Meteorë të skenës | Profil i aktores Rozeta Ferri – Skendaj!

0
1150

Rozeta Ferri lindi ne Vlore më 29 mars 1961.
Dashuria e pare per artin i vjen krejt natyrshem, si te gjithe ato femijet kur demonstrojne para pasqyres me ndonje kenge apo vjershe, keshtu ka qene edhe Rozeta Ferri e cila ishte pjesemarrese ne aktivitetet e shumta artistike te kohes per femije qe i takonin teatrit apo kenges, koncerte dhe kendit te vjershave, gjithnje per femije. Kesisoj qe qe ne kete moshe por edhe gjate periudhes se gjimnazit merr pjese ne festivalin e teatrove te shkollave.

Mbasi mbaron gjimnazin konkurron dhe fillon studimet ne Insitutin e larte te arteve per aktore. Pas diplomimit, me vone behet pjese si aktore e trupes dhe stafit te teatrit “Aleksandër Moisiu”, te Durresit.

Pas viteve 90-te ajo eshte shprehur se Teatri e humbi shkelqimin, interesin dhe keshtu asaj i duhet te zgjedh nje rruge tjeter, duke filluar pune ne qendren nderkombetare te kultures, jo larg me profesionin e saj . Nje zgjidhje qe nuk ishte e lehte por sipas saj duhej marre. Me sakte pas vitit 1994 fokusohet më shumë në menaxhimin e artit.
Në ekranin e filmit ka interpretuar disa role kryesisht të dyta si tek: “Dhe vjen një ditë” (1986), ne rolin e Vjollces apo dhe tek “Vitet e pritjes” (1990), ne rolin e Helenas.

Aktorja shume simpatike e viteve 80-te, akoma edhe sot ruan dashurine per profesionin e saj te aktrimit. Faktikisht ajo nuk ndihet se eshte shkeputur nga aktrimi mbasi ka qene pjesemarrese ne disa filma edhe gjate viteve 2000. Si tek filmi me rregjizorin e mirenjohur Dh. Anagnosti ne v. 2006 – “Gjoleka djali i Abazit”; Ne v. 2009 – “Gjaksit”; dhe po ne te njejtin vit, 2009 – “Muaji i mjaltit”. Drejtoresha e revistes “Akt” dhe bashkëshortja e aktorit te mirenjohur Xhevdet Ferri me të cilin ka luajtur se bashkunë dy tre filma.

_____________
Referenca: Gazeta te ndryshme shqiptare online. Publikuar me pare ne faqen Kinematografia Shqiptare ne facebook 2017 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here