“Meteorë” të skenës | Monika Lubonja!

0
2625

Monika Lubonja
Aktore e teatrit dhe kinemase shqiptare.

Karriera e saj artistike i ngjason tamam rruges se nje meteori, packa aftesive te saja interpretative ajo nuk pati fatin te interpretoje ne shume role
Eshte nje aktore qe i perket atij brezi nga i cili pritej te marre stafeten e te percjell akoma me lart vepren dhe kontributin e gjenerates se arte te skenes shqiptare, para v. 90-te.

Lindi me 13 prill 1968 ne Tirane. Ne vitin 1992 mbaron studimet ne Akademine e Arteve per aktore . Dy vjet me pas emerohet aktore ne Teatrin Kombetar, ku punon akoma sot. Ajo ka realizuar me sukses disa role ne teater. Karriera e saj ne teater nis me dramen “Vdekja e Dantonit” ne rolin e nje prostitute.

Me vone interpreton rolin e nje nuseje ne “Quo Vadis” . Per Moniken mund te permenden edhe rolet te tjera si vajza tek “Inspektori”; sherbetorja ne komedine “Pleshti ne vesh”, “Magjia e veres se kuqe” dhe disa role te tjera ne shfaqje teatrale gjate viteve 2000.

Kinematografine e fillon ne filmin e metrazhit te shkurter “Pas fasades” (1992), nje vit me vone luan ne komedine televizive “Dashi pa brire” (1993) te Arjan Culicit;

Pastaj do te vijoj ne disa role te tjera. Ne vitin 1995 ajo do te luaje ne dy filma artistike: “Perdhunuesit” dhe “Plumbi prej plasteline”;
Pas tre vjeteve Monika i kthehet perseri filmave. Ne vitin 1998 interpreton ne “Dasma e Sakos” dhe ne 2001 ne “Tirana viti zero”.
Me pas luan edhe ne dy filma seriale, “Tingulli i heshtjes” (2010) dhe “Ne kerkim te kujt” (2011). Ne vitin 2021 u aktivizua ne nje tjeter serial ate te quajtur H.O.T!

Ripublikim i vitit 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues

_______________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Leave a Reply