Mihal Stefa (1902 – 1980)
Aktor i brezit nismetar i teatrit shqiptar me nje numer rolesh te konsiderueshem
edhe pse me pas shumica prej tyre ishin episodike ne filmin artistike.
Lindi në Korçë më 28 prill te vitit 1902. Dashuria per teatrin i lind qe ne vogli.
I pafat qe ne moshe te mitur mbetet jetim duke perballuar nje jete te veshtire ekonomikisht. Ka bere disa pune te ndryshme per te perballuar jetesen, keshtu si rrobaqepes, punetor ne fabriken e cigareve dhe shegert.
Megjithate në skenë arrin te dale për herë të parë në vitin 1922 në pjesën “Detyra e nënës” drame e Fotjon Postolit. Në 1929 vendoset në Tiranë dhe bashkohet me grupin e Mihal Popit në teatrin amator. Ne vitin 1932 kryen edhe nje kurs per aktor.
Në Teatrin Popullor vjen që në vitin 1945 duke qene njeri nga themeluesit e ketij teateri qe ne pranveren e pare. Do te interpretoj pikerisht ne shfaqjen deputuese ne “Topazi”, në rolin e Panikës. Me pas do te vazhdoje te interpretoje edhe role te tjera aq sa gjate karrieres se tij ne teater do t`i numerohen rreth 45 role te cilat flasin per nje aktor me mjeshteri artistike, nje brilant ne krijimin e karaktereve ashtu sic edhe do te njihet me vone si aktor i madh i roleve te vogla.
Gjithnje ne Teater mund te permendim disa nga rolet e arrira te tij:
Komandantin ne “Fundosja e skuadres”; Qatipi tek “Halili dhe Hajria” (1950);
Lluka Llukic tek “Revizori”(1952); Grinjovi tek “Karakteri moskovit” (1949);
Aleko tek “I cuditshmi” (1959) ; Jovan Myzeqari tek “Dasma e madhe”; Varrmihesi tek “Hamleti” ; “Otello” (1953); tek komedia “Grate gazmore te Uindsorit”(1959); tek “Prefekti” ( 1948) i Besim Levonjes ; “Toka e jone” (1954). Te vecantat e tij qene edhe te sjellurit krejt natyrshem ne aktrim, si dhe xhestet shprehese dhe zeri karakteristik .
Ne filmin artistik luan me mjeshtri figuren e prijesit Gjergj Araniti, nje personazh historik, nje burre i mencur, ne filmin “Skenderbeu” (1954); per te vazhduar me filmat e tjere si “Tana” ; “Debatik” etj Nderron jete ne Tirane me 16 korrik 1980.
Mban titullin “Artist i Merituar”
FILMAT:
Skenderbeu (1953) – Gjergj Araniti
Tana (1958)
Debatik (1961)
Detyrë e posaçme (1963)
Toka jonë (1964) …. Mullisi
Vitet e para (1965) …. Mësuesi
Komisari i dritës (1966) …. Shërbyesi i kishës
Përse bie kjo daulle (1969) ….Roja e kantierit
I teti në bronx (1970) ….Babai i Ibrahimit
Kur zbardhi një ditë (1971)….. Fshatari plak
Brazdat (1973)…..
Shtigje të luftës (1974)…..
Përballimi (1976)
Tingujt e luftës (1976) Roja i Shkolles.
_______________________
Publikuar per here te pare ne korrik 2013 e rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: Faqe gazetash shqiptare online, tekste te shkeputura per aktorin.
Librat: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 f. 429
60 vjet teatri Kombetar 1945-2005 / f. 35.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw