Meropi Xhoja (1926 – 2009) | Përkujtimore!

0
2204

Meropi Xhoja (1926 – 2009)
Aktore e teatrit “Aleksander Moisiu”, Durres si dhe u aktivizua ne disa filma shqiptar. Mban titullin “Artiste e merituar”

Vajze e vetme e Nikolla dhe Katerina Zagorilles nga Durrësi.
Lindi ne Durres me 20 prill. Babai e la te vetme qe 6 muajshe, dhe u rrit nën kujdesin e nënës dhe vëllezërve, veçanërisht të Sotiraqit, që ishte ndër fotografët më të dëgjuar. Ka qene pikerisht ai qe e futi ne rrugen e artit.
Mbaroi shkollen e mesme ne qytetin e lindjes. U aktivizua heret ne Levizjen Amatore Teatrore te qytetit duke hipur ne skene qysh me 1937 dhe duke vijuar me pas prane grupit qendror te Shtepise dhe Kultures Durres.

Ne skene ka dale perpara se te njihet me te paharruarin Nikolin Xhoja, duke interpretuar me te vellane e saj, që shpesh shërbente edhe si sufler.
Rolin e parë e ka luajtur kur ishte 18 vjeç, interpretoi rolin e nënës, si amatore, dhe më pas nuk do ti ndahet skenes.

E perkrahur shume edhe nga regjisori Ismail Cela, i cili e aktivizonte pothuajse ne te gjitha shfaqjet. Ai vlerësonte talentin e Meropit por, duhet thënë se ndihej nevoja edhe për vajza në skenë që ishin te pakta.
Meropi dhe Nikolin Xhoja kane qene fqinje dhe njohja e tyre eshte nje histori dashurie qe lidhet me nje leter. Në vitin 1944, Nikolini ndodhej në brigadën e tretë në ndihmë të Kosovës. Në letrat që i shkruante nënës së tij, Parashqevisë, (ajo duke qene italiane, nuk dinte të lexonte dhe kërkonte ndihmë nga Meropi). Kur Meropi i shkruante përgjigjen e saj, shtonte nga vehtja një frazë: ”Të përshëndes nga larg. Meropi”. Kur ai u kthye nga lufta, pas disa ditësh, ndalohen ne rruge, pikerisht kur Meropi po shkonte te interpretonte ne Teater.
-Ku po shkon – e pyeti ai. Mund të vij edhe unë me ty.
-Po nuk pate punë,eja- i pergjigjet Meropi ….. Ai ishte djalë simpatik dhe shumë i sjellshëm. Menjehere aty per aty, ata qe te dy luajne nje rol bashke, pasi edhe i madhi Xhoja kishte luajtur në teatrin partizan.
Pas 6 muajsh njohje, u fejuan dhe u martuam. Bashkëshortë idealë, prindër të shkëlqyer dhe partnerë të mrekullueshëm në skenë.

Eshte nder aktoret themeluese te teatrit “A. Moisiu” te Durresit, me 1953, dhe me pas kaloi ne estraden profesioniste me krijimin e saj, me 1960. Kishte dhunti burimore si aktore komike, aftesi pershtatjeje, fuqi improvizuese, vertetesi dhe organicitet.
Ka luajtur ne mjaft premier ate teatrit, por u vleresua me cmim ne komedine Martesa et Gogolit me rolin e Agafines, net e cilen dha gruan e shkathet, provokuese e te paskrupullt, shakatore e pertallese.

Roli i saj me i bukur si aktore teatri ishte Hajrai ne komedine Prefekti te Besim Levonjes*, ku si partner kishte te shoqin, Nikolinin, ne rolin e Qazim Mulletit, duke realizuar nje dyshe harmonike dhe tejet komunikuese.
Meropi Xhoja ka luajtur nje mori rolesh ne Estraden e Durresit, por u dallua posacerisht ne ravijezimet shpotitese qe u beri grave fshatare, te pagdhendura apo llafazane etj.

Karakterizohej nga nje loje dinamike, me temperament dhe theksime here-here ekstravagante, vecse perputhur nje te vetendjeri organik, qe e bente lojen e saj te natyrshme dhe terheqese.

Ne kinematografi mund te permendim filmat: I teti ne bronx – 1970; Kapedani – 1972; Udhetim ne pranvere – 1975; Tinguj lufte – 1976 etj.
Pas vitit 1991 u vendos ne Itali, ne vendorigjinen e te shoqit. Mban titullin “Artiste e merituar”. Nderroi jete ne vitin 2009.


______________________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Artikuj nga gazeta shqiptare On line | Gazeta Shekulli . Interviste me Meropi Xhoja ne maj 2013 si dhe libri “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 548

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here