe çmimin si aktorja më e mirë femër në Festivalin e Teatrove në Preshevë. Nanë Tereza, një rol shume i rendesishem aq sa edhe i dashur per vete ate. Me pas ka rolin e Nenes tek “Gjashtë personazhe në kërkim të autorit” dhe më i veçanti nga rolet Ani, një transvestit, te drama “Dinner Party”.

Teater te tjere: “Te gjithe te qeshur” – 1984….Fatjona / “C`murosja” – 1994…..pjestare e korit / “Klithma ne debore” – 2007 . Enderron dhe mbetet deshira e saj qe nje dite te ishte Ledi Makbeth.

Foto nga drama “Klithma ne bore” – 2007

Gjate viteve `80-90 por edhe me pas ne vitet 2000 mori pjese ne disa telenovela e komedi si : “Sa afer paske qene”, “Pak fresk sonte”; “Surpriza”, “Vellai nga babai”, “Kur kendon gjeli” etj.

 
 

Ne kinematografi emrin e saj e gjejme ne televizivin me dy seri “Flaka e maleve” ne rolin e nje malesoreje te zones.
Ndersa pas viteve 90-te ajo do te jete me aktive ne disa filma shqiptar si : “Women without wings” (2002); “Letra ne ere” (2003) “8 filma te shkurter” (2011) etj.

Ne vitin 2019 u perfshi ne stafin e serialit te bukur “Familja Kuqezi” ne rolin e nenes.

Aktualisht jeton ne Shkoder dhe punon ne Teatrin “Migjeni” te ketij qyteti.

Merita Smaja se bashku me aktoren e shquar Roza Anagnosti

(C) Material i rezervuar | Ekskluziviteti mban daten : 24 shkurt 2022
___________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: Seleksionim i lajmeve on line nga gazeta te ndryshme shqiptare dhe shenime personale te administratoreve. Fotot me logo jane gjithashtu kontribut i administratoreve te kesaj faqe: Erald.B & Pjerin. B

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here