“Meteorë” të skenës | Në kujtim të aktores Elida Cangonji (1953-2016)!

0
2154

Elida Cangonji 
(31 tetor 1953 – 28 nentor 2016)
Aktore dhe psikologe.

Lindi me 31 tetor 1953 ne Tirane.
Krejt rastesisht ajo nis karrieren si aktore, ndonese te vogel me disa filma artistike por me aq pak interpretime duhet thene se beri role te arrira. Kur i thanë se mund të luante në film, madje i propozuan rolin kryesor, ajo u step disi, refuzoi, por gjithsesi e shtyrë nga kurioziteti i brendshëm dhe natyrisht nga një motiv disi aventuresk… pranoi. Megjithëse në auditorët e fakultetit të mjekësisë, vendi i saj, qëndronte bosh sa herë ajo duhej të paraqitej për të bërë dublat e radhës në shesh xhirimi . Zana e Dedës, Vera e Shpëtimit, Zara e Mato Grudës, apo dhe Mesuesja e Kananit, ishte po ajo, aktorja e re që ishte përzgjedhur nga regjisorët si imazhi ndryshe i filmit.

Bie ne sy te regjisoreve teksa merrte autobusin për të vajtur në fakultetin e mjekësisë në të njëjtin vend ku e merrnin dhe shumë nga ata që punonin në Kinostudio.
Kështu që pasi bën kinoprovat i bashkohet grupit te xhirimit në Tropojë ne xhirimin e filmit “Rrugë të Bardha”, ne rolin e mirenjohur te Zanes , qe eshte dhe filmi i pare i saj ne vitin 1974.

1 - Foto galeri e aktores 
 
  
  
  
 

Per ta realizuar sa me mire kete rol asaj i duhej qe pas orës 10 të natës, te shkonte në central për të mësuar manovrat teknike. Gjithsesi , ne te njejtin vit ajo luan edhe ne tre filma te tjere. Regjizori Gezim Erebara e kerkon ne filmin “Ne fillim te veres” , dhe me pas ne filmat “Shperthimi” dhe “Shtigje lufte” . Ne vitin 1977 rregjizori i mirenjohur Viktor Gjika i ofron rolin e Zares ne “Njeriu me top”.

Atëherë energjia e saj ishte me shumicë, arrinte të bënte dhe shkollën edhe aktrimin, pa më të voglin hezitim. Elida vazhdonte studimet ne ate kohe në një fakultet të vështirë si mjekësia.

2 - Foto galeri e aktores
 
  
  
  
  

 

Elida Cangoj ka punuar me regjizore te mirenjohur te filmit shqiptar si: Viktor Gika, Gëzim Erebara, Pirro Milkani, Muharrem Fejzo duke patur si partnere aktore te medhenj si Rikard Ljarjen, Timo Fllokon, Astrit Cermën, për të shtuar pastaj dhe të mrekullueshmin Robert Ndrenika, Tinka Kurti, të ndjerët Minella Borova, Drita Pelingu etj. Elida Cangonji, sebashku me bashkeshortin e saj danez, kane rezidencen në jug te Francës.

3 - Foto galeri e aktores 
 
  
  
  

Mbasi ka punuar si mjeke e përgjithshme, pastaj si pediatre ka ushtruar edhe zanatin e psikologes per femijet. Ndahet nga jeta mbas nje semundje te rende me 28 nentor 2016 ne France ku jetonte prej kohesh.

Filmat :
Rrugë të bardha - (1974)....Zana;
Në fillim të verës - (1975).....Vera;
Shpërthimi - (1974).....traktoriste;
Shtigje lufte - (1974).....partizane;
Njeriu me top - (1977).....gruaja e Matos;
Në kufi të dy legjendave - (1981)......traktoriste

Versioni ne anglisht
ELIDA CANGONJI (October 31, 1953 – November 28, 2016)
Actress and psychologist
Born on October 31, 1953 in Tirana. Coincidentally, she started her career as an actress, although small with some feature films, but with so few interpretations, it must be said that she did accomplished roles. When they told her that she could play in the film, they even offered her the lead role, she stepped up a bit, refused, but still driven by inner curiosity and of course by a somewhat adventurous motive … she accepted.

Deda’s Zana, Shpetimi`s Vera, Mato Gruda’s Zana again, or Kanan`s Teacher, she was the same, the young actress who was selected by the directors as the different image of the film. The assistant director at the time, Sajmir Kumbaro, stood out as she took the bus to go to the medical faculty in the same place with and many of those who worked at Kinostudio.. So, after her audition for the film, she joined the crew in Tropoja in the shooting of the film “White Roads” (Rruge te bardha), in the well-known role of Zana, which is her first film in 1974.

Elida Cangoj has worked with well-known directors of Albanian film such as: Viktor Gika, Gëzim Erebara, Muharrem Fejzo, having as partners great actors such as Rikard Ljarja, Timo Flloko, Astrit Cerma, Minella Borova to add later on the wonderful actor such Robert Ndrenika , and actresses Tinka Kurti, Drita Pelingu etc. Elida Cangonji, together with her Danish husband, had their residence in the south of France. After working as a general doctor, then as a pediatrician she also practiced the profession of child psychologist. She passed away after a serious illness on November 28, 2016 in France where he lived for a long time.

Filmography : White Streets (Rruge te bardha)- (1974) …. Zana; Early Summer (Ne fillim te veres) – (1975) ….. Vera; The Explosion (Shperthimi) – (1974); Paths of War (Shtigje lufte) – (1974); The Man with the Cannon (Njeriu me top) – (1977); On the border of two legends (Ne kufi te fy legjendave- (1981).

© Material i rezervuar. Ndalohet kopjimi i tekstit.
Publikuar qe me pare ne faqen Facebook “Kinematografia Shqiptare” qe ne tetor 2016. Cdo tekst identik me kete si me siper qe do te shfaqet on line mbas kesaj date nga cdo profil tjeter , konsiderohet shkelje e te drejtave te autorit.

_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Interviste e vete aktores ne emisionin “Kinostudio” 2015

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here